A po shkon LDK-ja drejtë theqafjes politike?!

Opinione

A po shkon LDK-ja drejtë theqafjes politike?!

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 25 prill 2020 Në ora: 19:51
LDK

Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dikur mund të quhej si shpëtimtarja e Kosovës, tash mbase lirisht mund të quhet si varrmija e Kosovës! E formuar nga Elita intelektuale e Kosovës në fund të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që të kaluar, atëherë kur makina shtypëse serbe në Kosovë po shkatërronte gjithçka shqiptare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e dr.Ibrahim Rugovës, ishte shndërruar në flamurtare të mbrojtjes së identitetit shqiptar të Kosovës!

Se si u zhvilluan ngjarjet atëherë i dijnë të gjithë ata që i përjetuan ato ngjarje dramatike, kur Kosova dhe populli shqiptar në të kishin mbetur pothuajse nën mëshirën e askujt! Ish udhëheqësit shqiptar të kohës së komunizmit,Serbia pasi i kishte shtrydhur si limonë i kishte hudhur si të pavlerë,dhe kështu egzistonte rreziku real që Kosova të zhvishej nga gjithçka shqiptare! Dhe synimi i Serbisë dhe i serbëve ishte që para botës Kosovën ta paraqiste si teritor serb, në të cilin teritor jetonin edhe shqiptarët,por të cilët si pakicë që ishin ose duhej t‘i akceptonin ligjet serbe ose nëse jo të iknin nga aty!

Historia ia ngarkoi barrën e shpëtimit të Kosovës dhe të shqiptarizmës Elites intelektuale shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën! Tash disa e vënë në diskutim rolin historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj?! Autori i këtij shkrimi e ka bindjen se nëse nuk do të formohej Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 1989,mund të ndodhte që tash as mos të përmendej Kosova as si nocion gjeografik! Bashkëmoshatarët e asaj kohe e dinë se si Serbia që nga heqja e autonomisë së Kosovës (23. mars 1989,kishte filluar që administrativisht pjesë të Kosovës të ua bashkangjiste rrethit të Vranjës,Leskocit etj. Me një fjalë ajo bënte plane që ta zhbënte Kosovën!

Dihet pastaj se si Lidhja Demokratike E Kosovës ishte shndërruar në një Lëvizje popullore ku ishin anëtarësuar mbi shtatëqindmijë anëtarë! Dhe ata shtatëqindmijë anëtarë e kishin zgjedhur e pranuar si president në fillim të partisë e pastaj edhe të Kosovës dr.Ibrahim Rugovën! Me Lidhjen Demokratike dhe dr.Ibrahim Rugovën në krye,shqiptarët e Kosovës e kishin bindur së pari vetën e pastaj gjithë botën se ata kishin synim që njëherë e përgjithmonë të çliriheshin nga zgjedha serbe!

Nëse Lidhja Demokratike nën udhëheqjen e Rugovës mund të quhet shpëtimtare e Kosovës (së bashku edhe me Ushtrinë Çlirimtare), Lidhja Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e Mustafës, mbase do të mund të quhej si varrmihëse e Kosovës?! Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, kur në kohën që po jetojmë ajo po e merr përgjegjësine historike të bëjë Qeveri me AAK-n e Haradinajt dhe me Nismën e Fatmir Limajt dhe me minoritete(edhe me ato serbe)?!...Mbase këtij koalicioni mund t‘i bashkohet edhe AKR-ja e Behxhet Pacollit, parti e cila përveq kryetarit, nuk dihet nëse e ka ndonjë anëtar tjetër?!...

Të bësh sot qeveri me Rambon, me Fatmirin, me Behxhetin e me Rakiqin, do të thotë ose nuk di se ç‘je duke bërë ose lakmia për pushtet e ka mund arsyen?!...Lakmia për pushtet shumë kujtë ia ka thyer qafën?! Një theqafje të tillë nuk do të ia dëshironim as Lidhjes Demokratike dhe as një partie tjetër?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat