Faza e Dytë e COVID-2019 dhe Realiteti Shqiptar

Opinione

Faza e Dytë e COVID-2019 dhe Realiteti Shqiptar

Nga: Pirro Prifti Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:10
Pirro Prifti

Me sa duket Faza e dyte e infeskionit me COVID-2019 ka ardhur në Shqipëri. Shkaku nuk është faji i shqiptarëve apo i europianëve, që në vendet përkatëse janë rritur rastet me infeksion nga ky virus, por është në fakt aftësia e këtij retrovirusi i cili ka aftësinë të modifikohet pas 4-5 muajsh. Esenca e modifikimit të këtin virusi është shtimi i numrit të (spikeve) majave të këtij virusi i cili ka formë sfere me maja. Shtimi i spikeve për shkak të modifikimit të strukturës ARN të tij rrit aftësinë për të infektuar lehtësisht njerëzit. Besojmë se kjo rritje infeksioni në këtë fazë të dytë nuk ka të bëjë me rritjen e virulencës së virusit por me një rënie të virulencës së tij, por shtim të aftësisë infektuese të tij.

Ashtu siç ishte parashikuar , me hapjen  nga izolimi 8 javor në Shqipëri parashikohej një rritje e infeksioneve nga COVID-2019 në Shqipëri. Kjo rritje dhe ky problem nuk e gjeti të papërgatitur Shqipërinë sepse rritja e infeksioneve u vu re në të gjithë Ballkanin  perëndimor si në Maqedoni, Kosovë,  Greqi, Serbi, por edhe në Europë, pavarësisht hapjes së kujdesëshme të qeverive përkatëse.

Shqipëria gjëndet ashtu si dhe vëndet e tjera të BE dhe të vëndeve jashtë BE përpara sfidës së çfarë duhet bërë në këto raste.  Një nga shkaqet e rritjes së infeksioneve në Shqipëri por edhe gjetkë mbetet rritja e kontakteve të njerëzve, rritja e aktivitetit ekonomik, hapja e institucioneve dhe aziendave private dhe publike, si dhe hapja e lokaleve dhe pjesërisht e sportit.

 Veçoria  e Shqipërisë është se rritja e infeksioneve ndodhi pikërisht aty ku nuk duhej: Spitalet, Qëndrat Shëndetësore, dhe kryesisht Spitalet Terciale si QSU- e Tirnaës.

Pa diskutim kjo ka ndodhur për shka sepse vetë personeli shëndetësor nuk po respekton Rekomandimet e dhëna nga Qeveria , rekomandime të cilat janë konform rekomandimeve të OBSH.

 Është shumë e rëndësishme respektimi i higjenës personale veçanërisht:

-Larja e shpeshtë e duarve pas çdo kontakti me persona apo me sipërfaqe jo të shtëpisë

-Distancimi Social- pra mos grumbullimi apo ndalimi i grumbullimeve të panevojshme sportive, artistike, mbledhje,

-Distancimi Fizik- pra mbajtja distance ndaj partnerit, mikut, shokut, kamarierit prej rreth 2m,

-Mbajtja e Maskave e cila është e detyrueshme në mjedise të mbyllura, por dhe në mjedise të hapura ku ka lëvizje njerëzish,

-Mbajtja e distancave të tavolinave dhe karrikeve në locale shkolla, institucione në masën 2m,

-Larja dhe pastrimi i shpeshte  i sipërfaqeve në shtëpi, locale, institucione private dhe publike,

-Mbajtja e maskave nga punonjësit në Fasonerite apo ndërmarrje me hapësira të mbyllura,

-Izolimi në shtëpi i përsonave që gjënden pozitiv në testimet random apo  të kontrolluara,

 izolimi parcial i institucioneveaty ku gjënden punonjës të infektuar pra me testim pozitiv.

Problem kryesor dhe pyetja kryesore mbetet nëse me rritjen e infeksioneve pas hapjes nga izolimi total, duhet apo jo një ri-izolim i dytë.

Mendoj se nuk është e nevoshme një izolim i dytë nëse zbatohen rregullat dhe rekomandimet.

Ruajtja e popullatës së moshuar mbi 60 vjeç, dhe i vëndeve ku ata strehohen si azilet, qëndrat e të moshuarve, Qëndrat shëndetësore, do të ishte një fitore e madhe për të parandluar infeksionet, komplikacionet dhe vdekejet nga ky virus.

Krijimi i vatrave në QSU-të e Tiranës, dhe në ndonjë spital apo Qëndër Shëndetësore në Shqipëri mbetet problem i madh dhe një nga rrugët e zgjidhjes është krijimi i të ashtuquajturave Tunelet ë disinfektimit para se personeli shëndetësor të hyjë në punë si dhe për individët që duhet të takojnë pacientët. investimi dhe pajsisje shumë e mirë më doreza, maska, kapuca, veshje, këmbale të personelit shëndetësor është detyrim ligjor. Mendoj se përgjegjësi mban edhe administrata e spitaleve e cila ka bërë lëshime në kërkesat për të mbajtur disinfektimet dhe zbatimin e rekomandimeve së bashku me personelin shëndetësor që nuk ka respektuar rregullat. Rëndësi ka që këto të meta të korrigjohen sa më parë dhe të mos i lihen rastit.

Ka dy paradokse të mëdha në  këtë Fazë të dytë.

Së pari dhe më i rëndësishmi është se për  disa mjekë epidemiologë dhe infeksionistë ngulin këmbë tek arritja e `imunitetit të tufës`, pra krijimi i një popullatë e cila të ketë fituar rezistencë ndaj virusit, kjo masë populate duhet të jetë rretim 60%-70% e popullatës totale. Në përgjithëesi imuniteti i tufës në rastet e  infeksioneve virusale është i përkohëshëm sidomos nga këto tipe virusesh që kanë ARN dhe jo ADN. Pra idea e `imunitetit të tufës`, shkon në mënyrë të paradoksale por jo shëndetësore  në rastin e infeksioneve të reja në këtë fazë të dytë që po përjeton Shqipëria dhe aktualisht përbën një paradoks me kërkesën dhe rekomandimet për tu mbrojtur në mënyrë që të mos infektohet popullata. Është e rëndësishme që njerëzit të mos infektohen dhe të zbatojnë rekomandimet, pavarësisht kakofonisë të amatorëve por edhe të disa mjekëve të cilët kërkojnë më tepër ekspovim individual se sa japin zgjidhje.

Paradoksi i dytë në këtë Pandemi nga COVID-2019 se është vënë re  sipas konstatimin të Unversitetit të Oxfordit se  disa grupe pacientësh me imunitet të ulët si Pacientët HIV-AIDS, Kancerozët, pacientët e Hepatit etj, në pacientët që jetojnë në zonat me radioaktivitet, kanë patur më pak vdekje sesa pacientëet që kanë një imunitet relativisht mirë gjë që ka ngrity një pikpyetj të madhe përsa i përket imunitetit ndaj COVID-2019. Kjo ka ndodhur se në pacientët rëndë që marrin oksigjen, përdorimi i Deksametazonit i cili është një mineralokortikoid  që mjekët e përdorin në mjekimin e disa sëmundjeve si ulja e edemës cerebrale, ulja e imunitetit në rastin e pacientëve më transplant si imunosupresor, i shqëruar me medikamente si Tocilizumab (Actemra), medicament IL-6 frenues i përdorur në Artritin rheumatoid, kanë mjekuar dhe shëruar këta pacientë rëndë. Kjo tregon se infeksioni me COVID-2019 nuk është vetëm një infeksion viral i thjeshtë por një virus i cili  shkakton të ashtuquajturën  `citokine storm` (furtuna e citokinës) që është një reaksion e egzagjeruar inflamator në të gjithë organizmin i cili shkakton rëndimin e gjëndjes duke dhën insuficiencë multiple të organeve të shoqëruar me mikrotromboza jo vetëm në pulmonë por edhe në të gjitha organet e tjera që në mjekësi quhet DIC (Koagulimi intravascular i diseminuar) , komplikacion i cili e çon pacientin në vdekje të pashmangëshme.

Një nga mënyrat për të shmangur këtë infeksion të rëndë pandemic do të ishte krahas respektimit të rekomandimeve , edhe gjetja e një vaksinimi efikas. Përpjekjet për të gjetur një vaksinë efikase janë në garë në gati 100 vënde të botës, por gjetja e një vaksine të sigurtë do të vonojë, prandaj mënyra më e mirë është shmangia dhe respektimi i rekomandimeve nga Qeveria.

Akuzat për mungesë të testimeve të mjaftueshme në popullatë nuk janë shumë të bazuara sepse po të shohim vëndet që kanë më shumë testime si SHBA, itali, Fancë, Kanada, Angli, Brazil, kanë mortalitetin më të lartë. Testimet  janë vetëm konstatim dhe jo mjekim.

Së fundmi një nga mjekimet më të efektëshme krahas antiviralëve të kombinuar me medikamente të tjera si Deksametazoni, Tocilizumabi, vit C,  mbetet edhe injektimi tek të sëmurët rënde i antikorpeve specifike nati-COVID-2019. Janë gjetur disa antikorpe specifike si antikorpet:

anti-SARS-CoV-2 Spike Protein (AA 318-510), dhe  (Subunit S1) antikorpi (ABIN6952546), kanë dhënë mnubdësi për të shpëtuar njerëzit e infektuar dhe të sëmurë rëndë. Klonimi i këtyre antikorpeve dhe përdorimi masiv i tyre mund të mundësojë pakësimin e vdekjeve të të sëmurëve rëndë.

Shpresojmë që popullata shqiptare të marrë me seriozitet respektimin e rregullave dhe rekomandimeve te  qeverise dhe jo të dëgjojë apo të influencohet nga politikanë apo njerëz që duan të ekspozojnë njohurite e tyre, njohuri të cilat i kanë të cunguara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat