100 ditët dinamike të qeverisë Kurti!

Opinione

100 ditët dinamike të qeverisë Kurti!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 13 maj 2020 Në ora: 20:00
Albin Kurti

E përcolla me shumë vëmendje raportin e punës 100 ditore të Qeverisë në detyrë raport i cili ishte shumë përmbajtjesore dhe në të cilin u dëshmuan shumë nisma dhe punë të mira të cilat u bënë gjatë kësaj periudhe.

Mënyra e prezantimit të raporteve të kabinetit të Ministrave për punën e bërë gjatë kësaj periudhe i përngjan një Kabineti me renome të vendeve më të zhvilluara demokratike të Botës Perëndimore.

Përbërja e këtij Kabineti Qeveritar ishte shpresë e madhe e përcjellur me një entuziazëm shumë të gjerë nga qytetarët e Kosovës.

Kjo Qeveri që nga marrja e mandatit u ballafaqua me sfida më të ndryshme të cilat u krijuan qoftë nga faktori i brendshëm apo ai i jashtëm. Qytetarët e Kosovës i përkrahën nismat veprimet dhe hapat e nevojshëm të Qeverisë Kurti në eliminimin e dukurive të ndryshme negative duke i dhënë përkrahje të plotë sundimit të ligjit dhe shkapjes së mekanizmave të shtetit.

Kjo Qeveri dhe Ministritë përkatëse gjatë kësaj periudhe krijuan një unitet të kënaqshëm në realizimin e programit Qeveritarë.

Raporti i punës të cilën e paraqiti Kabineti Qeveritarë i Albin Kurtit u pa se kishte rezultate të pa mohushme në drejtim të funksionimit të shtetit ligjorë. Po thuajse se të gjithë Ministritë dolën para opinionit duke prezantua punën dhe reformat e nisura për një Qeverisje me mendësi të re.

Këto reforma u vrenjten në Ministrinë e drejtësisë, në të cilën u bënë hapa konkret në zbatimin e vetingut në sistemin Prokuroria, Gjyqësorë dhe në mekanizmat tjerë të sundimit të ligjit.

Po ashtu edhe në Ministrinë e Arsimit filluan të behën reforma të nevojshme në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në tërë sistemin edukativë arsimorë. Rezultatet, iniciativa të reja në drejtim të realizimit të programit ekonomikë pati edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomikë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme në atë të Integrimeve Evropiane, të Bujqësisë të Kulturës të Transferove Financiare edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme sidomos në menaxhimin dhe riatdhesimin e qytetarëve të Kosovës nëpër vendet e ndryshme të Botës.

Kabineti Qeveritarë që në fillim të punës u përballë me Pandeminë e Koronavirusit e cila e ka kaplue gjithë globinë.

Meriton të përmendet puna e mirë e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht të Ministrit Arben Vitia i cili me përkushtimin më të madhë në bashkëpunim me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë arriti të menaxhojë situatën e Pandemisë në Kosovë, në shkallën më të lartë të organizimit profesional, mjekësor dhe moralë të përgjegjësisë.

Pa dyshim se ky kabinet Qeveritarë deri më tani ka qenë në ballë të përkushtimit dhe përgjegjësisë për ta mbrojture shëndetin e popullsisë.

Kosova si një ndër shtetet më të varfura të rajonit ka arriturë që ti mobilizojë të gjithë mekanizmat shëndetësorë, strukturat e policisë dhe të sigurisë që në mënyrën më të mirë të menaxhojë dhe tejkalojë këtë sfidë të madhe me të cilën po përballet njerizimi.

Në fund po theksojmë se në shtetet demokratike qytetari ka të drejtë të shprehë mendimin e lirë duke kritikue punën e qeverisë apo të institucioneve të tjera të shtetit por kësaj radhe vetëm individët (sadistë) apo grupet e interesit mundë ta kritikojnë Qeverinë në detyrë por e vërteta tek populli është shumë pozitive.

Këtë po e tregojnë edhe sondazhet e ndryshme të cilat në mënyrë permanente po qëndrojnë konstante duke përkrahur punën e Qeverisë në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat