Fatmir Bajraj i përgjigjet Idriz Zeqirajt

Opinione

Fatmir Bajraj i përgjigjet Idriz Zeqirajt

Nga: Fatmir Bajraj Më: 22 mars 2020 Në ora: 20:04
Fatmir Bajraj

Një kundërpergjigje ndaj shkrimit të autorit, z.Idriz Zeqiraj në Bota Sot, me titull : "Mëndësi bolshevike edhe nga tempulli i demokracisë-Gjermania" Shkrimi i autorit, I.Zeqiraj, si reagim ndaj shkrimit tim të botuar në kombëtarën : "Bota Sot", me titull : " Kerkohet përjashtimi i Vjosa Osmanit dhe të tjerëve që janë kundër daljes nga Qeveria" NGA: A.J MË: 19 MARS 2020 NË ORA: 22:26 ! Titull ky i vënë nga gazeta dhe autori A.J nga konteksti i shkrimit tim dhe i cili kishte këtë titull : "LDK-ja dhe vlerat e saja unike" Autori, Idriz Zeqiraj, njëri nga bashkveprimtarët shumëvjeqar të Levizjes sonë nacionale n'Gjermani të viteve të 90-ta dhe tutje, përkatsisht në LDK-në e presidentit historik Rugova, një veprimtar aktiv, i arsyeshëm dhe mbi të gjitha ; një zë i fuqishëm i Levizjës sonë për çeshtjën kombëtare përgjithësisht dhe asaj të Kosovës në veqanti. Një ish i burgosur i ndërgjegjës në kohën e totalitarizmit komunist, apo një burgagji, siq i quan me të drejtë miku dhe bashkëveprimtari tjetër, z.Xhafer Leci, të përsekutuarit dhe të burgosurit e ndergjegjës nga ana e regjimit serbo-sllav dhe sistemit totalitar !

- Me autorin, Zeqiraj, ndajmë shumë vlera dhe ideale, n'a bashkon edhe një gamë e veprimeve dhe aktiviteteve t'përbashkëta dhe të së njëjtës kauzë n'kuader të LDK-së në Gjermani, në ditët dhe kohët kruciale për fatët e kombit dhe të atdheut, për çfarë e çmoj dhe vlerësoj sinqerisht ; angazhimin dhe kontributin e Tij enorm dhe bashkveprimtarëve tjerë në këtë Levizje nacionale (LDK) ! Atëbotë, ishin njëqind fije që na bashkonin, dhe divergjencat e diversiteti i mendimeve, tretej e zh'bëhëj sikur bryma para diellit, në angazhimet dhe aktivitetet e ngeshura e t'bashkrënduara gjithandej, derisa sot ; ruajmë e vlerësojmë ato që na bashkuan dikur, dhe nxjerrim sheshit dallimet parimore dhe konceptuale, por n'kohë dhe rrethana t'reja. E filloj me dallimet që kemi e ndjejmë në përceptimin dhe ma shumë se sa kaq, në bindjën për demokracinë si sitem vlerash, promovimin e saj dhe aspektin afirmativ n'LDK dhe n'struktuarat e saj partiake deri tek organet drejtuese dhe lidershipin aktual, për mua ; legjitim, legal dhe kredibil, derisa i kontestueshëm dhe jo valid për mikun tim, z.Idriz Zeqiraj.

Nga shkrimi im, i lartë-cekur, autori dhe njohësi i mirë i proceseve dhe zhvillimeve politike në vend, nxjerrë dhe citon pasuese nga konteksti, por edhe jasht tij, sikur është rasti me mbi shkrimin e gazetes, për çfarë unë kinse bëjë thirrje për ndeshkim e linçim të atyre që mendojnë ndryshe. Pasaktësitë e pohuara : Unë nuk jam për sanksionim dhe ndeshkim të mendimit ndryshe n'LDK dhe gjetiu, ngase diversitetin e mendimit ndryshe e quaj dhe e vlerësoj si vlerë sublime të demokracisë bashkohore, euro-përndimore, pa të cilën, i gjithë sistemi do ishte i hendikepuar dhe do ishte antipod i demokracisë në sistemin e vlerave.

Unë isha decidiv ; Po mendimit ndryshe, Jo thyerjës së vendimit të shumicës si derivat i prodhuar nga votë e vullnetit të lirë të akëcilit, pjesë e vendimarrjes në demokracinë e zhdrejtë (përfaqsuse). Kështu je zot i mendimit dhe i votës në struktura drejtuese, por edhe peng dhe rob i vendimit të prodhuar nga vullneti i shumicës, dhe pikërisht kjo është vlera unike e sistemit të vlerave dhe jo e kundërta ! Unë,z.Zeqiraj dhe mëndësia bolsheviste : Unë nuk ngrej n'parim mendimin përsonal, sado që "luftoj" e ngulmoj që ai të jetë më i pranueshmi dhe këtë e bëjë deri atëherë kur vendimi i shumicës t'merr formën e prerë nga votimi i lirë, dhe nga ai moment, e respektoj dhe i subordinohem si ushtar i dëgjueshëm derisa e shoh dhe gejë vetën brënda kalasë.

Dhe kjo nuk është bolshevizëm, derisa e kundërta, PO ! Z.Zeqiraj konteston legjitimitetin & legalitetin e strukturave dhe organeve drejtuese të partisë, përfshi edhe KP, Kryesinë dhe vetë Kryetarin, akademik Isa Mustafa, me një përjashtim të vogël, Kryetarët e Komunave dhe dy apo tre zëra të supozuar nga autori të cilet janë të rinjë dhe gjenë quditërisht në krah të Vjosa Osmanit. Për cfarë dallimi ynë është parimor dhe konceptual ! Unë LDK-në e shoh si një KALA, dhe vetën, vetëm një gur të murit dhe n'murin e saj, derisa z.Zeqiraj e sheh të shëmbur e t'rrënuar, apo me një shëmbellim ndryshe ; Unë, LDK-në e shoh si një pemë me trung të shëndosh dhe me ndonjë frut të kalbëzuar, derisa z.Zeqiraj e sheh si një pemë me trung të kalbur dhe dy a tre kokrra fruti të shëndosha dhe të shëndetshme ! Cila është e verteta n'këtë mes ? Unë nuk e shoh LDK-në të përkryer, por nuk e shoh as të kalbur, ngase është pamundur që nga një trung i kalbur të kemi ca fruta të shendosh e të shendetshëm. Z.Zeqiraj, e sheh LDK-në dhe strukturen e saj organizative të kapur nga klanet siq e quan ai Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë e LDK-së dhe akademik Isa Mustafen, dhe se e njëjta strukturë qenka e shkëputur nga elektorati i LDK-së, duke instaluar modelin e emërimeve të organeve me aklamacion dhe aplauzivitet dhe jo me votë fshehtë si kriter i vetëm në demokracinë parlamentare !

Por a qendrojnë konstatime të tilla ? JO ! LDK-ja, ka një sistem unik të vlerave ; demokracinë e brëndshme, diversitetin e mendimeve, votën e lirë dhe të fsheht për zgjedhjet dhe votën e lirë dhe të hapur për vendimet në organet dhe forumet përkatëse të partisë, konform dhe dhe të sanksionuar me "kushtetutën" partiake, statutin e partisë. Pas ardhjes së akademik Isa Mustafa në krye të LDK-së, statuti i LDK-së, është përfillë dhe respektuar në të gjitha rastet dhe në të gjitha nivelet, duke bërë që të gjitha vendimet të jenë në përputhje me statutin dhe në inters të subjektit dhe shoqërisë. Kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa, të gjitha vendimet i ka marr me konsensus brënda strukturave dhe me vendim të shumicës në forume, duke shmang vendimet arbitrare dhe unitariste, e lere më në dëm të LDK-së dhe të vendit, hiq se hiq. Kritiket dhe skeptiket, thirrën në gjëja mënyrën jo demokratike të zgjedhjes së akdemik Isa Mustafa në krye të LDK-së, dhe për këtë arsye , sjellë këtë Nen sqarues të statutit të partisë : Nga Neni : 25.3 Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar. Nga ky sqarim, nxjerr konkludimin ; pasi që nuk kemi kunderkandidat, atëherë, zgjedhja me aklamacion e Kryetarit të LDK-së me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm, është legjitime, legale dhe demokratike.

Dallimi thelbësor, i imi më z.Zeqiraj, konsiston edhe në faktin se, miku im, e do një ri-bërje të LDK-së, gati nga e para ; duke larguar gjithë strukturën organizative, organet drejtuese dhe KP e Kryesinë, dhe dosisdo edhe të parin e saj, akademik Isa Mustafa, dhe duke i lënë në "lojë" si t'vetmit legjitim, Kryetarët e Komunave dhe dy a tre zëra t'LDK-së, në krye me Vjosën, Abdixhikun, dhe Frashërin, dhe të tjerët jasht dhe larg LDK-së, për çfarë unë dhe besoj fuqishëm shumica absolute e LDK-së mendojnë ndryshe dhe biles diametralisht ndryshe.

Për mua dhe shumicën absolute n'LDK (bindja ime), në LDK nuk ndiqët dhe as përndiqët mendimi ndryshe, nuk sulmohet dhe linqohet as nënqmohet vota ndyshe, e lere më të largohet e përjashtohet cili do çoft për vlerat e garantuara, por ; ata të cilët marrin besimin dhe mbeshtetjën e elektoratit të LDK-së ; me siglën, logon dhe akronimin e LDK-së, duhet dhe janë të detyruar të implementojnë interesin, strategjinë dhe politikat e LDK-së, të artikuluara dhe t'kristalizuara në forumet dhe organet drejtuese të partisë (LDK-së) ! Në të kundërtën ; Soji i Bulliqit, Dardan Gashit, Teuta Rugoves dhe ca tjerëve të cilët pushtetin e fituar nën ombrellën e LDK-së, e delegojnë pabesisht dhe hajnisht për arsye dhe interesa të cilet vetëm ata i dijnë, jo vetëm se nuk meritojnë respektin dhe konsideratën e LDK-së, por nuk duhet t'u krijohet favor dhe hapërsirë tjetër për të minuar dhe dëmtuar LDK-në nga brënda, dhe të tillët nuk janë gjë tjetër, për veq ; "Kolonë e Pestë" Edhe Kolona e Pestë në pluralizmin partiak, ka të drejtë të pretendoj pushtetin, por jo përmes tre shkronjave të arta të LDK-së, së Ibrahim Rugoves, qoftë kjo edhe vet bija apo i biri i presidentit historik Rugova e lere më dikush tjetër. f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat