Sergej Lavrov, ariu gjakpirës nga Rusia dhe Ivica Daçiq, ujku gjakpirës nga Serbia

Opinione

Sergej Lavrov, ariu gjakpirës nga Rusia dhe Ivica Daçiq, ujku gjakpirës nga Serbia

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 21 qershor 2020 Në ora: 14:34
Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq

Rusia dhe Serbia nuk u kanë sjellur asnjë të mirë Ballkanit dhe shqiptarëve.

Stop Leminëve, Stalimëve,Jelcinëve, Putinëve, Titoistëve, Rankoviqëve, Qosiqëve,Millosheviqëve dhe Vuçiqëve në Ballkan dhe te shqiptarët.

Këtë më së miri e dëshmojnë edhe gjepurat  që i shprehin Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq në drejtim të dialogut Kosovë-Serbi që pritet të mbahet më 27 qershor 2020 në Nju Jork.

Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë dhe Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë,  me qëndrimet e tyre ndaj shqiptarëve edhe tash në shekullin e  21, nuk janë gjë tjetër veçse fosile agresive nazi-fashishiste, të cilët me kësi gjepurash së pari  e mashtrojnë vehten e tyre dhe pastaj mundohen ti hedhin pluhur në sy edhe botës.

Rusia dhe Serbia kanë mbetur dy qyqarë, të cilëve u kanë ikur të gjitha trenat e kohës dhe tani mundohen ta mbajnë njëra tjetrën me ëndra boshe.

Lavrov dhe Daçiq, para mediave të Rusisë më datë 19 qershor 2020, shpallën një komunikatë të përbashkët propaganduese  për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Kosova na qenka  buzë greminës nga aspekti ekonomik dhe se krimi është në rritje të vazhdueshme.

Këta dy ministra të gjorë harrojnë ta shikojnë ekonominë e shteteve të tyre dhe krimin në shtetet e tyrte, duke filluar nga sistemi diktatorial i shteteve të tyre dhe krimi që  i ka mbuluar fund e krye, duke përfshirë edhe detyrën që po e kryejnë.

Lavrov dhe Daçiq, kërkojnë nga Gjykata Speciale  që të merr sa më shpejt vendime  ndaj siç thonë ata, “kriminelëve” të UÇK-së,  dhe kërkojnë të respektohet Rezoluta 1244  për të arritur zgjidhje përfundimtare.

Kjo  edhe njëherë dëshmon shpirtligësinë kriminale që e kanë këta dy ministra të jashtëm, kur dihet se tërë bota e shikoi dhe e ndoqi  agresionin gjenocidal të Serbisë ndaj Kosovës në vitet 1998/99.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia ajo që kreu agresion gjenocidal ndaj Kosovës.

Shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre  nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj

Shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre kanë dëmuar se janë popull fisnik, zemërbardhë e paqedashiës.

Në  agresionin gjenocidal që  e kreu Serbia në vitet 1998/99 në Kosovë,  u vranë dhe u masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, mes tyre edhe 1333 fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke i qumësht në gjoksin e nënës.

U  rrëmbyen 1650  shqiparë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

U dhunuan në mënyrëm më makabëre e shtazarake 20 mijë femra shqiptare.

Serbia në këtë agresion gjenocidal e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë që të marrin rrugën e eksodit për në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu për të shpëtuar nga vdekja.

Ushtria e UÇK-së gjatë këtij agresioni gjenocidl të Serbisë, e mbrojti pragun dhe nderin e shtëpisë, dhe sëbashku me bombardimet 78 ditore të caqeve serbe nga avionët e NATO-s, e detyruan Serbinë të kapitulojë, të tërhiqet dhe Kosova, dhe Kosova  ta fitojë lirinë dhe pavarësinë e saj të shumëpritur.

Lavrov dhe Daçiq në vend që të reformohen dhe ti vënë pra drejtësisë kriminelët serbë, dhe të angazhohen që Serbia tu kërkojnë falje publike shqiptarëve të Kosovës për krimet e kryera, ata mundohen ta fajsojnë UÇK-ënë çlirimtare.

Lavrov dhe Daçiq, duhet ta kenë të qartë se kthim prapa nuk ka. Se Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran dhe se kolonializmi i Serbisë ndaj Kosovës ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Tani gati tërë Ballkani është NATO dhe se në Ballkan jetojnë 6 milionë shqiptarë, që në rast nevoje do të dijnë si ti përgjigjen Serbisë për tërë krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Lavrov dhe Daçiq, duhet ta kenë të qartë se në Serbi jeton një numër i vogël i serbëve.

Serbisë po tia heqim hungarezët e Vojvodinës, muslimanët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës ë Preshevës dhe romët që Serbia i mban me zor nën tutelën e saj, në Serbi mbetën një numër i vogël i serbëve të vërtetë.

Lavrov dhe Daçiq,  duhet ta dijnë  se serbët në Ballkan janë ardhacakë nga Karpatet e Rusisë në shekullin e 6-të, dhe se me ardhjen e tyre në Ballkan fillimisht u vendosën në afërsi të Beogradit të sotëm, dhe sollën vetëm luftëra, vrasje, masakra dhe dëbime të popullatës vendase, e më shumë të asaj shqiptare që ka jetuar gjer përtej Nishi.

Për këtë ekzistojnë shumë tapi shqiptare që gjenden në arkivat e Stambollit.

Në këtë mënyrë serbët e kanë okupuar edhe Kosovën, duke përvetësuar çdo gjë që ka qenë shqiptare.

Në të gjitha kërkimet arkeologjike që kryen në Kosovë gjenden vetëm relikte dardane-ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kjo don të thotë se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë shqiptare dhe jo serbe.

Këto objekte kulti në Kosovë fillimisht kanë qenë shqiptare, kur dihet se edhe sot në Kosovë ka shqiptarë të besimit katolik, orthodoks dhe mysliman.

Ekzistojnë fakte dhe dëshmi historike se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosvë kanë qenë shqiptare, dhe se serbët pas pushtimit të Kosovës i kanë përzënë klerikët shqiptarë dhe kanë vendosur  klerikë orthodoksë serbë, duke ua ndryshuar edhe pamjen këtyre objekteve të kultit.

Nuk ka asnjë mbështetje llogjike që Serbia për një grusht të vocër  të serbëve që jetojnë në Kosovë, të ketë ndërtuar kaqë shumë objekte kulti.

Lavrov dhe Daçiq, akuzojnë që të mos lejohet presioni nga jashtë në dialogun Kosovë-Serbi për zgjidhjen përfundimtare, si dhe e akuzojnë BE-në  që nuk po bën presion mbi Kosovën për iplementimin  e marrëveshjes së asociacionit  të Komunave Serbe.

Këtyre akuzave të pabaza të Lavrov dhe Daçiq  po u përgjigjemi se në dialogun Kosovë- Serbi, për fat të keq në mënyrë të padrejtë faktori ndërkombëtar e ka vënë në një rafsh Serbinë agresore me Kosovën viktimë.

Në këtë drejtim me pa të dejtë nuk i është vënë asnjë kusht Serbisë agresore gjenocidale, qoftë për nxjerrjen e krimimelëve serbë para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë, qoftë për zbardhjen e fatit të 1650 shqiptarëve të rrëmbyer nga ushtria serbe.

Lavrov dhe Daçiq, kërkojnë gjithashtu që të  hapet rruga për Serbinë në BE pa kushtëzime për

Kosovën.

Një gjë e tillë nuk mund të ndodh kurrën e kurrës, sepse të gjithë e dijnë se Serbia në Kosovë ishte agresore gjenocidale, ndërsa Kosova luftonte për lirinë e saj legjitime.

Lavrov dhe Daçiq, duhet ta dijnë se, serbia dhe serbët nuk kanë asnjë periudhë historike që të mos kenë nxitur dhe shkaktuar luftëra të përgjakshme në Ballkan, e më së shumti ndaj shqiptarëve.

Shembull më konkret, më bindës dhe më i  mirë për këtë është shkrimtari austriak me prejardhje hebreje Leon Freundlih me romnin e tij “Golgota Shqiptare”, i cili me fakte konkrete tregon si serbët vranë gjysëm milioni shqiptarë  në vitin 1912- 1913.

Libri “Golgota shqiptare”, paraqet  protestën  e  shkrimtarit Leon Freundlih kundër zhdukjes masive të shqiptarëve  nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni  shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leon Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të  një populli evropian  para atij hebreik.

Siç shkruan  në libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës  që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve  nga serbët  në vitet 1912-1913.

Po paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishtojnë shpirtin:

 “Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave  të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve  të altilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin  ata që fsheheshin në shtëpite e tyre.

 Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku  me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin  dhe hidhnin valle.

Kishte raste që ata gjatë therrjes  mblidhnin gjakun në kupa  dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve  Leon Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon:

 “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan  nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre.

Serbët e bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin  se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

Lavrov dhe Daçiq, nëse  në qenien e tyre kanë edhe një dromcë të karakerit njerëzor, duhet tia vënë gishtin kokës dhe të turpërohen karshi Kosovës dhe shqiptarëve.

Kosova tani është shtet i  lirë dhe i pavarur, dhe më kot e kanë Rusia e Serbia që mundohen të rikthehen  në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat