Fenomeni Kurti dhe injoranca e atyre që nuk kishin dhe nuk kanë ide!

Opinione

Fenomeni Kurti dhe injoranca e atyre që nuk kishin dhe nuk kanë ide!

Alisetar Ramadani Nga Alisetar Ramadani Më 22 nëntor 2019 Në ora: 16:33
Albin Kurti

Në këtë ditë të bukur feste të alfabetit tonë të bukur uroj shqiptarët kudo që jetojnë të ndjehen krenar, të mburren, të ndihen me dinjitet që kemi këtë alfabet kaq të pasur, pra ta ruajmë përjetë këtë pasuri kombëtare!

Mbase mbrëmë mjaft desha të përcjell debatin në top channel të emisionit OPEN me Eni Vasilin, ku mes gazetarëve ishin edhe z.Andi Bushati, z.Alban Dudushi si dhe z.Henri Çili përball kryeministrit të ri të Kosovës z.Albin Kurti, mu deshtë sot ta përcjell këtë debat në youtube!

Ne në historinë tonë kombëtare, për aq sa kam njohur unë, pa dyshim se kemi pasur figura të ndritura të kombit, të dijshëm dhe mjaft ambicioz për të ndërtuar komb dhe shtet, por fati i shumicës prej tyre ka qenë ose tragjik ose jetëshkurtër! Nuk po nisem nga historia më vjetër, por nga ajo që e njoh unë vetë mund të përmendi disa si në Maqedoni për shembull Nevzat Halili, dhe sot dissa që meritojnë të jenë udhëheqës të shqiptarëve atje por që nuk janë të kyçur në asnjë subjekt politik, por që duhet të kyçen nëse duam vërtetë ndryshimet radikale, në Kosovë Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti, dhe sot Albin Kurti, ndërsa në Shqipëri nga historia më e re mund të përmend vetëm Mesila Dodën, nuk shoh ndonjë figurë kombëtare serioze tjetër!

Dhe ky debat, si gjithmonë nga debatet tona i mbushur plot mllef dhe paragjykime, ndoshta edhe nuk kanë faj se ndryshe as që janë mësuar të dëgjojnë! Kemi 4 gazetarë përball një kryeministri i cili edhe me punë edhe me ide ka thyer akuj dhe ka depërtuar andej nga ia ka mësy! Gazetarët, me metodat e vjetra që janë mësuar, ju duket Albini si një ëndërr, nuk ju duket i vërtetë edhe pse në shumë raste ju thotë "unë nuk jam ai, unë jam unë, ka dallim", megjithatë nuk e kuptonin gazetarët, skanë faj, është vështirë të kuptohet një gjeni, ngase ju duket budalla, pra janë mësuar me përralla me mbret, ngase të gjithë paskan thënë para se të marrin pushtetin do të bëjnë ndryshe, por të gjithë janë zhytur në korrupsion kur e kanë marrë pushtetin, donin të marrin përgjigje të sigurt a e ka përnime Albini apo tallet?! Kurse më tepër tallës dhe qesharak dukeshin ata vetë me vetveten këso pyetje déjà vue! Andi Bushati edhe pse pak më i rezervuar, sërish dyshon në suksesin e Albinit si kryeministër sepse "ambienti është i tillë, për dështim"! Ndërsa dy tjerët Alban Dudushi dhe Henri Çili më duhet të pranoj ishin aq "largpamës" sa që nisa të dyshoj mos vallë janë gazetarë serb në një moment!

Titulli vetë tregon se çka dua të them te ky opinion i imi personal, por do të mundohem ta shpjegoj me ca fjalë!

Për fat të keq, një numër i konsiderueshëm i elitës tonë, këtu e kam fjalën për të gjitha trojet tona ku ata jetojnë, jetojnë me ankth, jetojnë me frikën e inferioritetit, me frikën se çka do mendojnë tjerët, ndërkombëtarët, ky, ai, por asnjëherë nuk e vrasin mendjen se çka duhet të themi ne! A nuk është paradoksale, tërë kohën për shembull gazetari Çili thotë se askush nuk është kudër bashkimit kombëtar, por tërë kohën flet si ai bashkim nuk mund të ndodh ose si nuk duhet të ndodh, pra i fokusuar totalisht negativ në kokë, por në gojë shumë i qartë! Si kundërpërgjigje, shumë qartë ju tha z.Kurti:
"Bashkimi kombëtar varet prej neve si dhe integrimet në UE varet prej neve"!

Nuk e di sa do të lexohet ky tekst në Shqipëri, e sa do ju bien në sy këtyre gazetarëve, por do ta them duke ju drejtuar të gjithë atyre në debat dhe atyre që janë gazetarë të të njëjtit profil e që kanë qenë jashtë debatit, se nga eksperienca ime 35 vjeçare së jetuari në Zvicër kam mësuar shumëçka, mund të them dy fakultete i kam mbaruar vetëm nga të jetuarit në Zvicër duke parë, duke trajtuar tema të ndryshme me zviceran te profileve të ndryshme nga aktiviteti im 3 dekadash këtu, si njohës i mire e disa gjuhëve të huaja, e ai është se të duash kombin dhe shtetin tënd është më tepër se dashuri, është diçka që nuk mund ta përshkruash me fjalë dhe se kur bëhet fjalë për tokën e të parëve, çdo filozofi bie poshtë që thotë që ajo tokë të përdhoset, të fyhet, të nënçmohet, sepse toka nuk është e kryeministrave që shkojnë e vijnë as e gazetareve dhe atyre që bëjnë çmos të ç'vlerësojnë këtë pasuri që nuk shkëmbehet me asgjë, pra as me jetë! Tokën e bashkon vetëm ai që në kokë nuk ka kalkulime tjera dhe se për atë tjetër alternativë nuk mundtë ekziston përveç bashkimit edhe shpirtëror edhe fizik, çdo tezë tjetër është e papranueshme dhe idiote !

Prandaj ju të nderuar, po qe se vërtetë e doni bashkimin kombëtar ashtu si thoni me fjalë goje, mos tentoni të na filozofoni teza të paqena, bashkimin e bëjmë ne, ose nuk e bëjmë ne, kush mund të na pengon përveç ne vetveten?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat