Mortaja me koronë dhe ahengjet e kësaj vere

Opinione

Mortaja me koronë dhe ahengjet e kësaj vere

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 5 maj 2020 Në ora: 18:57
Ilustrim

•A.Vitia:"Gjatë këtij viti nuk do të ketë ahengje dasmash nëpër restorante e me muzikë".•L.Tahiri:"Nëse nuk anulohet masa për organizim dasmash,do të ketë protesta",ka kërcënuar Tahiri

Pa dyshim që sivjet për dallim nga vitet tjera,stili i jetës dhe i punës në Kisovë do të ndryshojë dukshëm me shpërthimin e pandemisë globale Covid-19.Kanë nisur pyetjet dhe dilemat se si dhe a do mbahen apo jo ahengje dasmash,fejesa,syneti,kanagjegje etj,kësaj vere nëpër restornate,hotele e sallone,ku pjesë e këtyre do jenë edhe orkestra muzikore me këngëtarë/e.Por,interesimi i madh është se çfarë mund të ndodhë në këto objekte duke qenë kategoria më e rrezikuar për përhapjen e infeksionit të Mortajës së koronës.Pronarët e këtyre të fundit,por edhe të tjerët,janë të shqetësuar lidhur me paralajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë,sepse sipas tyre,pa dasma,syneti e ahengje tjera,nuk besojnë se do të ketë ekonomi Kosova këtë vit.Pos testoranteve do dëmtohen edhe shumë biznese përcjellëse.Janë prodhimet bujqësore,pastaj sallone të nuserisë,ateletë e fustaneve të nuserisë,frizeret,argjendaritë,butiqet,xhurues,fotograf,tupanxhinj e zurlaxhinj,etj,të cilët po ashtu do të kenë krizë të thellë në afarizmin e tyre.Për momentin gjithçka është e paqartë.Në këto rrethana ndoshta do të ndihet mungesa e ardhjes së diasporës në Kosovë,ngase nga këta varen edhe dasmat.Do të mungojnë në dasma edhe bakshishet për këngëtarë/e e estrada muzikore.Do të na mungojnë të shtënat në ajër e shumë gjëra tjera.

Duhet patur parasysh se shumë ceremoni martesore janë caktuar  këtë verë.Pos reztoranteve janë rezervuar poashtu edhe estrada e këngëtarë muzike të cilët do të performojnë në ahengje të kësaj vere.Këta dhe të tjerë besojnë se nuk do të anulohen kontratat,të bindur se kjo situatë do të përfundojë deri në korrik e gusht të kësaj vere.Dhëntë Zoti që kështu të ndodhë.Megjithatë,disa këngëtarë/e kanë deklaruar se të gjitha datat ende janë të rezervuara nëpër restorante e hotele nga ana e grupeve muzikore.Madje,një këngëtare deklaroi ditë më parë si me krenari se kishte të rezervuara 30 dasma nga të cilat pret një fitim 2 mijë euro.

Një çift kishte planifikuar të ketë 350 të ftuar në dasëm në kushte normale,por  këta bashkohen pa dasëm për shkak të koronavirusit.Ndërkaq,një çift tjetër nga Prishtina,në pamundësi të bëjë dasëm me kolona veturash,e bën xhiro me nusen me motor nëpër kryeqytet(18 prill).

Për momentin,në këto rrethana ende nuk dihet se a do të mund të mbahen dasma e ahengje tjera nëpër restorante e gjetiu,mbetet të shihet.Kjo për faktin se nuk dihet se sa do të zgjasin rrethanat e krijuara pas koronavirusit.Në këtë kuptim,ministri në detyrë i Shëndetësisë,Arben Vitia,deklaroi ditë më parë se:"Gjatë këtij viti nuk do të ketë organizim të dasmave,fejesave,datëlindjeve në Kosovë".Për më tepër sipas Vitisë,ky vit nuk do të jetë normal,por do jet vit i diferencës 2 metra njeri prej tjetrit(30 prill).Mirëpo,kjo dekleratë e Vitisë nuk është pritur mirë as nga pronarë restorantesh,hotelesh e biznesesh,e në veçanti nga disa këngëtarë e artistë.Këta të fundit madje kanë kërcënuar edhe me protesta në shenjë pakënaqësie.Konkretisht,ka qenë këngëtari tallava,Labinot Tahiri i cili ka kërcënuar:"Nëse nuk anulohet masa për anulimin e dasmave të këtij viti,atëherë do të ketë protesta"(1 prill).E artisti Fatmir Spahiu(bufi),kërkon nga Ministria e Shëndetësisë,të subvencionojë kaparin e dhënë për dasma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat