“Hajmalia” magjike e Batonit për Beratin

Opinione

“Hajmalia” magjike e Batonit për Beratin

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 17 korrik 2020 Në ora: 10:24
Berat Buzhala, Baton Haxhiu

Një bord i shkarkuar nga Kurti, por, i rehabilituar nga Hoti, i kishte dhuruar 1 (një) milionë euro Baton Haxhiut, shef i TV Klan Kosova. Në një debat televiziv, Berat Buzhala, shef i T7, u ankua se mezi po e përballon mbijetesën e televizionit të tij. Pas kësaj, "koinçidoi" pajtimi i Batonit me Beratin, që u konsiderua si shumë i dëmshëm, për jetën mediatike në Kosovë. Mjerisht, e keqja ndodhi, politika redaktuese ndryshoi dhe rrjedhojat po i jetojmë.

Pas një dallavereje e pazari të pistë, dy vjetë më parë, të kryeministrit Edvin Rama, me presidentin Aleksandër Vuçiq, në Nish të Serbisë, korrigjimi i kufijve, përkatësisht, ndarja e Kosovës, u lansua, zellshëm, nga presidenti Hashim Thaçi. Kryeministri Rama, porositi këshilltarin e tij, Baton, të shpalosë tri pikat e marrëveshjes të ardhshme me Serbinë:

1) Veriun e Kosovës t`ia lamë Serbisë;

2) Gjykata Speciale të zhbëhet;

3) Kanë kaluar 20 vjet nga krimet, pse të merremi me të kaluarën, t`i falim krimet reciproke, të pajtohemi!

Ndërkohë zoti Rama do t`i jipte prorosi Dardan Molliqaj, në Tiranë, që PSD-ja e tij ta nismojë kërkesën për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Dhe, Zgjim Hyseni i kësaj partie, me "arsyetime" paushalle e hiç reale, po i "jep zjarr", nga debati në debat, se "Gjykata është e paligjshme se duhet zhbërë!"

Bëra këtë hyrje, për të parë efektin e "Hajmalisë" maxhike të Batonit për Beratin, përkatësisht, metamorfozën  e tij, nga një analist i sinqertë dhe me parime, në një zëshënës të politikave ditore, pa fije parimësie.

Në debatin e së mërkurës, më 13 korrik. 2020, ke T7, në temën për Intervistimin e presidentit Hashim Thaçi në Hagë, Berati na kujtoi atë thënien e popullit, "ja, këtu është lepuri, ai kërkonte fërkemët", me qëllim të mjegullimit dhe të anashkalimit të së vërtetës. Mos, vallë, kaq i pa informuar është analisti dhe publicisti Berat Buzhala?!

Zakonisht, vajtohen të vdekurit. Por, ky rit po tentohet të ndryshohet dhe po vajtohen të gjallët, duke i injoruar të vdekurit!

Është fat në fatkeqësi, që baba Bashor, i cili u amshua këto ditë, - ndjesë pastë -, nuk priti ta dëgjojë të birin, në taktizimet bëlbëzuese e përçartëse, hiç dinjitoze, sepse do të na kujtonte njër personazh të një drame të Mesjetës: "Ah, edhe ti, Berat?!"

I ndjeri lamturoi kësaj bote, me plagë trupi e shpirti, të shkaktuara në burgun rural, të improvizuar, pranë SHTAB-it, në Likovc të Drenicës.

"Sa poshtë ka rënë katundi!"

Shumë filozofohet, por, edhe më shumë manipulohet. E turpshme, falsifikueshëm flitet në emër të popullit! Ndërkohë që të gjitha sondazhet, e bëra me popullin, po dëshmojnë se mbi 85 % janë kundër zhbërjes të Gjykatës Speciale. Dhe, po ajo përqindje rezulton se në Hagë po hetohen  individët dhe jo UÇK-ja. 

Prandaj i gjithë zhurmimi mediatik, tërësisht, hipokrit, njëherësh - rivrasje e ushtarakëve të FARK-ut luftëbërës të Ibrahim Rugovës; kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së si dhe kuadrove dhe luftëtarëve të LPK-së, të cilët u ekzekutuan ngeshëm, duke qenë më parë të listuar, për shuarje fizike!

Prokurori amerikan Clint Williamson ka deklaruar se akuzat aktuale, të bëra nga Gjykata Speciale, në shumicën absolute faturohen për krimet e pas 12 qërshorit 1999. Dhe, ajo që dihet botërisht, se mbi 90 % të të intervistuarëve, të akuzuar apo dëshmitarë, kanë të bëjnë me krimet e pas luftës. Dhe, kjo është shumë domëthënëse, madje, fort provokuese e turpëruese, për të gjithë ata, qofshin individë, shoqata, organizata, parti politike dhe kushdo tjetër, që paragjykojnë dhe bëjnë avokaturën, ende pa u bërë gjyqi.

Skenari për krimet brenda-shqiptare, e ka fillin në "luftën" e partizanëve të Enver Hoxhës, të cilët proklamuan luftën kundër pushtuesit, por, në fakt, e konvertuan në luftë qytetare. Pra, komunistët shqiptarë, të instruktuar nga emisarët jugosllavë, në Luftën e Dytë Botërore, vrisnin atdhetarët e - Ballit Kombëtar -, të udhëhequr nga i biri i Abdyl Frashërit, Mit`hati, me program Dekalogun (10 pikat), e Lidhjes së Prizrenit.

Skenari i komunistëve shqiptarë dhe jugosllavë, u kopjua dhe u aplikua, zbatua nga LPK-ja, SHTAB-i i saj, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Prandaj, kjo Gjykatë duhet të fillonte me intervistimin, hetimin e krerëve social-komunistë të Tiranës zyrtare, që nga ish-presidenti Mejdani, me shokë, të cilët, për interesat e tyre vetjake e grupore, por, edhe serbe, për ta shtrirë ideologjinë e kuqe komuniste, në të gjithë etnikumin shqiptar, i zhytën në krime vëlla-vrasëse djemtë e LPK-së. 

Ishte bekimi i Tiranës zyrtare, për përçarjen e faktorit ushtarak. Kur ministri i Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi ngulmoi për pajtimin, u ekzekutua zyrtarisht. Njëjtë vepruan edhe me disa komandantë të tjerë, shokë të Kolonelit, duke i pushtuar, përgjakshëm, edhe kampet ushtrimore ushtarake në Kalimash dhe Kolsh të Kukësit. Rrjedhimisht, e sabotuan luftën e organizuar, deri në dështimin e saj. Ishte ndërhyrja efikase amerikane, e cila frenoi disa nga zyrtarët kolaboracionistë shqiptarë, duke bërë të mundur zhbllokimin e shërbimit të Emergjencës për luftën. Flas, gjithnjë, si pjesë aktive e kësaj Emergjence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat