Përballje (pas)zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Opinione

Përballje (pas)zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Nga: Skënder Karaçica Më: 17 korrik 2020 Në ora: 06:24
Skënder Karaçica

Pse nuk iu mundësua votimi i diasporës shqiptare
nëpër botë...?

Po të kishte votuar diaspora shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut,numri i deputetëve nga lagjja politike shqiptare do të ishte më i madh se sa sot!

Kjo tregon se populli shqiptarë në hapësirën etnike është shumicë dhe,sipas të dhënave që,disaherë i kemi publikuar në shtypin e kohës, SAMITI NATO në Çikago(në vitin 2015),numri i përgjithshëm në kriteret e statistikave është 45% të përberjes kombëtare shqiptare.

Ka ardhur koha që shqiptarët të hapin kronikat e kohës dhe projektin e tyre kombëtar,që të bisedojnë me palën maqedonase në Shkup,që në marrëveshje me faktorin ndërkombëtar BE-SHBA,të nisin amandamentet për ndryshimet e Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut për avancimin e subjektivitetit kombëtar të popullit shqiptar (jo më në pozitën e pakicës dhe jo shtetformues),por në pozitën shtetndërtuese dhe popull i dytë shumicë).

Këtu,duhet të nisë kauza e drejtë kombëtare dhe demokrfatike për popullin shqiptar në këto hapësira etnike dhe,përmes këtyre ndryshimeve Maqedonia e Veriut mund të ecë në këmbet e veta bashkë me popullin shqiptar,në participimin e barabartë të vlerav e të shtetit,të demokracisë dhe të nisjes së udhës për inzntegme në BE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat