Donald Trump apo Joe Biden, cili është më i miri për Kosovën

Opinione

Donald Trump apo Joe Biden, cili është më i miri për Kosovën

Nga: Rexhep Torte Më: 18 qershor 2020 Në ora: 08:43
Rexhep Torte

Kosova në dialogun me Serbinë në Vashigton shkon  e bardhë si bora, ndërsa  Serbia katran i zi.

Shqiptarët shkojnë në dialog me Serbinë me mijëra e mijëra  fakte, deshmi dhe prova kundër Serbisë, ndërsa Serbia karshi Kosovës ka vetëm gënjeshta, lot krokodili, mashtrime dhe zero fakte.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e shqiptarëve, ndaj shqiptarët duhet të jenë bartës dhe timonierë të kërkesave të tyre, dhe jo ta luajnë vallen eventuale dashakeqe ndërkombëtare, apo vallen sitno serbe.

Donald Trump dhe Richard Grebel, nëse eventualisht ndodh të kenë përgatitur paraprakisht , siç përflitet, ndonjë marrwveshje prapa perdes, marrëveshje imponuese dhe të dëmshme për Kosovën, askush  nga Kosova në asnjë mënyrë nuk guxon ta firmos një dokument të tillë.

Për Kosovën do të jetë më mirë të pret pëfundimin e zgjdhjeve presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntot 2020, ku sipas sondazheve demokrati  Joe Biden mund të vjen në krye të SHBA-ve.

Fundja Bill Klinton dhe Madelein Olbrajt e mposhtën Serbinë dhe ia sollën lirinë Kosovës.

Kjo duhet të jetë këmbanë e fuqishme për ata udhëheqës  kosovarë që do të marrin pjesë në dialogun  Kosovë-Serbi më 27  qershor 2020 në Vashington, që të jenë vigjilentë e dinjitozë, dhe jo servilë e puthadorës.

Shqiptarët janë populli më i vjetër dhe autokton në Ballkan, populli më fisnik, më bujar, më paqedashës dhe më zemërbardhë.

Serbët sipas të gjitha fakteve dhe dëshmive historike, janë popull ardhacak në Ballkan nga Kaukazi i Rusisë.

Shqiptarët denbabaden kanë jetuar në trojet e tyre stërgjyshërore dhe në tërë historinë e tyre nuk kanë okupuar as edhe një përllëmbe tokë të huaj.

Shqiptarët në tërë historinë e tyre janë dëshmuar me kulturën dhe respektin ndaj popujve tjerë.

Serbët janë ata të cilët që me ardhjen e tyre në Ballkan në shekullin e 6, i  sollën luftërat, konfliktet, mëritë, pushtimin e trojeve të huaja dhe dëbimin e popullatës vendase.

Serbët janë ata që më së shumti i kanë sulmuar shqiptarët, që  kanë jetuar në trojet e veta shekullore shqiptare gjer përtej Nishi, duke i vrarë, masakruar, djegur dhe duke i dëbuar shqiptarët  për tu vendosur në trojet shqiptare.

Serbët nuk kanë asnjë periudhë që të mos kenë nxitur dhe shkaktuar luftëra të përgjakshme në Ballkan, e më së shumti ndaj shqiptarëve.

Shembull më konkret, më bindës dhe më i  mirë pë këtë është  shkrimtari austriak me prejardhje hebreje Leon Freundlih me romnin e tij “Golgota Shqiptare”, i cili me fakte konkrete tregon kur  serbët vranë gjysëm milioni shqiptarë  në vitin 1912- 1913.

Libri “Golgota shqiptare”, paraqet  protestën  e  shkrimtarit Leon Freundlih kundër zhdukjes masive të shqiptarëve  nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni  shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leon Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të  një populli evropian  para atij hebreik.

Siç shkruan  në libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës  që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve  nga serbët  në vitet 1912-1913.

Po ju paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishtojnë shpirtin:

 “Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave  të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve  të altilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin  ata që fsheheshin në shtëpite e tyre.

 Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku  me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin  dhe hidhnin valle.

Kishte raste që ata gjatë therrjes  mblidhnin gjakun në kupa  dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve  Leon Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon:

 “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan  nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre.

Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin  se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

Në Kongresin e Berlinit 1978, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, politika hegjemoniste e Serbisë ishte vendimtare për  copëtimin e më shumë se gjysmës së trojeve dhe të popullit shqiptar, duke e lënë Shqipërinë, shtetin  amë të shqiptarëve ta ketë sot pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët, dhe popullin shqiptar të jetojë në pesë shtete fqinje.

Serbia agresivitetin e saj luftarak pushtues e dëshmoi edhe  fund të shekullit të 20-të, duke kryer agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, të udhëhequra nga krimineli Sllobodan Millosheviq, i cili u mundua ta  zbatojë teorinë e tij të kobshme që kufijtë e Serbisë  të jenë gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Serbia agresionin e saj gjenocidal në Kosovë e kreu në vitet 1998/99 me një ushtri prej 4o mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të armatosur gjer në dhëmbë, e të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë, ndaj popullit shqiptar duarthatë.

Serbia në këtë agresion gjenocidal vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe 1333 fëmijë, në mesn e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënë.

Serbia në këtë agresion gjenocidal, dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare.

Serbia në këtë agresion gjenocidal rrëmbeu 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia në këtë agresion gjenocidal e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë të marin rrugën e eksodit për në Shqipëri, maqedoni dhe gjetiu për të shpëtuar nga vdekja.

Këtij agresioni gjenocidal të Serbisë iu kudërvu UÇK për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe NATO me bombardimet 78 ditore të caqeve serbë nga ajri, që më në fund e tetyrun Serbinë të kapitullojë, e që Kosova ta fitojë lirinë e shumëpritur.

Kjo është e vërteta dhe e drejta që duhet ta kenë parasysh udhëheqësit e Kosovës në dialogun me Serbinë në Vashington e gjetiu, për ti dalë zot Kosovës kundrejt aspiratave okupuese serbe.

Në Kosovë jetojnë vetëm 5 përqind serbë, duke i gëzuar të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, dhe se Serbia nuk ka çka të kërkojë më në Kosovë.

Serbia në Kosovë ishte okupatore. Çdo pëllëmbë e Kosovës është e larë me gjakun e shqiptarëve.

Çdo gjë në Kosovë që Serbia  pretendon se është  serbe, ua ka  grabitur shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat