Tahiraj: Në Kosovë, politikanët kanë thuja gjithçka, populli të kundërtën, asgjë!

Opinione

Tahiraj: Në Kosovë, politikanët kanë thuja gjithçka, populli të kundërtën, asgjë!

Nga: Erblina Tahiraj Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 21:56
Erblina Tahiraj

Dallimet ekstreme në mes të klasave të një shoqërie që jetojnë brenda një territori administrativ-ekonomik, në kuadër të normave morale e normale, nuk do të duhej të ishin kaq të theksuara, sikurse që ndodhë në Kosovë.
Mjaftë e dhimbshme për politikanët e rinjë, studiuesit e rinjë dhe qytetarët që kanë humbur shpresën se në vendin tonë egzistojnë barazia, drejtësia e meritokracia.

Jemi në një fazë kur ca oligarkë po kontrollojnë dhe sundojnë gjithçka, përfshirë edhe bizneset e parat e vet shtetit. Siç po shihet, kemi rrëshqitur nga një demokraci në formim e tranzicion, drejtë kësaj forme të politikës, ku oligarkët janë këta politikanë që pasurinë e luajtshme e të paluajtshme që në raste konsenzuale çmohet si e vlefshme, e kanë ekstremisht më të lartë kundrejt popullit që po vuan për kushte elementare.

Duket nga sjellja, qëndrimet dhe veprimet e tyre që një pjesë e kësaj “Elite politike, të konsumuar” fatkeqsisht në rrethana të paqarta kanë përvetësuar shumëçka.
Ata thjeshtë mund të jetojnë këtë luks me para dhe me pushtet.
Por, qytetarët e kanë kuptuar se mendësia e tyre, e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje.
Me fjalë të tjera politikanët kanë çdo gjë, e populli pothuajse asgjë!
Në këtë situatë, që nga momenti kur vlerat materiale morrën përmasa në atë nivel, sa t’i tejkalojnë vlerat morale e humane është e vërtetë faktike se politikanët tonë po e gëzojnë “super luksin” e jetës postmoderne, fatkeqësisht në kurriz të varfërisë së shtresës së ulët.

Këta politikanë në mendjet e tyre, kanë krijuar idenë se janë VET SHTETI.
Duke menduar se janë “botë në vete”, ata kanë harruar se janë vetëm NJË PJESËZ E VOGËL e kësaj bote.

Erblina Tahiraj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat