Serbia synon të faktorizohet dhe rehabilitohet me Shengenin Ballkanik

Opinione

Serbia synon të faktorizohet dhe rehabilitohet me Shengenin Ballkanik

Nga: Rexhep Torte Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:16
Rexhep Torte

Edi Rama në Shqipëri është bërë rezil, ndërsa në Ballkan shitet vezir

Serbia mund të kalojë lirshëm nëpër Kosovë dhe nëpër trojet shqiptare vetëm pasi të kërkojë falje publike për krimet e kryera në Kosovë.

Vetëm se pasi ta zbardhë fatin e të pagjeturve.

Vetëm pasi ti paguajë dëmet e luftës.

Vetëm pasi ta njeh Kosovën shtet sovran e të pavarur, dhe vetëm pasi të korrigjohet, demokratizohet dhe pasi ti ndërpres shantazhet dhe kërcënimet ndaj Kosovës.

Vetëm soji si Edi Rama merr guximin ta faktorizojë dhe rehabilitojë Serbinë gjenocidale dhe kriminale, serbët kriminelë dhe Aleksandër Vuqiçin bashkëpunëtor të kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe demagog e rrenacak i shekullit.

Shengeni Ballkanik i Edi Ramës është aventura e tij e rradhës në dëm të popullit shqiptar.

Vetëm soji si Edi Rama merr guximin të ulet e bisedojë me Serbinë gjakatare gjenocidale ndaj shqiptarëve, e cila vetëm në vitet 1998/1999 në Kosovë vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1441 fëmijë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave.

Dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare. Rrëmbeu 1663 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bëri shkrumb e hi Kosovën duke djegur qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve. Shkaktoi eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për në Shqipëri e Maqedoni.

Me realizimin e Shengenit Ballkanik të Edi Ramës, Serbia dhe serbët do të thonë sa naivë qenkan shqiptarët, i vramë, i masakruam, i dogjëm, dhunuam e i shkrumuam, dhe ja pa shprehur as edhe një fjalë falje publike na lejojnë të qarkullojmë lirshëm në tërë trojet shqiptare deri në detin Adriatik.

Ky Shengen Ballkanik është farsë politike e Aleksandër Vuçiqit dhe e Edi Ramës për ti larë krimet e mëkatet e bëra.

Me letra publike u jemi drejtuar Donald Trumpit, presidentit të SHBA-ve, Ambasadorëve të Quintit, Angela Merkelit dhe Emanuel Macronit, Vlladimir Putinit, Papa Françeskut, Zhozep Borellit, shefit të diplomacisë së BE-s, Ricard Grenellit, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Metthew Palmer, emisar i SHBA-ve, Aleksandër Vuçiqit etj.

Në këto letra kemi paraqitur edhe dy fragmente rrënqethëse të krimeve serbe ndaj shqiptarëve. Po ju dërgojmë vetëm një fragment  nga libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, i autores kosovare Luljeta Selimi, bazuar në rrëfimet autentike, që flet për dhunimet makabëre e barbare që i kryen ushtria, paramilitarët dhe policët serbë ndaj femrave shqiptare në Kosovë”:

 “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Në WEB faqen e gazetës kombëtare  “Bota Sot”  në rubrikën e lajmeve, më datë 26 shtator 2019, u botua teksti me titull “Libri i austriakut: Kur serbët vranë gjysëm milioni shqiptarë  në vitin 1912”, lidhur me romanin “Golgota shqiptare” e shkrimtarit Leon  Freundlih.

 

Leo Freundlih,hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota shqiptare”, paraqet  protestën  si  shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve  nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni  shqiptarë të pafajshëm.

 

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të  një populli evropian  para atij hebreik.

 

Siç shkruan  në libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës  që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve  nga serbët  në vitet 1912-1913.

Po paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishton shpirtin:

 “Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë,

plumbave  të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve  të altilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të

caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin  ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas

kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku  me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin  dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes  mblidhnin gjakun në kupa  dhe e hapnin gostinë me të”.

 

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve  Leo Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon:  “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan  nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin  se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

Këtyre personaliteteve që ua kemi adresuar letrat publike në fund u kemi shkruajtur, “vënieni dorën në zemër dhe mendoni po tu kishte ndodhur një gjë e tille Juve personalisht, apo familjes tuaj, faresisit tuaj, apo popullit Tuaj, çfarë  qëndrimi do të merrnit ndaj Serbisë.”

Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi nuk u nevojitet lider dhe kryeministër si Edi Rama, i cili e ka bërë Shqipërinë fabrikë të drogës, i ka kapur tërë institucionet e shtetit dhe parlamentin nëpërmjet oligarkëve të tij, nëpërmjet korrupsionit, duke e shëndruar Shqipërinë si burg me sundim të tiranisë.

Serbia duhet të demaskohet për krimet e kryera ndaj shqiptarëve e jo të lazdrohet e përkedhelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat