Koha dhe shkaqet e masakrave ortodokse greke - Bota Sot
Koha dhe shkaqet e masakrave ortodokse greke

Opinione

Koha dhe shkaqet e masakrave ortodokse greke

Nga: Fahri Dahri Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:48
Fahri Dahri

(WHEN)? (¹)

Gjenocidi ortodoks Grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, ashtu si çdo ngjarje, ndodhi, luftëra lokale apo Botërore, nuk kanë një datë fikse të fillimit, por të gjitha fillojnë gradualisht dhe mbarojnë në fund, në vartësi të synimit pozitiv apo negativ të akteve të ndërmarra. Kështu ka ndodhur edhe me gjenocidin ortodoks Grek ndaj shqiptarëve të rajonit të Çamërisë (çamëve të lrishterë e myslimanë).

Fillesën e ka që nga Kongresi i Berlinit, mbajtur më 13, qershor 1878, ku u vendos që prefektura e Artës, territor etnik pellazgo-ilir (shqiptar), i u dhurua shtetit Grek.

Është e nevojshme të informohemi me rrethanat e asaj kohe, ku trojet e Gadishullit të Ballkanit ishin nën pushtimin e Perandorisë Osmane. Në ato kushte për trojet etnike shqiptare flitej për troje të perandorisë osmane dhe duke qenë se ajo perandori kishte marrë tatëpjetën, fatet e trojeve etnike shiptare ishin të “zbuluara”, të pambrojtura.

Pavarësisht ndodhjes në ato kushte, ku gjithçka trajtohej territor i Perandorisë Osmane, në të vërtetë ajo perandori, për efekte administrimi, edhe trojet tona ishin të ndara në vilajete dhe prefektura e Artës ndodhej në vilajetin e Janinës, ashtu si dhe tre vilajetet e tjera të cilësuara shqiptare, duhej të trajtohej nga Kongresi i Berlinit me kujdes dhe me drejtësi duke mos lejuar një coptim të tillë.

●- Goditje e madhe raciste me synim shpërbërjen e etnisë shqiptare, e cila e bazon përcaktimin e kombit jo mbi baza fetare, ishte shtypja e Lidhjes së Prizrenit. Rilindasit shqiptar ishin të vetëdijshëm se ashtu si popujt e tjerë ballkanike krijuan shtetet e tyre, duhej që dhe shqiptarët të kishin shtetin e tyre. Por Perandoria Osmane nuk i lejoi Rilindasit të realizonin aspiratën e kahershme shqiptare. Një goditje e madhe etno-racore në dëm të shqiptarëve.

●- Goditje tjetër raciste ndaj kombit shqiptar, ishin vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913, ku Fuqitë e Mëdha coptuan trojet shqiptare në favor të sllavo-grekëve, ashtu dhe rajoni i Çamërisë i kaloi në administrim shtetëror ortodoksisë Greke.

●- Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja turko-greke, mbi shkëmbimin e ortodoksëve të Anadollit me “turqit” e Greqisë. Duke filluar nga 1 maji i vitit 1923 u vendos: ”…duhet të kryhet shkëmbimi  i detyrueshëm i banorëve ortodoks në tokat e shtetit Turk dhe i shtetasve të besimit mysliman banues në tokat e shtetit Grek”. Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinës dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Pa u zgjatur në shtjellimin historik të këtij Traktati të turpshëm dhe vrasës i popujve, ai ishte shkelje tepër arbitrare e të Drehtave të Njeriut.

Traktati krijoi mundësira lehtësuese në kryerjen e spastrimit etnik e fetar brenda popullsisë shumë etnike të shtetit Grek. Goditja rëndoi më e ashpër ndaj shqiptarëve myslimanë të rajonit të Çamërisë. Megjithë deklarimet e përfaqësuesit grek Caclamanos se: “Greqia s’ka për qëllim të kryejë këmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptare. Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë, “Epir”, se ata ishin bashkëfetarë me turqit, “por s’janë anëtarë të një kombi”.

Një deklarim i tillë në pamje të përgjithshme duket i pranueshëm, por  në të vërtetë fshiheshin dy probleme tepër të rëndësishëme që do dëmtonin më vonë popullsinë shqiptare të Çamërisë. Dhe në fakt, pak kohë më pas, nga ana e shtetit Grek, vendimet e marra u interpretimet ndryshe. Shteti Grek duke u bazuar në deklarimet e bëra, pretendonte se në Traktatin e Lozanës theksohej vetëm për Epirin dhe jo krahinat e tjera të banuara në Greqi nga shqiptarët dhe e dyta shprehja “me origjinë shqiptare”, interpretohej se banorët e Çamërisë që të trajtoheshin shqiptar duhej të kishin një nga prindërit të lindur në Shqipëri. Një interpretim djallëzor mbasi dihej që para 1913 nuk kishte shtet shqiptar dhe se banorët e rajonit të Çamërisë ishin autoktonë, po ashtu dihej se përpara vitit 1913 rajoni i Çamërisë përfshihej në vilajetin shqiptar të Janinës.

Shteti ortodoks Grek, shfrytëzonte çdo klauzolë ligjore Ndërkombëtare që krijonte hapësira për interpretime të ndryshme, klauzola të vendosura në aktet ligjore me ndikimet e palës greke gjatë hartimit të projektdeklaratave, traktave dhe Ligjeve që kryheshin në tavolinat Ndërkombëtare. Bazuar në ato klauzola, të cilat shfrytëzoheshin për interpretime ndryshe, u përdorën si argumente për shpërnguljen e çamëve myslimanë në Turqi. Kjo mbasi ajo popullsi si e besimit mysliman e trajtonin si "turq" gjatë dekadës së dytë të shekullit që kaloi. Trajtim në kundërshtim me realitetin e padiskutueshëm të identitetit etnik të shqiptarëve myslimanë të rajonit të Thesproti/Çamërisë.

Ndikimet greke, lidhur me masakrat, dëbimet e dhunshme, përvetësimin e pronave dhe mohimin e të drejtave të padiskutueshme në tërësi të çamëve të dëbuar, janë të dukshme (evidente) në vazhdimësi, ku në të gjitha rastet, kur institucionet përkatëse ndërkombëtare kanë shqyrtuar ankesat individuale të disa çamëve, gjykimi apo vendimmarrja për zgjidhje u është caktuar dhe besuar personave (gjyqtarëve etj.) me origjinë greke!!.

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, shteti ortodoks Grek, me Ligjin nr. 1073, viti 1917, zaptoi tokat e çamëve myslimanë, në kundërshtim me neni 6 të Konventës midis Greqisë dhe Turqisë, i nënëskruar në Athinë në datën 1/14 nëntor të vitit 1913. Në atë Konventë shteti Grek detyrohej të njihte të drejtat e pronësisë mbi pronat agrare të paluajtshme, të zotëruara nga persona privatë, sipas dokumenteve të lëshuara nga shteti Osman para aneksimit të Çamërisë nga Greqia në vititn 1913.

Shteti ortodoks Grek, në vazhdim të zbatimit të strategjisë për helenizim të Epirit, në vitin 1918 përpiloi dhe vuri në zbatim planin e grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reforma Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu tokat dhe pronat shqiptarëve çamë myslimanë deri edhe kopshtet. Për të kuptuar se tokat e shqiptarëve të Çamërisë dhe i gjithë rajoni, historikisht nuk kanë qenë asnjëherë të atij shteti, na vërtetohen edhe nga mënyra se si vetë shteti Grek i trajtoi në ligjet përkatse të asaj kohe. Konkretisht në ligjet greke të asaj periudhe, Rajonin e Çamërisë duke mos qenë territor i shtetit Grek para vitit 1913, trajtoheshin "toka të abandonuara", “Toka pa pronarë", “Toka të vendeve të reja”, etj. Çdo koment për të vërtetuar se ai Rajon nuk ishte i shtetit Grek, për çdo institucion ndërkombëtar që mrrret me mbrojten dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut, do ishte i tepërt.

  1. Ndërkombëtare të ngarkuara për të ruajtur dhe vendosur drejtësinë, sipas Konventave dhe Ligjeve Botërore, duhet të bëhen të ndërgjegjshëm dhe të kuptojnë përgjegjshmërinë që kanë, për të kuptuar realitetin se ai rajon nuk i takonte shtetit ortodoks grek, por duhet ti ”përvishen” punës serioze në kryerjen e detyrave që u takojnë dhe të nxjerrin vendmmarrjen për të korigjuar veprimet e gabuara të Fuqive të Mëdha. Të detyrohet shteti grek të tërhiqet nga tokat që nuk i përkasin; të pendohet; të kërkoj falje dhe të pranojë pasojat e krijuara nga çmenduria e shtetit Grek, duke filluar nga viti 1913 e në vazhdim.

Shteti ortodoks Grek, për synimet e tij ekspansioniste, të shtrirjes dhe zgjerimit të ortodoksisë, ka ngritur akuza të cilat nuk kanë argumente, por me përdorimin e teorive mohuese kanë arritur suksese, duke përfituar edhe nga “shkelja” e syrit euro-atlantik. Akuzat greke nuk arrijnë të mbështeten me asnjë akt marrëveshje, ku të vërtetohet “de juro” dhe “de fakto” që çamët myslimanë të kenë bashkëpunuar me okupatorin. Përkundrazi dokumentet vërtetojnë që EDES-i, kishte marrëveshje bashkëpunimi me okupatorët që sëbashku të luftonin kundra ELLA-sit dhe luftëtarëve çamë të inkuadruar me ELLAS-in, të cilët luftonin për çiirimin e Greqisë nga okupatori.

  1. të vërteta dokumentohen edhe nga ditarët e luftës të mbajtur nga oficerët gjermanë, të cilët në ditarët e tyre të luftës, deklarojnë se në periudhën që kanë qenë të dislokuar në hapësirën tokësore të rajonit të Çamërisë, nga 23 qershori i vitit 1943 deri më 5 tetor 1944, nuk kanë kryer aksione luftarake kundër EDE-sit.

Shteti ortodoks Grek, në strategjinë e tij kundra parimeve demokratike, për të përmbushur asimilimin e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, hap pas hapi nisi vënien në zbatim të planit për gjenocid duke filluar me ndërrimin e toponimeve të fshatrave dhe qyteteve të rajonit të Çamërisë; përvehtësimin e pronave; nxjerrjen e Çamëve jashtë cdo shërbimi socialo-politik; ekonomik duke i quajtur të pa dëshirueshem dhe popullsi këmbyese. Ai shtet vazhdon për 76 vite mos njohjen e vendlindjeve të çamëve të lindur në vendin e tyre; u ka ndaluar levizjes së lirë çamëve që kanë lindur në Çamëri/Thesproti etj. Nuk do ndalemi në të drejtat e ligjshme për të drejtat e pakicave kombëtare, si në mos lejimin e gjuhës amtare, në hapjen e shkollave, në shkatërrimin e objekteve të kultit, mos lejimin e besimit fetar, etj, të gjitha këto dihen mbasi edhe sot shteti ortodoks Grek nuk i ka nënshkruar Ligjet Ndërkombëtare për njohjen e të drejtave të pakicave kombëtare.

Euro - Atlantikë e dinë këtë shkelje greke, por parapëlqejnë heshtjen dhe shurdhërinë, pse ndodh ky absurditet, mirë është tu kërkohet që ta japin ata arësyetimin.

Institucionet shtetërore dhe kishtare Greke, sot flasin e çirren, duke kopjuar vrasësit, prindërit dhe gjyshërit e tyre nazifashistë. Ata që kanë kryer gjenocid me përdorim akuzash aspak të bazuara, arrijnë dhe bëjnë presione idiote edhe nga personalitetet e larta shtetërore, të cilët tundin flamurin e “vetos” europiane. Nivelin e ulët llogjik të tyre, e vërteton edhe deklarata e Presidenti grek Pavlopoulos, i cili ka deklaruar: “Po deshët Europën, mos flisni për çamët”. “Shqiptarët më mirë të mos kujtojnë të ashtuquajturit çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi”.

  1. që i ushqehet popullit grek dhe filogrekëve në anën tonë të kufirit dhe kudo ku janë, edhe nga personalitet e larta greke ndaj një komuniteti që historinë e tij e ka në Rajonin e Çamërisë, është një holokaust moral i rëndë. (Holokausti (ὁλόκαυστον, holokausti " i djegur") ishte një gjenocid sistematik hebre i kryer nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore).

V.- SI KA NDODHUR GJENOCIDI?.

(HOW)?

Nuk janë dyzimet fetare që gjenden në mjedisin shqiptar ato që pengojnë zhvillimin dhe prosperitetin e kombit tonë, por ekspansionet, ndërhyrjet agresive që, parreshtur diktojnë me mënyra dhe forma nga më të ndryshmet, homogjenizmin greko-sllav si në territorin verior dhe atë jugor të Shqipërisë. Këto mënyra përdorimi vërehen edhe në shkrimet që lexohen në shtypin tonë të përditshëm.

Tërheqin vëmendjen postime dhe publikime të tilla si: ”Shumëkush, radikalistë që kërkojnë me pathos e mllef kthimin e të kaluarës të “Jasha Padishah”, e kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare sikur ajo të ishte thjesht një copë kristali e thyer që mund të ngjitet lehtësisht”. Më tej vazhdohet: “Nuk duhet harruar që në këtë ndarje të trojeve, pas 1878 morën pjesë dhe shqiptarët jo-myslimanë pra të krishterët që kishin gjetur strehë dhe mbështetje tek kishat përkatëse sllave, siç ishin shqiptarët ortodoksë të trojeve shqiptare të veriut ose shkiet, dhe shqiptarët ortodoksë të trojeve të jugut ose arvanitasit”.

Një konkluzion i tillë, lidhur me ndarjen e trojeve etnike shqiptare, megjithëse dyshoj në vërtetësinë autentike të këtyre thënieve, është i pakonceptueshëm, sidomos në qendrimet e shqiptarëve të RSH, ku intelektualët e të tre besimeve fetare kanë ndikuar fuqishëm në formimin e ndërgjegjes kombëtare, në devotshmërinë e padiskutuar për pavarësinë dhe krijimin e shtetit Shqiptar.

Intelektualët shqiptarë të të tre besimve fetare kanë kontribuar dhe kontribuojnë për zhvillimet politike, diplomatike, ekonomike, sociale dhe ajo që është edhe më e theksuar, ata sëbashku kanë ndihmuar dhe kontribuar edhe për zhvillimin e ndërsjellë të besimeve përkatëse fetare. Përpjekjet e djallëzuara për të argumentuar qendrimet e shqiptarëve mbi bazën e dy feve dhe konkluzionin se “Arbëria dhe Epiri" tashmë nuk mund të bëhen shtet më vehte, sepse janë të pushtuar nga turqit dhe se shqiptarët e fesë islame nuk janë shqiptarë, janë arritje pa asnjë argument, por rrjedhin thjesht nga gjykime dhe llogjika të cilat nuk kanë qenë efektive as në mesjetë për mjedisin shqiptar!.
Në kendvështrimin tim, bazuar në njohuritë historike, këto konkluzione të kujtdo qofshin, nuk kanë asgjë të vërtetë. Në Lidhjen e Prizrenit, e cila përdoret si argument duke apeluar: “Historia është e dhimbshme dhe nëse duhet zbuluar e vërteta ajo nuk duhet të na kushtëzojë për të ardhmen e popullatës shqiptare dhe të trojeve shqiptare, por thjesht për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë realitet të ri ballkanik dhe europian, sigurisht nëpërmjet integrimit”; sipas dokumenteve të e përdorura në "Lidhjen e Prizrenit" nuk vërtetojnë asnjë qendrim kundër unitetit shqiptar; përkundrazi atje u identifikua dhe u çimentua ndërgjegja kombëtare e etnisë shqiptare, me pjesmarrjen e intelektualëve të të gjitha besimeve fetare. I njëjti qendrim u vërtetua edhe në Kongresin e Manastirit, duke u kurorezuar me shpalljen e pavarësisë.

Në vazhdimësi shqiptarët, pa dallime fetare vazhdojnë në unitet të mbrojnë dhe zhvillojnë shtetin Shqiptar, të respektojnë besimet fetare të njëri-tjetrit.

Tek ne, historikisht nuk është vërtetuar fenomeni i armiqësisë ndërfetare, përkundrazi nderohemi dhe respektohemi për tolerancat fetare!. Pikërisht pse nuk kultivohen të tilla koncepte, dashakeqët përpiqen të na godasin fort në këtë konceptim, me synim për të arritur përçarjen mes nesh nëpërmjet futjes së dyzimeve fetare. Ne i njohim dhe i dimë këto metoda pasi përdorimi i tyre është i kahershem, shumë shekullor.

Nga përvoja personale konstatoj se njerëzit kur i kalojnë vitet dhe jetojnë në moshat e treta, patjetër mbartin në kujtesë ngjarje të shumta të ndodhura rreth tyre dhe, duke qenë se kanë “fituar” kohë të lirë, të bollshme, në momente të veçanta reflektimi, fillojnë nga “ripërtypja” e ngjarjeve të ndeshura gjatë jetës. Nuk janë raste të vetme as të rralla kur, qoftë një person, ose grupnjerëzish, të cilët kanë lindur në një shtëpi dhe në një vend të përveçëm, më pas largohen në një ose disa vende të tjera, për shkaqe të ndryshme dhe nuk u jepet mundësia, jo vetëm për t’u kthyer e qëndruar ku kanë lindur, por as për ta vizituar vendin, që në të gjitha rastet quhet “Atdhe”.

Në këto raste, sigurisht fatkeqe për kategori të tilla shoqërore, detyrohen të kërkojnë dhe gjejnë vende të tjera për vazhdimësinë e jetës. Edhe gjetja e vendqendrimit të ri, ka në brendi të bashkëjetesës “ngecje”. Është e natyrshme për njerëzit që i presin, mbasi edhe ata e duan dhe kërkojnë ta mbrojnë të pastër (pa përzierje) Atdheun e tyre. Me këtë këndvështrim apo gjykim, për “miqtë” emigrantë, ai vend qendrimi, me keqardhje nuk mund të jetë Atdheu i tyre.

Asnjë vendqendrimi nuk mundet të përmbushë të tërat e vendlindjes dhe Atdheut të të parëve, ashtu si dhe asnjë njeri tjetër nuk mundet të përmbushë të tërat që gjenden mes prindërve, fëmijëve, motrave dhe vllezërve.

E trajtoj këtë fenomen, apo dukuri sociale, për të arritur tek ndryshimi i qendrimeve të fqinjësisë. Dikur ishim fqinjë dhe përgjithësisht fqinjë të mirë me banorët e kombit grek. Janë shumë gjëra që fqinjësinë e bëjnë të domosdoshme, ato diktohen nga nevoja të shumta dhe të përbashkëta, kërkesa të vetë jetës në bashkësi, qofshin këto brenda pallateve, lagjeve, qyteteve por edhe ato mes shteteve. Nevoja të përbashkëta, të cilat doemos realizohen nëpërmjet fqinjësisë së mirë, të kuptueshme, tolerante dhe tepër i nevojshëm respektimi i parimit të reciprocitetit, për të gjithë fqinjët. Duhet kujdes dhe të kuptohet dallimi mes fqinjësisë dhe miqësisë, ndërsa e para është e pranishme në kushte të caktuara dhe përcaktohet nga vendqendrimet, e dyta lidhet, shprehet me ndjenjat, të cilat nuk ndodhin domosdoshmërisht nga vendqendrimet.

Ish banorët e rajonit të Thesproti/Çamërisë, me fqinjët ortodoksë të fshatrave kufitare greke, ishin vërtet fqinjë të mirë dikur, derisa kufijtë kombëtar ishin të ndarë, ata mes tyre ruanin marrëdheniet e fqinjësisë normale, të regullt. Kur rajoni ynë u gllabërua nga shteti Grek, fqinjësia e mirë filloi të venitej derisa arriti të sillej në mënyrë agresive, ç’njerëzore. Pala greke e ktheu fqinjësinë në armiqësi, vrau dhe preu, bëri spastrim etnik dhe fetar, në përmbushje të platformës famëkeqe të “MegalloIdea”. Shtetit Grek i erdhi përshtat mania e sundimit të të fortit-shumicës, ndaj të dobëtit-pakicës. Veprime dhe sjellje që kanë treguar dhe tregojnë fytyrën raciste, ekspansioniste, agresive të shtetit ortodoks Grek.

  1. (¹):- Si një memorial në 76 vjetorin e gjenocidit për 8,332 burra, gra dhe femijë që humbën jetën gjatë gjenocidit ortodoks grek në vitin 1944 dhe për 19,314 çamët që gjatë 76 viteve kanë ndërruar jetë larg vatanit, duke marrë me vehte ngjarjet masakruese, dhimbjet e shpirtit për pronat e shpronësuara, plagët, dëshpërimet, pasojat e dëbimit të dhunshëm dhe marazin që nuk e vizituan më vendlindjen e tyre.

Vijon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat