Të paktën sot, ju lutem uroni dhe mos parashikoni dhe zbuloni për hava...
Ju parashikues, zbulues të shumë, rreziqeve dhe marrëveshjeve të “dëmshme” për Kosovën dhe në Kosovë, të paktën sot URONI, dhe kujtoni vuajtjet shekullore të kombit tonë Shqiptarë.
Kthehuni vetëm 21 vite prapa, jo më shumë!
Sot është, dita e çlirimit të tokës Dardane, o ju parashikues, o ju zbulues!
URONI, mos harroni!
Të paktën sot, kujtoni gjakun e derdhur, të dëshmorëve të kombit dhe vuajtjet shekullore të gjithë kombit Shqiptarë.
Të paktën sot, mos zbuloni, sot në ditën e çlirimit mos parashikoni, se edhe “zbulimet dhe parashikimet” kur po i shkruani, shkrimet e juaja janë me dhjetra, gabime drejtshkrimore.
Ju parashutista, zbulues dhe parashikues, të fshehur, në lëkurën e qengjit, nëse nuk mundeni sot të URONI dhe festoni, shkoni në institute të zbulimeve.
Instituti universitar në München!
Instituti i kërkimeve shkencore LEGATUM, me bazë në Londër!
Shkoni, parashikoni dhe zbuloni....
Ne qytetarët shqiptar, kudo të shpërndarë në botë, duam të festojmë dhe të urojmë!
Urime, bashkombës shqiptar, 21 vjetori i çlirimit të tokës DARDANE!