Takimi i 2 shtatorit i delegacionit kosovar dhe atij serb në Washington, dhe pritjet e mundshme - Bota Sot
Takimi i 2 shtatorit i delegacionit kosovar dhe atij serb në Washington, dhe pritjet e mundshme

Opinione

Takimi i 2 shtatorit i delegacionit kosovar dhe atij serb në Washington, dhe pritjet e mundshme

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:18
Prof. Dr. Riza Smaka

Në datën 2 shtator të po këtij viti, në Washington, pritet  të takohet Delegacioni i RK-së me Delegacionin e Serbisë me objektivin për arritjen e marrëveshjes politike për relacionet e ndërsjella të këtyre dy shteteve.

Sikundër qe dihet, shteti serb, mbi një shekull, në politika të jashtme dhe të brendshme, ka investuar dhe vijon të investojë indoktrinomë hegjemoniste antishqiptare, veçanërisht, me pretendime megalomane për Kosovën!

Në  epokat historike  kritike pas  luftërave ballkanike dhe atyre botërore, kryesisht, nga shkaku i postulateve gjeopolitike e gjeostrategjike  të rrethanave të  krijuara, nga fuqitë e mëdha të kohës , shteti serb kishte mbështetje të fuqishme, në një anë dhe, për aq të pa drejtë, në anën tjetër.

Në vitin 1912, fuqitë e mëdha të kohës, në kundërshtim me parimin etno- historik, demografik, gjeografik, socio- ekonomik por për hir të kalkulimeve  gjeopolitike e gjeostrategjike, shteti serb e kanë pas shpërblyer me Kosovën e gjashtë vite më pas edhe me Vojvodinën!

Edhe aktualisht, shteti serb, nëpërmjet institucioneve shkencore, kulturore, politike e religjioze, Kosovën e pretendon për pjesë të territorit të vet dhe, si  pjesë integrale territoriale të vet e prezanton në diskurset politike, në Kushtetutën e vet, në hartat shkollore dhe  shkencore, në medie si dhe në tekstet shkencore e shkollore!

Rrjedhimisht, dialogimet politike kosovare – serbe, pa ndërmjetësues influent, serioz dhe dominant në relacionet ndërkombëtare, çfarë, për fatin tonë, janë SHBA-të, nuk do të mund, jo të përparonin por as të mbaheshin.

Konkretisht, nga lidershipi politik i SHBA-ve, në Washington, në datën 2 shtator 2020, janë ftuar delegacionet politike të Kosovës dhe të Serbisë për të  dialoguar për arritjen e marrëveshjes finale politike.

Dhe normalizimin e marrëdhënieve ekonomike e politike të tyre.

Duke u nisur nga realiteti ekzistues i animoziteteve, sindromave, resentmenteve dhe opinioneve politike divergjente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në  takimin e konvenuar në Washington në datën 2 shtator 2020, nuk mund të pritet një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse finale.

Ndërkaq, në sajë të autoritetit predominant të SHBA-ve dhe të përkushtimit të sinqertë të tyre për  zgjidhjen e “Nyjës së Gordit” kosovar – serb, mund të pritet që në  takimin e 2 shtatorit  2020 në Washington, do mund të   përcaktoheshin parimet themelore me  kornizat e përgjithshme të marrëveshjes politike duke i elaboruar dhe miratuar paraprakisht relacionet  socio – ekonomike si parakusht dhe lehtësuese të  marrëveshjes politike finale ndërmjet këtyre dy shteteve!

Megjithatë, delegacioni serb, mund të pritet që do të tregohej rigjid përkitazi me “mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit serb”. Pos kundër argumenteve socio- ekonomike, etno- historike,  gjeografike, politike, me të cilat, logjikisht  përgënjeshtrohen të gjitha pretendimet territoriale serbe për Kosovën, mund të pritet që përfaqësuesi i autorizuar i SHBA-ve në  atë takim do të aplikonte edhe metodën e teknikën “Take It or leave It” përkatësisht prezantimin e  projektit të marrëveshjes politike kosovare – serbetmën alternativë, për të  pranuar eventualisht për ta refuzuar. Sikundër dihet, refuzimi i projektit në fjalë, pos qe do të ishte tejet problematik, në një anë, por, pashmangshëm, do të ishte i ngarkuar me probleme serioze për palën jokomunikative, jo kooperative e rigjide çfarë mund të ishte pala serbe!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat