Jeta në Koronë?

Opinione

Jeta në Koronë?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:23
Skënder Mulliqi

Gjithçka na është bërë pandemi. Edhe koka na është mbushur me “virus”. Po ndëgjojmë lajme pas lajmeve në kanale të ndryshme televizive, rrjete sociale për gjendjën pandemisë në botë, e secilit më shumë po i intereson gjendja më virusin në shtetin e vet.

Ajo çka po shohim dhe po dëgjojmë janë duke na krijuar përjetime trishtuese. Kjo sigurisht së është duke ndikuar shumë edhe në anën psikologjike, ku thuhet së në Kosovë, janë duke i frekuentuar spitalet psikiatrike mbi 70 përqind të popullatës, që nuk ka ndodhë më parë. Madje, si po shkojnë punët gjithnjë e më keq, rrethi gjithnjë e më shumë po na ngushtohet.

Pandemia tashmë ka rrezikuar secilin dhe gjithsecili po i lutet Zotit, që mos ti'a gjejë adresën kjo lengatë e shekullit. Dhe siç ka thënë Nastradini më një rast,” Ruaje Zot b*** time”. Kjo është shumë e vertëtë se nuk po ka ende ilaq për virus, dhe mbështetja jonë ka mbetur më shumë te Perëndia!

Pushteti në Kosovë e ka humbur luftën me koronën! Kur kthehemi veq disa muaj mbrapa, jeta që e kemi bërë pavarësisht vështirësive, na duket si një pushim veror.

Përditshmëria jonë në kohë pandemie është krejt ndryshe. Na ka ndryshuar ritmi i jetës edhe ashtu jo e mirë  nga kjo kastë grabitaqare. Edhe frekuentimet në markete, në barnatore, dasma dhe varrime kanë marrë krejt formë tjetër.Kovid gjenerata do të jetë depresive, individualiste dhe do të kemi luftë  të ashpër për mbijetesë, që drojë së do të na sjellë deri “lufta të gjithë kundër të gjithëve”.

Kriza  ekonomike dhe sociale, varfëria e madhe, tashmë po trokasin në shumë dyer shqiptare. Izolimi fizik po na shëndron në një shoqëri pa kontakt?!Ndoshta edhe dhënja e dorës,  do të mbetet prapa nesh.Duket së nuk do te kemi kujtë ti shkojmë të dera e shtëpisë?! Të gjitha ato përjetime nga e kaluara do të na mbesin në kujtesë si një  ëndër e mirë. Edhe tradita dhe mentaliteti për kojshillëk edhe pa pandimi si traditë e mirë e shqiptarëve, do të harrohen edhe më  shumë. Kemi edhe futuristë që botën pas pandemie e shohin më optimizem. Ata mendojnë së gjeneratat e reja do të jenë më të emancipuara, që mendojnë dhe veprojnë racionalisht, duke  e bërë botën më të mirë. Njerëzimi megjithate është në rrezik.Ata që sot po e sundojnë botën, duhet ndryshuar kursin politike dhe veprimet e tyre  për të mirë.D

ikush duket së ka apetite apokaliptike.Kjo mund të hasët në shumë libra të botuar dhe shumë dokumentarë të ndryshem në botë. Nuk ka më tmeruese së propaganda që po bëhët në shërbim të agjenturave të ndryshme, në shërbim të formimit të pasanikëve të rinjë, siç është tendenca  edhe për zvoglimin e popullatës shumë milidardëshe në botë! Askush nuk ka dëshirë të ndëgjojë gjëra që ja prishin iluzionet e jetës të mirë. Porosia së “gjithçka duhet rrënuar për tu bërë ma mirë”, është logjike dehumanizuese dhe fatale.

Duket së gazetarët nga përvoja në këto parashikime janë më real  e më të saktit?! Natyra e njëriut është  jo shumë e ndryshueshme, që nuk e ka ndryshuar religjoni, ideologjia dhe as sistemi politik. Luftat dhe dhuna kurrë nuk kan pushuar në këtë botë të trazuar! Edhe në këtë luftë me pandeminë kanë dalë në sipërfaqe profiterët e ndryshem duke u  bërë miliarderë! Sigurisht jo në menyrë të ndershme…A do të ndikojë vërtetë virusi në trurin tonë, mbetet të shihet në të  ardhmën  pa këtë virus,  apo më ndonjë virus tjetër...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat