Nuk është hera e parë, që treva e Rugovës po diskriminohet nga organet qeverisëse komunale...!?

Opinione

Nuk është hera e parë, që treva e Rugovës po diskriminohet nga organet qeverisëse komunale...!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 21 korrik 2020 Në ora: 17:27
Rexhep Elezaj

Së pari, me miratimin e ligjit në Kuvendin e Kosovës për shpalljen e Alpeve të Rugovës, "Park Kombëtar", në vitin 2012, mbi 14 mijë banorëve autokton të kësaj treve iu morë e drejta kushtetuese që pronat dhe pasuritë e tyre të trashëguara nga të parët, t’i shfrytëzojnë të lirë dhe pa pengesa, deri në masën absurde, sa që banorët vendorë të mos guxojë ta punojë dhe shfrytëzoi pasurinë e vetë private për mbijetesë dhe zhvillim të turizmit, pa lejen e organeve komunale.

Ky ligj ishte absurd i llojit më banal juridik, që banorët e kësaj treve heroike, pra Rugovasit, të mos kenë të drejt t’i punojnë tokat e tyre që të parët ua kanë lënë në trashëgim, gjë që një pengesë të tillë ligjore nuk ua kanë bërë as regjimet kriminale nën ish Jugosllavi dhe Serbi..!?  

Image

Së dyti, trevës kreshnike të Rugovës, me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës (21 mars 2018) për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar në Vjenë të Austrisë nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Skënder Hyseni (26 gusht 2015), me dhunë juridike iu morën tokat e banorëve Rugovas, për t'ua falur mbi 8200 hektarë armiqve malazezë, dhe kjo ishte një tradhti e madhe kombëtare, edhe e atyre të cilët premtuan dhe u betuan para popullit, se kurrë nuk do e japin Kullën, Hajlën dhe Çakorrin. Në fakt, jo vetëm se u pajtuan me këtë tradhti, por u bën edhe pjesë e saj integrale..!?  

Së treti, lumi i bukur dhe ekologjik, Bistrica (Lumbardh) i cili rrjedh midis këtyre Alpeve të bukura, duke i dhënë pamje dhe ajër të pastër maleve për rreth si dhe vet qytetit të Pejës, duke e rritur Florën dhe Faunën për bimët dhe pyjet për rreth tij e më larg, në vitin 2017, ishin disa matrapazë antikombëtarë, të cilët fshehurazi me disa tyxharë brenda organeve qeverisëse, tentuan në mënyrë tinëzare që ujin e pastër si loti të këtij lumi, ta fusin nëpër gypa, pra që ta shterin të tërin, dhe me këta ujë të prodhojnë rrymë elektrike, duke ndërtuar 5 mini-hidrocentrale përgjatë 30 km, sa është gjatësia e këtij lumi, nga fshati Bogë e deri në Pejë..!? Por, ishte populli i kësaj treve dhe i Rrafshit të Dugagjint, ai i cili përmes protestave e hudhi në bërllog të mbeturinave këtë projekt antikombëtar dhe shumë të dëmshëm për banorët e trevës së Rugovës dhe ata të Rrafshit të Dukagjinit...!?

Së katërti, në vitin 2019, prapë disa hajdutë dhe oligarkë, tentuan, që duke e vendosur Rampën (Laurën) në hyrje të Grykës pitoreske të Rugovës, këtë trevë ta izolojnë dhe shndërrojnë në një oazë të mbyllur zoologjike, por pa shtazë dhe shpezë të mjaftuara, me të cilën trevë do manipulonin për interesa të tyre puro financiare, duke i marrë (plaçkitur) çdo vizitori të rritur nga një euro, dhe nga 50 cent për fëmijë. Pas një llogaritjeje të thjeshtë dilte që nga kjo plaçkitje brenda vetëm një dite mesatarisht nga banorët vendas dhe vizitorët të vileshin mbi 10 mijë euro në ditë..! Por, falë po ashtu protestave të banorëve vendor si dhe refuzimit këmbëngulës të popullatës së Dukagjinit, edhe kjo tentativë e egër u zhduk në mbeturinat e turpit te të pafytyrëve, të cilët trevën e bukur të Rugovës deshën ta privatizojnë dhe bëjnë çiflig të vetëm dy-tre oligarkëve shpirtzi dhe tuxharë të kombit...!?

Image

Dhe dje, na paskësh ardhur prapë një "sihariç" i ri, që Zoti e dinë se nga kush, që banorëve autokton si dhe qytetarëve të cilët kanë ble troje dhe që duan të ndërtojnë shtëpi private, lokale gastronomie, terrene sportive, vila dhe shtëpi kuruese, të mos u lejohet bartja e materialit ndërtimor deri në vendbanimet e tyre, që si duket dora e njëjtë dje i paskësh dhënë urdhër policisë që ta bllokoi rrugën që shpie në trevën e Rugovës me 15 fshatra, për t’i penguar në ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj treve.

Mbase, t'i pengosh banorët nga të cilët merr taksa dhe vjelë tatim shtetëror, që të mos ndërtojnë shtëpi dhe lokale tjera përcjellëse pa "lejen" e komunës, thënë më së buti, është diskriminim i paparë deri më sot. Sepse, as nën regjimin okupues të ish Jugosllavisë dhe të Serbisë fashiste, banorët e kësaj treve nuk janë penguar kurrë që të ndërtojnë shtëpi dhe d’ëbanet e tyre për bagëtinë, pa kërkuar kurrë nga komuna leje ndërtimi, kur dihet se kjo trevë nuk ka pasur dhe as sot nuk ka plan urbanistik të ofruar nga komuna, sikur që kanë qytet, ngase kjo trevë është zonë malore-kodrinore, ku vetëm një shtet i fortë sikur Gjermania apo Zvicra do ia dilte që banorëve t’iu ofrojë infrastrukturë të mirëfilltë urbane, e ku pastaj për çdo ndërtim do duhej të merret leja e ndërtimit. Në trevën e Rugovës kurrë nuk janë dhënë leje ndërtimi, sidomos banorëve të cilët në pronat e tyre private kanë ndërtuar shtëpi apo ndërtime tjera për bagëtinë, sepse e drejta e tyre private ka qenë e garantuar me ligj. Ndërsa, sot disa qeveritarë duke u thirrur formalisht në ligjin mbi “Parkun Kombëtar”, ka qe disa vite që në emër të kinse mbrojtjes së natyrës, po i detyrojnë banorët që komunës t’i paguajnë çmime marramendëse për marrjen e lejes së ndërtimit, dhe ky veprim, është pa dyshim shumë diskriminues për banorët e saj si dhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut, që në pronat private të ndërtojnë shtëpi dhe objekte tjera zhvillimore sipas dëshirës dhe shijes së tyre arkitekturale dhe artistike..!?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat