Kriza Qeveritare

Opinione

Kriza Qeveritare

Nga: Mr.sc Shpend Salihu Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 19:16
Mr.sc Shpend Salihu

Kriza Qeveritare është duke i thelluar konfliktet ndërpolitike dhe duke i irrituar masat, andaj Presidenti i Republikës duhet të veprojë konform nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë, ku në paragrafin 4 theksohet se nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpallzgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre

Presidenti duhet të reagojë menjëher konform kësaj dispozite kushtetuese të kërkojë thirrjen e mbledhjes së kuvendit dhe propozimit të mandatarit në të kundërtën të shpërndajë parlamentin dhe shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Siç dihet kjo normë duhet të amendamentohet sepse në shtete me demokraci të avancuar parlamentare, nëse subjekti i parë dështon në formimin e koalicionit qeveritar, subjekti i dytë e merr mocionin për formimin e qeverisë. Kjo zvarritje po sjellë pasiguri parlamentare dhe politike dhe po minon proceset politike dhe ekonomike si në rrafsh të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar, si dhe nxjerrjen e shumë ligjeve organike siç janë ligji për buxhetin, për nëpunës publik, për pagat e shërbyesve civil, për investime kapitale etj, me çfarë po destabilizohet vendi si në rrafsh të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar e gjithashtu edhe reformat po mungojnë. Shumë lehtë mund të ndodhin greva të shërbyesve civil, sepse është në pyetje paga e tyre e nëse vazhdon kjo krizë të thellohet do kemi mungesë të pagave të shërbyesve civil që mund të sjell në sabotimin dhe bojkotimin e punës nga ana e shërbyesve civil. Mos të harrojmë se opinioni publik nëse vazhdon kjo krizë qeveritare, do të bindet që opozita nuk e formojë qeverinë dhe po i dëmton proceset sepse po shtyhen për poste ministrore, gjersa vendi po futet në ambis e në zgjedhje të jashtëzakonshme opinioni publik duhet të mendojë se këta pseudo patriota a po luftojnë për interesin popullor apo për interesa vetanake e amibicie të marrjes së pushtetit dhe ndarjes së përfitimeve që vien nga marrja e pushtetit.

Pamundësia për alokimin e mjeteve buxhetore, mungesa e iniciativave parlamentare, bllokimi i negociatave me palën Serbe, mungesa e thithjes së investimeve kapitale ndërkombëtare si pasojë e krizës qeveritare, e sjellë Republikën në kaos total dhe anarhi e kjo nënkupton që sfera e llogaridhënies do të mungojë e gjithashtu edhe strukturat e sigurisë e kanë të vështirë funksionimin normal në parandalimin dhe luftimin e akteve të mundshme destruktive në shtet. Ka shumë probleme të cilat paraqiten e këto do ndikojnë që SHBA dhe BE të mendojnë se Kosova, nuk është shtet stabil i sigurtë dhe demokratik, me çfarë do humbin gradualisht përkrahjen ndërkombëtare, e gjithashtu mund të ndodhë revokimi i njohjeve nga shtete tjera, krejt këto janë pasoja me të cilat do ballafaqohet Kosova, nëse ndodh që kjo krizë të vazhdojë, andaj për hir të Sigurisë Nacionale, Presidenti i nderuar i Republikës së Kosovës, duhet të veprojë dhe reagojë me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat