Mocioni, hap i vogël për LDK-në, por i madh për Kosovën!

Opinione

Mocioni, hap i vogël për LDK-në, por i madh për Kosovën!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:20
Fatmir Bajraj

Një akt i dhimbshëm por imediat për vendin dhe përspektivën e integrimeve euro-atlantike, një akt i pakapercyeshëm për LDK-në, në radhë të parë, por edhe për fatin e vendit në këto kohë shpërfaqëje dhe stërkeqëje të Kryeministrit të vendit, z.Albin Kurti, alias, liderit të LVV-së, partnere koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

- LDK-ja, është mbështetur për muri, dhe tani si alternativë e vetme i është imponuar të ndaj rrugët me partnerin e koalicionit qeverisës dhe z.Kurti Kryemnistër, për të penguar degradimin e mëtutjeshëm të proceseve integruese politike dhe atyre zhvillimore ekonomike për Kosovën dhe qytetarët e saj, nga kryeneqësia e Kryeministrit n'raport me zhvillimet dhe logjika unitariste dhe autoritare në vendimarrje.

- Shkarkimi i Kryeministrit Kurti, eviton në radhë të parë shëmbjën e Republikës së Kosovës dhe bankrotimin e Shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të LVV-së, dhe vendimeve arbitrare të Kryemnistrit Kurti në njërën anë dhe mos veprimit adekuat përballë sfidave që po kalon vendi.

- Sistemi kushtetues parlamentar i Republikës së Kosovës, ku Qeveria e saj i përgjigjet Legjislativit dhe ekzekuton vendimet e marra në institucionin ma t'lartë të pushtetit, pra në organin ligjëvënës, Parlamentin e Republikës së Kosovës, duhet të funksionoj si mekanizëm dhe hallkë e pushteteve të ndara me Kushtetutën e Republikes së Kosovës dhe vendimet e Qverisë merren në koordinim të plotë me partnerët qeverisës dhe sidomos me partnerin kryesor dhe hiq ma i vogël se sa vetë VV-ja e z.Kurti, LDK-në e akademik Isa Mustafës, gjë që s'po ndodhë për fat të keq.

- LDK-ja, kishte paralajmruar me kohë z.Kurti, Kryemnistër i koalicionit qeverisës LDK & LVV, për nëvojën imediate të largimit të pakushte dhe të mënjëhershme të tarifave 100% doganore për mallrat serbo-boshnjake, kusht dhe kerkesë kjo edhe e Administratës së Presidentit amerikan, Donald Trump për t'u kthye në tavolinën e bisedimeve me Serbinë fqinje dhe nën lidershipin e Shtepisë së Bardhë, për çfarë, Kryemnistri Kurti, në vënd se të sillej përgjegjshëm si shtetar dhe konform situatës, zgjodhi eskivimin, taktizimet dhe blerjën kohë për t'mos marrur vendimin e duhur, pra duke mos deshmuar lidership dhe gadishmeri e guxim në vendimarrje, për çfarë kishte kerkuar dhe marrë besimin e qytetarëve.

- Kërcënimet e Administratës së Presidentit Trump për pasojat me pëzullim të asistencës ekonomike dhe financiare për Kosovën dhe qytetarët e saj, tanimë kishin filluar të realizohëshin në praktikë dhe paralajmrimet edhe për terheqje të trupave amerikane nga Kosova në rast së kjo e fundit nuk tregohet bashkpunuese, sikur nuk i benë përshtypje LVV-së dhe z.Albin Kurti, Kryemnistër i Republikës së Kosovës, madje duke shkuar aq larg, sa që lidershipin amerikan e quante të perkohshëm dhe zë i vëquar dhe i izoluar amerikan dhe jo Amerika.

Thjeshtësimi nihilist i një paralajmërimi serioz nga një partner strategjik, jetik dhe historik për Kosovën dhe shqiptarët, siq janë SHBA-të, nga ana e LVV-së dhe Kryemnisstrit Kurti, për LDK-në dhe qytetarët e Kosovës është i papranueshëm dhe absurd, ngase pasojat e pashmangshme, i paguan populli i Kosovës dhe brezat që vijnë, dhe jo Albin Kurti me familje.

Këtë papërgjegjësi të Kryemnistrit Kurti, SHBA-të e kualifikuan si përcaktim të Qeverisë së Republikës së Kosovës kundër paqës, një vlerësim dhe cilësim tepër i rrezikshëm dhe me pasoja afatgjate për vendin dhe të ardhmën e shtetit në Gadishullin Ilirik.

Dialogu, rrëzon Kryeministrin Kurti, sikur ish Kryemnistrin Haradinaj !

Paaftësia, pazotësia dhe mungesa e guximit dhe deficitet intelektuale, politike dhe shtetërore, shtyejnë edhe z.Kurti të shkoj drejtë ikjes nga përgjegjësia dhe përgaditjës së terenit politik për shkarkimin e Tij si Kryeministër dhe rënjës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në vend se të përmbushte detyrimet kushtetuese si lider i përgjegjshëm dhe i votuar nga qytetarët e Kosovës dhe i zgjedhur nga Parlamenti i Republikës së Kosovës,z.Kurti zgjodhi të kundërtën ; përballtjën, poshtërimin dhe "bluarjën" e partnerit qeverisës, LDK-në, duke shkarkuar Ministrin e Punëve të Brëndshme nga radhet e LDK-së, z.Agim Veliu për shprehjën e lirë të mendimit dhe jo për thyerje të ndonjë vendimi të Qeverisë, pjesë e të cilit do ishte edhe z.Veliu.

Duke thye marrveshjen politike në mes të dy liderëve të koalicionit qeverisës, për mënyrën e funksionimit të koalicionit, z.Kurti merr një vendim arbitrar, unitarist dhe skandaloz ; shkarkon Minitrin Veliu, dhe vetëm e informon Kryetarin e LDK-së , z. Isa Mustafa, duke e vënë para aktit të kryer dhe mbeshtet për muri për arsyet e sajuara e të stisura të një Kryemnistri n'panikë dhe të frustruar skajshmërisht.

Për të qenë edhe më bindës në veprimin e Tij skandaloz, z.Kurti, e quan tradhëti kombëtare mendimin ndryshe të Ministrit Veliu për një çeshtje jetike siq është gjëndja e jashtzakonshme për Kosovën dhe jo vetëm, siq është rasti planetar : pandemia e KONVID-19, alias ; KORONA VIRUSI.

Ta shkarkosh dhe ta quash tradhëtar Ministrin Veliu, do thot edhe ta linçosh publikisht dhe duke shkel marveshjen e koalicionit, dhe të presësh së një akt i tillë do të mirëpritet nga LDK-ja dhe lidershipi i saj, kjo është çmënduri dhe marrëzi e skajshme deri në absurd !
Shkarkimi dhe linçimi i z.Veliu, ishte vetëm alibi e Kryemnistrit Kurti i cili e kishte parë dhe lexuar si t'pashpresë pozicionin e Tij si Kryemnistër, përballë kerkeses ultimative të LDK-së për largimin e menjëhershëm dhe t'pa kusht të tarifave doganore për mallrat serbo-boshnjake, si kusht të vazhdimit të bashkqeverisjës me LVV-në, kerkesë kjo e cila u kthye në makth për Kryemnistrin e paaftë, z. Albin Kurti !

LDK nuk merr përsipër deshtimin e qeverisjës dhe kolapsimin e vendit, si pasojë e politikes populiste dhe t'papërgjeshme të një Levizje anakronike, shpeshë-herë edhe anti-demokratike, anti-përendimore e anti-amerikane në krye me liderin bolshevik dhe ultra-nacionalist, ekstremistin, Kurti !

Edhe rrefuzimi i pa sens dhe i pa takt, i kerkeses së z.Mustafa drejtuar Kryemnistrit në detyrë për kerkim falje dhe abrogim vendimi, si kusht minimal për t'vazhduar rrugëtimin sëbashku, tregon mësemiri logjikën dhe motivin e shpërfytyrimit dhe sterkeqjes abuzuese të Kryemnistrit të frustruar e n'panikë të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti !

LDK-ja nuk duhet dhe s'guxon të bëhet trampolinë dhe as urë e një të keqëje t'pashmangshme nga një pushtet megalloman dhe i papërgjegshëm për fatin e vendit, shenjat simptomatike të të cilit janë shqetësuese sot, e rrënqethëse nesër.

- Instrumenti politik dhe kushtetues i thirrjes së mocionit për shkarkim të z.Kurti dhe votëbesim të Qeverisë, për LDK-në është i vetmi exit nga fryma izolacioniste dhe anti-amerikanizmi i Levizjes së Kurtit, nga i cili instrument nuk duhet hiqet dorë deri në menjanimin definitiv të këtij rreziku tanimë në horizont dhe evident.

Klasa politike, konform ligjeve pozitive të vendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës duhet të gjejë modusin e daljes nga ngerqi i pasrrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion votëbesimi në Pralamnetin e Republikës së Kosovës, dhe t'gjejë modalitetet e një Qeverie gjithëpërfshirëse dhe konsensuale për sfidat dhe proceset të cilat kërkojnë pergjegjësi nacional-shtetërore ; përtej pushtetit dhe partive politike.

LDK-ja, duhet të jetë dhe është e gatshme dhe e përgjegjshme të dal në krye të detyrës ; në ruajtje të Republikës dhe shtetit sovran e demokratik të Kosovës, duke shtye para proceset integruese në BE dhe në NATO, si dhe të ruaj miqësinë dhe raportet e veqanta me SHBA-të, pa të cilat nuk do të gëzonim lirinë dhe as shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat