Barbaria dhe babëzia e shkatërrim rrënimit të gjithçkaje, në emër të luftës kundër komunizmit

Opinione

Barbaria dhe babëzia e shkatërrim rrënimit të gjithçkaje, në emër të luftës kundër komunizmit

Nga: Gëzim Loka Më: 18 prill 2020 Në ora: 11:55
Gëzim Loka

Në fillim të viteve ‘90, bashkë me hapjen e Shqiërië ndaj botës ndodhi një dukuri e trishtë dhe me pasoja vrastare për shumicën e shqiptarëve, shkatërrimi dhe rrënimi i çdo gjëje të krijuar në komunizëm, me mundin, djersën dhe gjakun e një populli të varfër por qëndrestar në histori.

Gjatë këtyre tridhjetë viteve në Shqipëri, në emër të “luftës kundër komunizmit”, është bërë një masakër delirante dhe fatale mbi ekonominë shqiptare, mbi bujqësinë, industrinë, sistemin e mbrojtejs së atdheut, shëndetësinë, arsimin, kulturën, vlerat materiale dhe konstucionin moral mbi të cilat ndërtohet një shoqëri dhe një komb. Fatura e shkatërrimeve është e llahtarshme dhe të bën të ndihesh keq, kur kupton se sa shumë është spekuluar “në emër të popullit”, të cilin këta të pacipë që na kanë drejtuar e quajnë “sovrani” dhe bëjnë gjithçka munden që ta zhvatin, rjepin dhe garbitin atë “me duar të pastra”!

Gjithë kjo histori nisi në vitet e para të ndryshimit të regjimit në Shqipëri, pas fillimit të viteve ’90, kur vendi po kalonte nga rendi socialist në atë të një “kapitalizmi demokratik”, por që realisht do të rezultonte një anarshi e organizuar nga politika për të zhvatur çdo qindarkë të shqiptarëve!

Kalimi i Shqipërisë nga sistemi socialist në atë kapitalist, u shoqërua me shkatërrimin e çdo gjëje të  ndërtuar në dyzet e pesë vjet socializëm nga populli shqiptar, që nga toka tek mjetet e prodhimit, nga uzinat, farbrikat, kombinatet, vreshtat, ullishtat, pemëtoret, tek qendrat arsimore, shëndetësore, kulturore, etj. Platforma e dy partive kryesore, PD dhe PS, që kanë udhëhequr tridhjetë vjet vendin tonë, veçanërisht e Partisë Demokratike, që erdhi në pushtet në vitin 92, ishte teoria e “tokës së zezë” dhe “nivelit zero”, çfarë do të thoshte të shkatërrosh çdo gjë “komuniste” dhe të ndërtosh mbi rrënimin e gjithçkaje një shtet dhe një shoqëri që bazohen tek shfrytëzimi i punës së tjetrit, tek qarkullimi dhe jo tek prodhimi. Mbi këtë platformë kriminale, në emër të gjoja “dekomunistizimit”, u shkatërrua baza e punës, baza e jetesës dhe e pensionit, duke i lënë i shqiptarët në një udhëkryq të gjatë tranzitiv, rrugëve të emigracionit, pa punë, pa të ardhura, ku një pjesë fare e vogël krijuan një pasuri përrallore nga vjedhja e pronës publike, kurse shumica dërrmuese jetojnë në kushtet e varfërisë dhe mjerimit.

Teoria e “nivelit zero” kishte një përmbajtje kriminale, pas ajo kishte të bënte me shkatërrimin e qindra fabrikave, uzinave, kombinateve, të cilat ishin ndërtuar me punën, djersën dhe gjakun e shqiptarëve, për t’u shërbyer atyre që i ndërtuan dhe brezave që do të vijnë më pas. Kjo indrustri, ku punonin qindra e mijëra shqiptarë, jo vetëm siguronte të gjitha nevojat e vendit, por dhe eksportonte jashtë mallra të një cilësie të lartë, të cilat konvertoheshin me mallra të tjera të nevojshme dhe valutë, për të bërë të mundur kështu investimet në vepra të tjera, që ishin pjesë e planeve pesëvjeçare, ku projketoheshin dhe zbatohehsin vepra madhore, si uzina, fabrika, kombinate, hidrocentrale etj. Kështu, bie fjala, vetëm gjatë viteve '68-85, në Shqipëri u ndërtuan hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, me një fuqi të madhe energjetike, siç ishte i Fierzës, HC më i madhi në Ballkan, vepra të cilat, për fat të mirë, i shpëtuan zulmës së shkatërrimit “antikomunist”, sepse përndryshe shqiptarët do të kalonin në kohën e kandilit, siç ishim rreth një shekull më para, në kohën e Merhumit Zog.

U prish Uzina e telit në Shkodër, që prodhonte të gjithë nevojat e elektrifikimit familjar dhe indrustrial në vend dhe ekportohej energji në të gjithë Europën. Për më tepër këtu punonin me qindra punëtorë të kualifikuar, të cilët pas ndryshimit të sistemit dolën në rrugë dhe sot jetojnë në kushtet e varfërisë ektreme. Iu vu kazma nga themlet indrustrisë tekstile në Tiranë, Berat dhe Korçë, ku prodhime të tilla si kadifja, basmat e pambukëta etj eskportoheshin në gjithë Europën, sepse ishin të një cilësie të lartë dhe ku punonin me mijëra punëtorë të kualifikuar! U rrënua indrustria minerare, ku bie fjala, uzina e bakrit prodhonte arin e një cilësie të lartë, u dëmtuan minierat si ato të kromit, hekurnikelit, bitumit, ku një pjesë e madhe u mbyllën fare, një pjesë e privitizuan nga mafia, siç ka ndodhur me minerën e kromit Bulqizë, që janë kthyer në qendra krimi, burime vrasjesh, jo të punëtoërve, vetëm për shkak të kushteve të rënda teknike, por dhe të grupeve rivale të interesit, për shkak konkurencës së oligarkëve!

Me zulmë e bujë, si në lëvizjet çartiste të shekullit XVIII në Angli, u sulmua baza e plehrave kimike, Uzina e Superfosfatit të  Laçit, Azotiku i Fierit, të cilët u kthyen në tokë të zezë, pa mbetur as nam e as nishan nga prania e tyre. Këto uzina gjigane, që mbulonin me prodhimin e tyre të gjithë nevojat që i duheshin një bujqësie të përparuar në vend, u rrënuan në emër të absurdit, luftës kundër gjithçkaje “komuniste”! Sot, në saj të këtij rrënimi të organizuar, asortimentet që ata prodhonin për të furnizuar bujqësinë na vijën nga Rusia, nga ku marrim edhe bukën, e cila ishte siguruar që në vitin '76, duke siguruar edhe rezervën në kohë lufte dhe tepricën ia shisnim Greqisë! Sot, rroftë tregu i lirë, një kile miell e blejmë sa qimet e kokës dhe kush nuk ka mundësi për të blerë paktën thesin e miellit, le të vdesë nga uria, i mjafton “antikomunizmi” berishian!

Iu vu kazma indrustrisë mekanike, e cila prodhonte nga veglat e punes e deri tek traktori e tanku në Uzinën e Autotraktorëve dhe Uzinën e Tankeve në Tiranë, ku punonin rreth 10  mijë punëtorë, specialistë, kuadro të lartë e të mesëm, novatorë, pasi u rrënua gjithçka për të feshur gjurmët e vjedhjes, e gjithë kjo pasuri u shit për hekur jashtë rreth 10 mijë punëtorët dolën të pa punë, familjet e tyre mbetën pa bukë dhe në mëshirë të fatit!

Po këtë fat të trishtë do të pësonte indrustria e lehtë dhe ushqimore, e cila prodhonte mall me cilësi të lartë, sidomos pijet, makaronat, lëngjet e frutave si dhe asortimente të tjera që ishin të preferuara dhe në tregjet e vendeve të zhvilluara evropiane!

Teoria e “nivelit zero”, për të shkatërruar çdo gjë që ishte ndërtuar në kohën e komunizmit, ishte një akt barbar dhe me pasoja të rënda, sepse rrënoi miliarda lekë vlera, shuma të mëdha të të cilave u vodhën nga mafia politike, por dhe shkatërroi bazën e punës dhe të pensionit, shpopulloi ose lanë mëshirë të fatit disa qytete të reja industriale të ndërtuara në kohën e socializmit bashkë me këto vepra indrustriale.

 

 

Shkatërrimi i bujqësisë, ujrave dhe pyjeve

Një rrënim akoma më i madh dhe më vrastar ndodhi në bujqësi, ku u shkatërruan mijëra e mijëra ha tokë të mbjella me pemë frutore, vreshta, ullishta, plantacione me mollë, dardhë, kumbull, qershi, u shkatërruan brezare me potokalle, limona e mandarina, u shkatërrua sistemi bonifikues dhe ujites, plehërues, plantacione me mollë, dardhë, kumbull, qershi, u shkatërruan brezare me potokalle, limona e mandarina etj. U rrënuan nga çdo sistem ujitës, kullues e bonifikues fushat me misër, grurë, oriz, luledielli, pambuk. Nisën ndërtimet vrastare, betonimi i tokave të bukës, akt i paprecedentë që nuk ka ndodhur në asnjë vend të ish Lindjes komuniste.

Gjithë ky sistem i fuqishëm i dru-frutoreve iu nënshtrua një barbarie të paparë kurrë ndonjëherë, u prenë vreshta e ullinj, vajti gjithçka në kuotën zero, siç pretendonin të bënin «demokratikasit» që erdhën në pushtet dhe mburreshin me rrënimin e gjithçkaje!

Sistemi ujor, që nga ujë për vaditje gjer tek ujë i pijshëm iu nënshtrua një tjetër babëzie nga ish «pronarët», të cilët gjetën rastin për të shitur ujin për vaditje me lekë, ndërkohë që sipas Kushtetutës ujë është një pasuri shtetërore dhe vetëm shteti ka të drejtë të vendosë çmime dhe objeksione mbi këtë mall jetik për fatin e popullatës. 

Vetëm prerja dhe maskarimi i pyjeve që ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtyre 30 viteve, është më shumë se një barbari është kufizim dhe shterim i burimeve jetësore të oksigjenit dhe jetës që vjen nga këto mushkëri të gjelbëra.

Rrënimi i Ushtrisë, vjedhjet galopante në emër të «demontimit»

Një nga sektorët ku barbaria dhe babëzia, etja për fitime përrallore e oligarkisë politiko-ushtarake e ka treguar fytyrën e saj të vërtëtë, është ushtria dhe mbrojtja kombëtare. Një pasuri përrallore, në emër të «demontimit», u shit me para nën dorë në tregun e mafies rajonale, evropiane e botërore, duke bërë që në xhepin e oligarkëve të përfundonin miliarda euro, që mund të ishin një pasuri e konsiderueshme në arkën e shtetit shqiptar! Vetëm shitja nën dorë e rreth tre milionë pajisjeve të kompletit individual të mbrojtjes kundër armikut bakterilogjik, të përgatitura për gjithë popullinushtar, në raste të luftës bakterilogjike, është një krim jo vetëm financiar por dhe atdhetar me pasoja të rënda. nëse do të ishin, sot këto pajisje do të ndihmonin që lufta kundër kësaj flame me emrin kovid 19 të ishte më efikase dhe të mos kishte pasoja të tilla në shëndetin e popullatës dhe në ekonominë tonë kombëtare!

Ushtria në kohën e epokës socialiste qe forcuar shumë në Shqipëri dhe garantonte sovranitetin e vendit. Në këtë kohë qe investuar shumë në aramtime, në fortifikim, në teknologji ushtarake, saqë Shqipëria konsiderohej “fuçi baroti” në Ballkan. ne ishim përgatitur që nëse agresorët e huaj do të tentonin të ngrenin armët dhe arsenalin e tyre djallëzor kundër vendit tonë, ushria shqiptare që në dy tre minutat e para  të kthehej në një fortëse të pathyeshme qëndrese dhe të zbrapste çdo sulm eventual ndaj territorit tonë. Kjo sa për fillim, se më tej, në rast të vazhdimit të këmbënguljes së pushtimit nga të huajt, brenda 72 orëve, ushtria shqiptare kishte burime njerëzore dhe materiale luftarake që të angazhonte në mbrojtje gjithëpërfshirëse rreth 800 mijë trupa, duke e bërë Shqipërinë një kështjellë të pathyeshme nga asnjë agresor.

Aty nga fund i viteve ’70, fillimi i viteve ‘80, ushtria shqiptare ka pasur në përbërje 22 divizione mbrojtje kundërajrore, flotë luftarake detare, aviacion, i cili në kohë lufte ishte i strehuar nën tokë. Ishte një pasuri e madhe kombëtare, e vlefshme për kohë paqeje e lufte, që nuk mund të “flakej” tutje me një të rënë të lapsit, siç ndodhi në vendin tonë!

Por ky system si gjithçka tjetër në Shqipëri u shkatërruia dhe ushtria, armatime e cdo gjë tjetër që ishte në shërbim të saj, u dëmtua ose u shit për interesa të mafies dhe krimit të organizuar. Me shkatërrimin e kësaj pasurie kolosale filloi ndërtimi i sistemit kapitalist, ku kulmi arriti në vitin e zi ’97, kur u thyen depot dhe u plaçkitën gjithëçka, që nga më e vogla deri tek aramtimet e rënda, veshmbathjet e pajisjet e nevojshme të tjera.

Lind pyetja: Ku përfunduan 1200 tanket e epokës socialiste, ku shkoi gjithë ai aramtim i rëndë, ku shkuan qindra objekte e materiale ushtarake, që ishin një kapital i madh, me vlera të mëdha ekonomike e luftarake?!

U vodhën, u plaçkitën, u shitën në tregun e mafies ndërkombëtare, nga elita politike dhe ushtarake e vendit, të cilët me pasurinë e shqiptarëve, të vënë me djersë e gjak nga një popull i varfër, luajtën poker për interest e tyre personale të pasurimit me çdo mjet e me çdo kusht!

Gjithçka e ka mbuluar heshtja dhe pluhuri i harrimit, gjithçka fled he nuk ka ndërmend të zgjohet më në një dosje të kobshme, dosjen e  vitit 1997, që e akuzon klasën politike shqiptare, veçanërisht të djathtët që ishin në pushtet, për afera kriminale me këtë pasuri kolosale të shqiptarëve, që u ndërtua me mund e djersë në kohën e socializmit dhe u rrënua, u zhvat e u gllabërua nga orekset kriminale të kriminelëve me jaka të bardha!

Rrënimi dhe barbaria në çdo qelizë të punës dhe jetës shqiptare

Rrënimi dhe barbaria shoqëroi çdo qelizë të punës e prodhimit, qendrat social-kulturore e shëndetësore, arsimin që u kthye në kuota primitiviteti, duke i kushtuar këtij populli të varfër e të grabitur sistematikisht nga mafia politike miliarda euro, me të cilat, po të administroheshin e të viheshin në punë të gjitha këto resurese, Shqipëria do të kishte një tjetër stad zhvillimi dhe një tjetër niveli të zhvillimit ekonomik.

Falë këtij rrënimi, sot qendrat shëndetësore në fshatra janë thuajse inekzistente, arsimi është në nivele të mjerueshme, pasi të gjitha klasat mësojnë në një klasë duke e kthyer mësimin në një lloj absurdi të organizuar, nuk bëhet fjalë për shtëpi kulture, qendra social-kulturore e vende argëtimi e kalimi të kohës së lirë për rininë, pas i vetmi “argëtim” ka mbetur hashashi, kokaina, bota e vesit deri në perversitet, që po lulëzon dhe askush nuk e kontrollon dot, pasi ata që kanë në dorë fatet e këtij vendi, politikanët tanë, janë vetë autorët e këtij rrënimi të madh e të pacak...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat