LDK, jau kalove korbave të zi, PANA-Pronto - Bota Sot
LDK, jau kalove korbave të zi, PANA-Pronto

Opinione

LDK, jau kalove korbave të zi, PANA-Pronto

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 24 mars 2020 Në ora: 17:56
LDK

Nuk ka njeri human e normal më nji rezonim i cili në këtë situatë të luftës më pandominë shkatërruese, nji parti politike nuk hjekë dorë bile përkohësishtë nga kërkesa për shkarkimin e Qeverisë kur, nuk e dijmë së, edhe ju e edhe të tjerët, a do ti mbijetojmë kësajë mordjeje.

Qka është krejtë ky zavall?. A po rrezikohët Kosova nga Kryeministri Kurti “ i cili po donë më na futë në luftë më ndonjë agresor të jashtëm mundshëm”?!.

A mos po rrinë zoti Kurti duarkryq në kabinetin e tijë dhë po shikonë si njerzit luftojnë më vdekjën para syve tyre?!

A paska bërë aq gabim që e paska shkarkue nji ministër i cili në gjendje emergjente e paniku krijojë panikë edhe ma të madhe të qytetarët?!

A është e udhës që pas qendrimit të Qeverisë së, në këtë moment ende nuk është e nevojshme të shpallët gjendja e jashtëzakonshme, ministri i del kundër vendimit të cilin vetë e ka marrë, dhë, i vetmi njeri më ministrat e Kabinetit të  tijë e dijnë së e kanë gjendjën nën kontrollë?!

Si ju bashkangjitë korit të korbave të zi mishëngrënës PANA Pronto, shefi i partisë së ministrit të cilët në mbëledhjën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të kërkuar më ngulm e nguti nga i pari i shtetit i cili, në vëndë të  qeshtjes humane dhë në mbrotjes së qytetarve, ai, për për nevojat e tijë politike karieriste duke i ofrue rreth vetit ata më të cilët nji kohë të gjatë ishte në pushtet, herë duke i rrëzue e herë duke que, që nën nji, vetit të ja hapi rrugën për ta përfunduar misionin për ndarjën e Kosovës, obligim nga Vuqiqi e Grenelli dhë grupët e turpit rrethë tijë.

Deputetja gjermani, duke ja lexue letrat e Thaqit për ta shfrytëzue gjendjën e jashtëzakonshme, më e rrezue Qeverinë Kurti për t’I hap vetit rrugë pér punët e tijë të pista dhë kundër shtetit.

Ndërsa, grupi puqistë i LDK-së, po e  shfrytëzonë rastin shumë të volitshëm që, ti ikë përgjegjësive për vepra korruptive pasi, Kryeministri jau shkarkojë degën në të cilën mbështetëshin garda e vjetër hajdute e LDK-së, që, t’i mbajë adakta të gjitha lëndët dhë pistat që i qojnë në zbulimin e këtyre dukure të cilat Kosovës duke ja hangër mishin, ja lanë vetëm kockat. Ndërsa,Albin Kurtit dhë Vjosa Osmanit, njerzit ma të gatqëm që ta luftojnë pandeminë hajdutërisë, vëndosën t’i shkojnë deri në fundë késajë kërkese nga qytetarët. Kur je i pastër, është lehtë të veproshë.

Fuqia e parasë, hajdutërisë, pasurisë së jashtëligjshme, i tejkalojë edhe ndjenjat ndaj fëmijve,  rinisë, që, për nji mometn t’i harrojnë jetrat e tyre vetëm që mos të zbulohën. E hetuan që Albini dhë Vjosa e kanë përnjime dhë nuk do të ndalën.

Në krejtë këtë gjurulldi të poshtërsirave politike, dy gjëra janë kryesore rreth së cilës po sillët krejtë ky sikletë.

  1. Tentativa rreth ndarjës së Kosivës nën masat e jashtëzakonshme ku, presidenti duhët ti udhëheq ato më pëlqimin e bashkëpuqistëve( PANA -Pronto), dhë, nën,
  2. Shkarkimi i Qeverisë Kurti më badhkëpërkrahësit e tijë edhe jashtë partisë së tijë, që, garda e vjetër ta përfundojë jo vetëm karierën si të pastër por, edhe prapa grillave pasi deshën të mbetën të“ ndershëm” gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit dhë badhkë qeverisjës më mishngrënëdit të shtetit të Kosovës.

 

Zoti Grenell, a  mundë të jeni i pafajshëm në këtë scenario të puqit antiqeveri?

 

Nuk kisha mundë të besojë së, nji shtetas amerikan e lere ma nji përfaqësues i nji  nji shteti ma të madhë, ma demokratik dhë ma human në botë, të mbashë kesi qendrimi dhë kësi sjelljeve ndaj nji populi, qoftë ai për juve edhe shqiptar.

Që, do të thotë së, edhe ti u bëre gati bashkë më kastën politike mishëngrënëse të Kosovës, ta rrezikoshë nji popul të tërë për planin dhë misionin tëndë ogurzi për Kosovën : ndarjën dhë coptimin e sajë më kërkesë të nji shteti armik dhë shfarosës i cili, ende nuk ka dalë jashtë fillozofisë dhë programit të kasapit të Ballkanit, Millosheviq, sepse, sipas Vuqiqit, Millosheviqi nuk e ka krye punën deri në fundë që do të thotë: zhdukjën e popullit shqiptar, pëngimin e formimit të shtetit të Kosovës.

Edhe kur Kryeministri e hjeku taksën sipas programit të Qeverisë e që më 1 prill do ta hjekë edhe pjesën tjeter, ti, zotëri, për kapriqë tuaja të cilat populli i Kosovës nuk duhët ti paguajë më jetë, nuk prite 9 ditë dhë të përfundojë saga e quajtur “ Tarif” e famshme, duke cytë ata më të cilë e kishe bërë regjinë që plani yt për ndarjën e Kosovës të kalojë duke e përkrahë njeriun që punonë kundër interesave të popullit të vetë, Kryetarin dhë adhuruesin e juaj zotëri, për iteresa politike, i urrejtur dhë i injoruar nga populli i vetë.

Donë  të  më pyetesh më të drejtë, së, pse po më akuzonë mue kur këtë po e bejnë udhëheqësit shtetërorë e partiek të shtetit të Kosovës?!

Po zotëri, sepse, deri sotë asnjihere nuk e kemi ruajtë shpindën ndaj juve-Amerikës të cilës ja falëm fatin sepse, nji Predident si Bill Clintonë i cili na shpetojë nga zhbërja si popull, sot, ti, në ëmër të Ametikës e cila nuk mendonë si ju, po doni me na coptue e sakatue edhe ashtu të sakatuem dhë të shkatërruem ekonomikishtë, më fajin e sundimtarve tanë të deritanishëm në pushtet të cilët, tani i mprehën dhëmbët që, përseri ta rimarrin pushtetin më ndihmën dhë përkrahjën tëndë, zotëri.

Politikat dhë qëndrimet e ish Ambasdorit të juaj në OKB, zotit John R. Bollton i cili ishte haptas kundër pavarësisë së Kosovës dhë në përkrahjës së  Rusisë më qendrime proserbe dhë antishqiptare, si bashkëpunëtor i ngushtë i tijë, lë të më lejohët që të ngre dyshimin së mundë të jeni të ndikuar nga ai i cili u shkarkue nga Presidenti Trump, arësyet që më siguri i dijnë edhe t’i ma mirë së qdo kushtë tjetër.

Prandaj, në gjendjë abnormale të krijuar në nji gjendje të jashtëzakonshme më rrezik për jetra të qytetarve të Kosovës, nuk jeni pa gjynah as ju. A ju vretë ndërgjegjja sadopak zoti Ambasador?!

I nderuari Ambasador, të komunikosh më nji Kryeministër përmes njerzve jashtë qeverie por edhe brenda  qrverie pa dijen e tijë e duke e anashkaluar dhë injoruar ate si të zgjedhurin e popullit, vërtetë është absurd, e e pa justifikueshme dhë  e pa pranueshme.

Zoti Ambasador, ky, nuk është njeri që zgërdhihët para teje pa dijtë qka donë dhë pa të kuptue së qka i thue. Kryeministri të kuptonë shumë mirë bile në gjuhën angleze e e dijnë qka donë, e dijnë së qfar obligimi  ka marrë nga populli dhë, është i vetëdijeshëm edhe për rëndësinë historike që Ametika e ka bërë për popullin shqiptar por, kjo duhët të këtë rrjedha normale, demokratike e transparente.

Mundësinë e keni që gjendjën e krijuar në të cilën jeni të kyqur edhe ju, ta ktheni në gjendjën zero(0), dhë, të vazhdohët më qeverisje normale dhë marrëdhenie miqësore me juve, por, në në Kosovë e thojmi: bënë qka të bëdhë, livadhin lema mue. Që i bie, nuk ka ndarje të Kosivës i nderuari zoti Ambasador.

Nji avanturë e tillë, banë më vete pasaoja marramëndëse jo vetëm të përkohëshme por afatëgjate.

Nuk e dijë së ku do të qendroni pasë kësajë pozite, por, do të ju brejë ndërgjegjja ndaj nji populli të cilin do ta leni në konfliktë të përjetshëm më nji shtet si Serbia e cila më shekuj e ka torturue, dëbue dhë masakrue. Këtë, askush nuk e deshironë.

Do të deshiroja që të më mirëkuptoni si shqiptar dhë si shtetas i Ametikës ma së30 vjetë. Sllogani i Presidentit “Trump, Ametika first”, në këtë rast është edhe i imi, “Kosova first”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat