Çfarë njerëz jemi ne që gjjthë ditën e lume, s'flet kush tjetër përveç për Albinin. Pa përjashtim, krejt politikanë e gazetarë (të Kosovës e të Shqipërisë) të obsesionuar pas Albin Kurtit.
Nisen me shku me 'rrëzu' për së rrzumi, e pastaj kur i afrohen obsesionohen me të.
Kush e ka pa filmin 'Holy smoke' e kupton çka po du me thënë. E angazhojnë familja një mistik me ua shëru çikën prej varësisë nga një kult, e mistiku karizmatik ngulet më së keqi, obsesiohet me pacienten e tij të obsesionuar.
Pse Juve nuk po u mjafton që e rrëzuat qeverinë e tij, por tash Albinin po e doni edhe 'të zhdukur', a çka po doni.
Çka po ndodh kështu?
Më së paku flasim për shëndetin dhe jetën tonë në vetizolim.
Pse rivalëve të tij, Albini u duket më i rëndësishm se jeta, dhe më i rrezikshëm se vdekja.
Kjo nuk është Demokracia, kjo është Psikopatia.
Askush nuk po flet për JETËN, a po shpëtojmë a Jo?
'Babat të i korrupcionit' siç e quan Isa Muatafën shkrimtari Veli Karahoda, nuk i pushon ajo çakallë, nuk i vjen marre thuajse i ka 15-të vjet, gjithë ditën e lume flet për të ardhmën e për karasevdallakun e tij. Thuajse nuk bën pa të hiç. Ai kujton se ka krijuar simpati duke e rrëzuat qeveinë Kurti, e nuk edi se e ka rritur Kurtin duke e rrëzuar.
Sepse populli i do 'viktimat'. Siç Ju ka dashur Juve, parti me shumë viktima, derisa Ju pa se Ju dashuroheni në ata të cilët i keni fajësuar se ju kanë viktimizuar.
Isa me eufori djaloshare thotë, hajde shpejt ulemi vendosim për qeverinë e Re.
Nuk i tutët epidemisë, po i tutet humbjes së pushtetit.
S'je normal. Pasha Zotin s'je normal.
Çka ke bë more ti për këtë vend përveç që e ke shfrytëzu. Ku është një thënie e jotja? Ku është një vepër humanitare e jotja?
Pusho pak, te këqyrim a po pshtojmë e masandej vazhdoni qeverisnj me hajna e me kriminela qysh jeni mësu.
Për Ramushin: Albini i keq, Zhizheku i keq, krejt lloma, po a ta bina more vlla një lopë e fol me tē, hiq mall.
Veç Kadri Veseli deri tash po sillet si njeri normal. Anipse nuk mjafton heshtja e tij. Edhe Ai mundet me shpënda pica si Klintonët që i kishin çu 400 pica në një spital.
Ndihmoni najsen, ose msheleni gojën se e çmendet popullin. Ne Ju se njohim qe 20 vjet, por nuk e kemi ditur bash deri këtu shkoni, që bëheni të vetmit në botë që nuk ndaleni edhe kur i shihni shqiptarët kah vegjetojnë, të izoluar e të pashpresë.
Ke shembuj boll. Këqyre Labin, merr shembull nga Halil Kastrati, ndihmo najsen e hiquni hajnave e kriminelëve që i ka nxan gjaku.
Mos ia fal politikës asnjë minutë të jetës. Ngom mu.
Rrin në shpi dhe Lutju Zotit.
Lutja jonë pranohet, sipas fesë.
Sepse, përveç duaja e jetimit dhe e nanës, Zoti e pranon Lutjen e atyre që durojnë zullumin.
Lutjen tonë.
Ne jemi viktima të zullumit e të mafisë politike që nuk e shohin se nëse vazhdon epidemia kështu me këtë paqartësi, s'do të kenë kë ta vjedhin më.
P.S. Batoni si njëfarë Mitar Tarabiqi, fallshor i Serbisë, që e parashikonte se në Luftën e Tretë botërore so të zhduken krejt shqiptarët.
Nuk është një Albin, Baton. Gjysma e popullit jemi Albina. Këtu është 'problemi'.