Të lëvizet më shpejtë në drejtim të dialogut me Serbinë!

Opinione

Të lëvizet më shpejtë në drejtim të dialogut me Serbinë!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 19 shkurt 2020 Në ora: 17:13
Kurti dhe Grenell

Vetëm qartësia dhe shpejtësia në lëvizje, n'a mbanë në hap me kohën dhe n'kohezion e n'koherencë nacional-politik dhe nacional-shtetërore me Amerikën dhe aleatët, përballë Serbisë armike në sfidat e dekadës së tretë të këtij shekulli.

Kosova ka vetëm një kusht substancial dhe krucial në dialog :

Të jemi palë e barabartë n'bisedime dhe të qenurit palë, do të thotë, të jemi subjekt në njërën anë të tavolinës dhe jo objekt në tavolinën e bisedimeve, dhe vetëm n'këtë kontekst, dialogu është i pranueshëm dhe detyrimisht edhe i dobishëm.

Reciprociteti si parim bilateral mund të diskutohet dhe t'formësohet edhe n'tavolinën e bisedimeve me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell dhe BE-së, dhe më pas është vendim sovran i Qeverisë së Kosovës të cilin nuk mund t'a mohoj askush, por jo tani.

Adrenalina politike e krijuar për dhe rreth dialogut me Serbinë në Bruksel nga ana e SHBA-vë dhe Presidentit amerikan, Donald Trump përmes ambasadorit amerikan në Berlin, z.Richard Grenell si i dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan për dialogun Kosovë Serbi, duhet shfrytëzuar, duke lexuar drejtë qasjen e Shtëpisë së bardhë dhe ritmin e shtuar n'proces, kontekst të cilit duhet t'i përgjigjemi më përgjegjësi shtetërore dhe historike.

- Zvarritja dhe dhe n'rastin ma të keq, refuzimi i një oferte serioze, dhe nga një shtet dhe komb mik, siq janë SHBA-të, dhe populli amerikan, do ishte pa mëdyshje një shkarje e papërgjegjshme, e dëmshme dhe mbi të gjitha e rrezikshme për vetë qenjën tonë nacional-shtetërore, atribut të cilin gëzojmë falë këtij populli mik dhe këtij shteti t'fuqishëm të dëshmuar e t'promovuar si shpëtimtar i yni, mese dy herë në shekullin e kaluar.

Hezitimi ynë në pasimin e dinamikës amerikane të lansuar përmes ambasadorit, Richard Grenell, rrezikon edhe më tepër ngushtimin rapid të hapësirës sonë manovruese në eksplorimin gjenerues që ofron dialogu si mundësi, dhe detyrimisht n'a imponohet pranimi i zgjidhjeve të studiuara dhe jo t'favorshme për ne, si pasojë e ngathtësisë, hezitimit dhe papërgjegjësisë totale.

Heqja e tarifave doganore 100 % për mallrat dhe produktet nga Serbia dhe Bosnja & Hercegovina, duhet t'bëhet menjëherë, dhe procesi i promovimit dhe jetësimit të reciprocitetit me fqinjët, duhet të ndodhë sipas nevojës dhe rastit, dhe n'përgjigje adekuate kundrejt akëcilit por pa bujë të madhe dhe duke respektuar kushtet e vëna nga SHBA-të për dialogun me Serbinë, respektimi i të cilave, neve si popull dhe si shtet, nuk n'a poshtëron dhe aq më pak t'na bëjë inferior përballë Serbisë në anën tjetër të tavolinës, përkundrazi !

- Serbia aplikon barriera drastike, ndëshkuese dhe anakronike karshi Kosovës dhe shqiptarëve, si në raportet tregtare, ekonomike dhe ato politike, 24 orë në ditë, biles edhe në shkelje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet teknike në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, dhe të njëjtave mund t'u përgjigjemi në mënyrë ekuivalente dhe n'harmoni të interesave tona, kombëtare dhe shtetërore, por pa bujë dhe zhurmë e cila mund të lexohet si kusht që minon dialogun dhe i jep shkas Serbisë të dëmtoj vendin tonë n'pakufi.

Ngathtësia e jonë, favorizon Serbinë dhe argatët e saj !

Mungesa e lidershipit tonë, e shprehur në mungesë të një vendimi të peshuar, të shpejtë dhe adekuat n'kontekstin e dhënë aktual, përballë një ofensive t'fuqishme të presidentit amerikan, Donald Trump përmes ambasadorit Richard Grenell, mund të na dëmtoj shumë dhe pasojat mund të jenë shumë ma serioze se sa në shikim të parë, duke patur parasysh se, dialogu Kosovë- Serbi në konceptin amerikan ka si epilog ; njohjen reciproke.

- Shtyrja n'kohë e vendimit të Qeverisë Kurti dhe Institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, favorizon dhe fuqizon edhe më shumë lidershipin e presidentit aktual të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaqi, qëndrimet dhe pozicionin e të cilit tanimë i dimë dhe i njohim që nga tentativa e copëtimit të Kosovës me idenë e korrigjimit të kufijve, ide kjo e cila u etablua në takimet e dialogut të Brukselit nga ana e Thaqit, Rames e Vuqiqit me ndërmjetësimin e Mogherinit.

- Koordinimi i shpejtë i liderëve tanë n'krye të Institucioneve shtetërore dhe unifikimi i politikes së jashtme përballë Serbisë, është një parakusht imediat, i cili shmangë shkarjet eventuale dhe zvogëlon hapësirën e vendimeve prapa shpine dhe n'dëm të Kosovës, gjë që ka ndodhë jo rrallë herë me presidentin Thaqi në të kaluarën dhe vazhdon të jetë po i njëjti edhe n'diten e sotme.

- Presidentin Hashim Thaqi, duhet xh'veshur nga kompetencat kushtetuese ekzekutive, të deleguara në mënyrë jo kushtetuese nga ish Kryemnistri Haradinaj, i cili i'a patë lënë në dorë fatin e vëndit n'politiken e jashtme dhe përballë Serbisë armike, por kjo arrihet duke e subordinuar në përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese, kompetenca këto të cilat nuk i japin tagrin e krijimit të politikave shtetërore, por vetëm të përfaqësimit të tyre.

Plotësimi i kushteve për dialogun, i pa alternativë !

Të gjitha tjerat dhe për t'gjitha tjerat, ka kohë dhe u vije koha, përveç eliminimit të kushteve dhe kushtëzimeve për uljën në tavolinën e dialogut tanimë të kondicionuar nga presdienti amerikan Donald Trump, përmes ambasadorit Richard Grenell, ngase vetëm dialogu mund të jetë i frytshëm dhe i dobishëm për Kosovën dhe shtetësinë e saj, në të kundërtën, status-quoja dhe vend-numërimi, i konvenon Serbisë dhe aleatëve të saj.

- Kosova dhe shqiptarët, në fund të shekullit të kaluar dhe në dy dekadat e para të këtij shekulli, kemi përfituar nga dialogu n'tavolinën e bisedimeve me Serbinë, dhe kjo ka ndodhë, që nga Rambuje, Parisi, Viena e tani n'fund Brukseli, dhe humbës ka rezultuar të jetë, Serbia, duke injoruar peshën e dialogut dhe duke refuzuar rezultatin e bisedimeve n'tavolinë, andaj s'kemi asnjë nevojë të shmangim këtë kulturë të promovuar dhe këtë përvojë shumë pozitive.

Të gjitha kushtet dhe argumentet, flasin për të drejtën tonë përballë Serbisë, e cila për sjelljen e saj për ballë Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës, mori çmimin e dëbimit me forcë nga bashkësia ndërkombëtare nga territori i okupuar i Kosovës për mbi një shekull robërie.
Edhe kësaj radhe, dialogu i prirë dhe i kondicionuar nga SHBA-të, do n'a nxjerrë fitimtar, dhe do t'i çjerrë maskën, hipokrizisë serbe...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat