Minishengen vilajetet e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit sllave, kundër vilajetit të Kosovës amerikane

Opinione

Minishengen vilajetet e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit sllave, kundër vilajetit të Kosovës amerikane

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 14:27
Sulejman Mehazi

Kosovë e dashur, të gjithë janë kundër teje, ç'është, ç'të ka ndodhur?, shqiptarët rrethepërqark ta kanë kthyer shpinën, askush s'të do, therrë je bërë jo vetëm për serbët e Serbinë, por edhe për shqiptarët e Shqipërisë e Maqedonisë. Tog, tog janë mbledhur e bashkuar Edi Rama, Zaevi i Ali Ahmetit dhe Vuçiqi për ta rrudhur e zhbërë  Kosovën e Albin Kurtit. Kosovës po i shtohen e shtohen armiqtë, tani më ndaj Kosovë s' kanë dashuri jo vetëm Serbia e Vuçiqit, por edhe Shqipëria e Edi Ramës dhe Maqedonia Veriore e Ali Ahmetit.

Që ditën e fitores zgjedhore parlamentare të Albin Kurtit u shtuan armiqtë, tani më Albini nuk ka punë vetëm me Vuçiqin, por edhe me Shqipërinë e Maqedoninë Veriore, me Ramën e Zaevin e Ali Ahmetit. Albini i gjorë me cilët të luftonte më parë,  me armiqtë e jashtëm sikurse që janë Serbia e Rusia, apo me armiqtë e brendshëm shqiptarë sikurse që janë Edi Rama e Ali Ahmeti, jo vetēm kaq por edhe me opozitën e vështirë të Veselit, Haradinajt, Limajt, Pacollit. Sa keq, grepat politike ia kanë lëshur në të gjitha anët për ta kapur e nxjerrë nga uji politikë Albinin e mençur. Që ditën që fitoi zgjedhjet u mblodhën kundërshtarët politikë serbë, maqedonë e shqiptarë për inat Albinit të krijojnë minishengenin në formë të tre vilajeteve shqiptare-serbe-maqedonase sllave kundër Vilajetit të Kosovës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat