Albin Kurti përballë korrupsionit dhe politikës së vjetër

Opinione

Albin Kurti përballë korrupsionit dhe politikës së vjetër

Skënder S. Kapiti Nga Skënder S. Kapiti Më 18 prill 2020 Në ora: 15:01
Albin Kurti

Shqiptarët e Kosovës në dy zgjedhjet e fundit parlamentare si forcë të parë politike kanë nxjerrë Lëvizjen “VETEVENDOSJA”. Politika e vjetër u bashkua në vitin 2017 kundër LVV dhe formuan kualicioni e famshëm që njihet si PAN, qeverisja e të cilit dështoi pasi edhe ishte destinuar që të dështojë sepse ishte thjesht kualicion interesash te krypartiakeve te atij kualicioni. Dhe populli përsëri pas dy vitesh, pikërisht me 6 Tetor 2019 përsëri zgjodhi si forcë të parë politike LVV-në, e cila pas shumë vështirësish arriti që të formojë qeverinë e kualicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku populli besonte dhe shpresonte si kualicioni i ndryshimit dhe shpresës për mposhtjen dhe ndëshkimin e krimit, korrupsionit dhe hajnisë institucionale të politikës së vjetër.

Por shumë shpejt, në një kohë prej 50 ditësh mirëqeverisje nga qeveria Kurti, komponenti i kualicionit, LDK-ja, duke pasur borxhe, hesape e llogari korruptive me Partinë Demokratike dhe me opozitarët e tjerë në pabesi dhe në mënyrë djallëzore dhe intriguese ndërmori një mocion mosbesimi gjë që çoi në rënien e qeverisë Kurti. Qëllimi kryesor i rrëzimit të qeverisë Kurti me anë të një puçi parlamentar është fakti se politika e vjetër në Kosovë nuk mundej në asnjë mënyrë që të pajtohej me suksesin dhe arritjet e VETVENDOSJES, pasi ky sukses i saj po e çonte drejt fundosjes dhe daljes në pension politik të elitës politike te vjeter dhe dështake kosovare. Dhe ata bënë përpjekjen e tyre të fundit dëshpëruese duke menduar se me një veprim jolegjitim ata do ta rrëzonin politikën e re qeverisëse dhe do ta merrnin përsëri po ata drejtimin e qeverisë e të shtetit.

Kulmi i ketij amoraliteti politik të tyre është edhe momenti kur ata shkaktuan krizën politike, pikërisht krahas asaj të krizës së pandemisë së koronavirusit, duke mirëllogaritur se në këto kushte të pandemisë nuk do të ketë kundërshti masive popullore për të mbrojtur qeverinë legjitime dhe legjitimitetin e verdiktit popullor të 6 Tetorit 2019.Mirëpo komplotistët i bënë llogaritë gabim ,pasi sondazhet tregojnë se asnjëherë me pare asnjë forcë politike në historinë politike shqiptare nuk ka mbështetje kaq të madhe se sa VETEVENDOSJA, mbështetje e cila po rritet dita-ditës.

Projektligjet dhe mocionet që inspirojnë qoftë LDK apo PDK , pra kualicioni i politikës së vjetër PLAN, apo kualicioni i së keqes janë të gjitha në funksion të  interesave të tyre personale politike e krimo-korruptive. Pasi bënë paturpësinë dhe amoralitetin e madh politik me puçin antidemokratik në parlament që rrëzuan qeverinë Kurti, kualicioni i së keqes tashmë po e ndjen se ka bërë një “harakiri” politik, pasi ka shkaktuar një neveri dhe pakënaqësi jashtzakonisht të madhe publike e kombëtare por edhe reagim të ashpër ndërkombëtar kundër këtij akti të rëndë të rrëzimit të qeverisë legjitime dhe demokratike në Kosovë, akt i cili ishte mohim i verdiktit popullor të 6 Tetorit 2019.

Të gjitha nismat, propozimet apo mocionet e tjera pas mocionit të mosbesimit që mundësoi rrëzimin e Qeverisë janë përpjekje mjerane që vertetojnë paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë e rrëzimit të qeverisë Kurti në Parlament. Tashmë kualicioni i së keqes mundohet që të duket sikur  atyre u interson dhe janë të përkushtuar në luftën kundër pandemisë, pasi po shohin efikasitetin e punës së qeverisë në detyrë në përballmin e krizës së pandemisë. Kualicionin e së keqes që shkaktoi krizën politike nuk e ka mbështetur dhe as nuk e ka përkrahur jo vetëm publiku kombëtar shqiptar por as politika e as qeveritë perendimore, por e kundërta ka ndodhur që ato i kanë dhënë mbështetje qeverisë Kurti në përballimin dhe për masat në parandalimin e pandemisë virusale.

PLA-i puçist  duke ndjerë se nuk mundet që të formojnë një qeveri antikushtetucionale dhe antiligjore, pasi fituese e zgjedhjeve është VETEVENDOSJA, ata mundohen që të duken se ekzistojnë si politikë që vendos pengesa e gurë në rrota qeverisë në detyrë. PLAN-istët  e frontit të së keqes parandjejnë se në ballafaqimin e afërt në zgjedhjet e reja pasi të kalojë pandemia, kualicioni i tyre do të marrë ndëshkimin e rëndë dhe të merituar.

Ky është paniku dhe ankthi që ka kapur dështakët e politikës së vjetër. Si mocioni i LDK-së ashtu edhe ato të tjera pas tij janë përpjekje dëshpëruese të disfatistëve të cilët kanë të hipotekuar korrupsionin ,krimin dhe hajninë politike gjatë keqeverisjeve të pushtetit të tyre. Ata ndoshta janë pishmanuar pse rrëzuan qeverinë Kurti pas 50 ditë mirëqeversje të saj, por më shumë janë pishmanuar për  verbërinë e tyre që një gjë të tillë e bënë në kohën e pandemisë së koronavirusit, gjë për të cilën nuk mund të justifikohen me asnjë lloj aventurizmi e akrobacie tjetër politike pasi edhe po bëhen jo vetëm të neveritshëm por edhe qesharakë. Nuk mundet askush që ta ndalë triumfin e Verdiktit popullor i cili shpreson dhe i beson Albin Kurtit, qeverisjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat