LDK duhet reformuar duke mposhtur servilizmin dhe egozmin së pari

Opinione

LDK duhet reformuar duke mposhtur servilizmin dhe egozmin së pari

Nga: Nga Skënder Sadri KAPITI Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 14:46
Skënder Sadri KAPITI

Ashtu sikurse e gjithë elita politike shqiptare kudo që ndodhet, ajo duhet reformuar pasi  është kapur nga korrupsioni, autokracia dhe sidomos nga intersi i ulët e servilizmi. Servilizmi është disfata më e madhe që pëson individi e shoqëria. Servilizmi, nënshtrimi deri në sejmen , puthadorë e bindje në përunjësi për një interes të vogël është karakteri më i ulët i individit.

Servilizmi është edhe kontribuesi kryesor i sundimit të diktatorëve dhe të egoizmit të autokratëve.

E tillë është gjëndja sot sidomos te Lidhja Demokratike e Kosovës, ku fryma serviliste rreth lidershipit dhe klanit rreth tij ka bërë të mundur kapjen e LDK-së nga individë të cilët janë të urryer e të neveritshëm nga antarësia historike e tradicionale e LDK-së.

Këtë e tregon fakti se pas Rugovës LDK-ja gjithnjë e më shumë ka dergraduar, dhe është braktisur nga elektorati dhe nga besnikëria partizane e dikurshme e saj.

LDK-në sot e kanë kapur ishservilët e dikurshëm të saj , të cilët me ndryshimin e rrethanave arritën të marrin drejtimin e LDK-së duke devijuar rrënjësisht politikën, ideologjinë, vizionin dhe misionin historik të saj dhe të liderit historik të saj, I. Rugovës, dhe për interesa personale bënë tradhëtinë, pabesinë dhe marrëveshje e akrobacira të pamoralshme veprimi e bashkëpunimi me hajninë, krimin dhe korrupsionin.

Këtu nuk është faji i vetëm lidershipit të LDK-së,por faji kryesorë është servilizmi dhe fryma servile e puthadorëve të cilët për interesa të ngushta personale , duke mos qenë të denjë, duke mos pasur as merita dhe as kapacitet intelektual, ata shiten e servilosen e madje edhe shpikin dhe u ngrenë kultin liderve dhe individëve hipokritë, egoistë ,intrigantë e të papërgjegjshëm që të marrin drejtimin e partisë, që ta privatizojnë atë dhe ta përdorin partinë si mjet, si vegël e material njerëzor për interesa personale duke u shpërndarë ndonjë llokmë apo lëmoshë edhe puthadorëve e servilëvë që e mbështesin.

Antarësia dhe elektorati pro LDK në zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 Tetorit 2019, duke parë ,besuar e shpresuar te fryma e re  reformatore e Vjosa Osmanit, ata  e votuan LDK-në si kurrë më parë pas Rugovës.

Po përse  vjetërsirat e LDK-së nuk e pëmendin tani Vjosën dhe as meritat e saj, por djallëzisht heshtin dhe e anashkalojnë,por ka edhe ndonjë të guximshëm në paturpësi që edhe llomotit se Vjosa humbi  në këto zgjedhje?!  Po, po  Vjosa humbi për postin e kryeministres ,por ama e vërteta është se Vjosa i dha rezultatin  dhe atë fitoren LDK-së që as nuk mendohej se dikush tjeër do ta kishte arritur atë.

Pra, sot po shihet se elementet rrangalla dhe vjetërsirat e konsumuara tashmë, e të diskredituara politikisht të LDK-së përpiqen në cdo mënyrë që të mos lejojnë anvancimin dhe reformimin e LDK-së, pasi këtë e shikojnë si humbje të benefiteve, perfitimeve e favoreve të tyre.  

Këta të tillët janë armiqë më të mëdhenj të progresistëve ,të reformatorëve dhe të së resë që e kërkon koha e ndryshimi;  këta janë gjarpërinjtë, ishservilë të dikurshëm e lidere të sotëm të LDK-së e të cilët janë armiqt më të mëshenj të progresit, të talentit  e të suksesit të të tjerëve.

Dhe këta mjeranë egoistë janë edhe ata të cilët nuk e duan kualicionin me LVV, përvecse atëhere kur ata të arrijnë që të sigurojnë ambiciet e tyre egoiste, favoret dhe interesat e tyre te ngushta personale, ashtu sikurse i kanë pasur deri më sot, duke bashkëpunuar tinësisht dhe servilisht me pushtetin e kujdo që ka qenë në pushtet, si  me pabesinë e tradhëtinë  ndaj LDK-së ashtu   edhe me lidhje mafio-korruptive pa dallin ngjyrimi partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat