Ftesa e Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi nga zyra e prokurorit special të Gjykatës Speciale dhe Virusi Sars-Cov2!..... - Bota Sot
Ftesa e Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi nga zyra e prokurorit special të Gjykatës Speciale dhe Virusi Sars-Cov2!.....

Opinione

Ftesa e Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi nga zyra e prokurorit special të Gjykatës Speciale dhe Virusi Sars-Cov2!.....

Nga: Petrit Dibrani Më: 14 korrik 2020 Në ora: 10:34
Petrit Dibrani

Shkrime, analiza, parashikime, zbulime dhe skenare të shumta për Kosovën! Thuajse, ç’do ditë lexojmë vetëm shkrime, të cilat për fatin tonë të keq, ndjellin vetëm urrejtje dhe dhunë.

Duartrokitjet, për fatkeqësitë e të tjerëve, tregojnë shumë qartë, se sa jemi për bashkim dhe shtetëndërtim. S’është aspak burrëri, është mëkat dhe kulmi i paturpësisë!

Ata që janë të edukuar në këtë mënyrë, nuk ndryshojnë dhe sigurishtë s’kanë aspak mëshirë.

Kujdes!

Gjaku i derdhur për liri, mundë t’na mallkojë deri në pafundësi....

Me gjuhën e alegorisë!....

Shtrembërim të mbiemrave, të zyrtarëve të qeverisë.

Dikur, kinse në koalicionin e “shpresës”, ndërsa sot të ngrefosur dhe kapardisur, ofendojnë njëri - tjetrin, sikur të ishin të dalldisur dhe kuturisur.

Politika arti i së mundurës, bëhet me vepra, shkrime dhe realizime të premtimeve.

Shtrembërimi i mbiemrave, nuk është dije, është marri dhe paturpësi!....

Të shohësh vetëm, bardhë e zi!

Ç’ka nën kupton?!

Ps. Përceptimi i thjeshtëzuar i gjendjes në vend, propagandon skenare, të nxituara si zgjidhje dhe nxit dhunën!

Të menduarit delirant është një parashkallë e mendimit idiotik. Ata, që nuk e kanë kuptuar deri tani, e kaluara i ofron shumë material për ta parë.

Diskursi i shkrimeve për publikun, i ngjanë një pune pa mend.

Ps. Të gjithë pjesëmarrësit janë mbledhur për të marrë pjesë, në një kërcim së larti, një lartësi e re është përcaktuar dhe tani, të pranishmit diskutojnë me zell, nëse kjo lartësi do të arrihet. Grindja me njëri tjetrin, për pohimin në dukje është absurd, se pengesa në këtë lartësi mund të kalohet, duke i vënë përballë pohimin në dukje absurd, se është e pamundur që kjo lartësi të kalohet dhe madje mund të çojë, në një thyerje qafe.

Të shkruarit, duke i parë vetëm dy ngjyra bardhë e zi, është fillimishtë mendim delirant, pastaj sigurishtë edhe mund të nxit dhunën, brenda mjedisit shoqëror.

Shpeshherë, shkrime të gjata pa kuptim, duke parë vetëm bardhë e zi, ku na dërgojnë si shoqëri?!

Virusi Sars - Cov -2!...

Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse!

Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare!

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja apo mos shpallja, e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin!

Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse me i respektu. Teorit konspirative, po i hutojnë qytetarët dhe në të njejtën kohë, masat e ndërmarra s’po respektohen; sigurishtë numri i të infektuarëve po rritet, dhe masat po janë edhe më sfiduese karshi qytetarëve.

Qytetaria aktive dhe edukimi qytetarë, i mundëson, ç’do qeverie të punojë drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, ndaj qytetarëve.

Mendimet, veprimet e unifikuara dhe të bashkrenduara, i mundësojnë shërbimeve shëndetsore, të jenë më efikase dhe ta mbajnë nën kontroll, gjendjen e rënduar me virusin Sars - Cov - 2. Masat e secilës qeveri, merren sipas sjelljes së qytetarëve.

Qytetarët e disiplinuar, e kalojnë më shpejtë gjendjen tani më të rënduar!....

Qytetarët duhet ta vlerësojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat