Kryeministri i prinë delegacionit në Uashington si Ogiqi deleve

Opinione

Kryeministri i prinë delegacionit në Uashington si Ogiqi deleve

Nga: Luz Tomaj Më: 30 gusht 2020 Në ora: 06:22
Luz Tomaj

Kryeministri, së bashku me edhe jo më pak se 7 të tjerë, me 31 gusht, do fluturojnë në Uashington. Në shtëpinë e bardhë, cili do që i pret – Presidenti Trump apo ai veqili i tij R. Grenell, për shkak të distancës, i duhej me e patur një tavolinë, jo më pak se 16 metra të gjatë. A do është kjo befasi për amerikanët apo qesharake.

Jam më se i sigurt se, Kryeministrit nuk do i duhet ndonjë shportë e madhe, që të merr vlera të mëdha nga Uashingtoni. Megjithatë, i duhet një shportë bukur e madhe për inkasimin e mëditjeve të majme dhe shpenzimeve tjera të delegacionit masovik. Kuptova se, takimi do mbahet me 4 shtator. Ndërkaq, delegacioni do fluturon me 31 gusht, që donë të thotë se iu duhet kohë me “pushu” dhe me u koncentruar, para, e ndoshta edhe pas, takimit në Uashington. Sidoqoftë, ato shpenzime shkojnë në kurriz të popullit të shkret.

Mbaj bindjen se Kryeministri, me një veprim të tillë, përpiqet me e argumentuar përpjekjen e mobilizimit të subjekteve politike, që edhe mund të konsiderohet e arsyeshme, para popullit të Kosovës. Por, me një përpjekje të tillë, me u paraqit edhe në arenën ndërkombëtare, në sferën diplomatike, veprimi i Kryeministrit do të konsiderohet veprim qesharak, madje edhe i turpshëm.

E kam diskutuar, çështjen e këtij takimi, kalimthi, me anëtar edhe të Kongresit edhe të Senatit, këtu në SHBA. I mbaj parasysh, qëndrimet dhe veprimet arrogante të Presidentit amerikan, në se fare paraqitet në takim. Përmes rrjeteve të ndryshme informative, vazhdimisht e kam përcjell edhe punën e R. Grenell. Z Grenell, u largua nga posti i ambasadorit në Gjermani, u largua nga se përndryshe do të dëbohej. E kam shpreh publikisht dhe ati personalisht i kam shkruar se, mundet me qenë çfarëdo tjetër por jo edhe diplomat. Prandaj, jam shumë i bindur se në takim, qoftë Presidenti qoftë Z. Grenell, do të paraqiten me propozimet e përgatitura. Ndaj, do të ndodhë ajo: merre ose lere.

Me 4 shtator, dialogu as nuk po fillon dhe as nuk do përfundon. Mjerisht, dialogu shumëvjeçar, filloi mbrapsht, dhe në horizont, nuk shihen as simptome që dialogu të merr kahjen e duhur. Jeta dhe përvoja e çdo njeriut, duhet me të ofruar njohuri të reja, zgjerim të diapazonit. Në se në këtë aspekt e shikojmë të kaluarën e bartësve të pushtetit, si shtresë, e cila sjellët në një rreth të ngushtë, nuk është vështir me ardh në përfundim se, as procesi i formimit të shtetit nuk u rrumbullakuar, se shteti nuk lëviz, në aspektin e forcimit, ndaj, në këtë konstelacion duhet shikuar dhe rezulton se as dialogu me Serbin nuk filloi si duhet dhe nuk hyri në binar të duhur. Jo more jo, në se e lexoj ose dëgjoj një fjali të Kryetarit të Kosovës për Trepçën, menjëherë pas, paraqitet ai far Gjuriqi se Trepça është e Serbisë.

Prandaj, jam bërë monoton edhe i vetes time, duke insistuar se, shtresa politike e shtetit, më në fund, duhet me qenë e aftë dhe me i kuptuar rrethanat dhe faktet se cilat kanë rëndësi, se cilat janë relevante dhe irelevante. UE dhe thuaja edhe SHBA-të, në procesin e dialogut janë ndërmjetësues, gjë që është normale në arenën ndërkombëtare dhe sferën diplomatike. Mirëpo, si subjekt në dialog, shteti – Kosova, duhet, në mënyrë të çartë, ti radhit kërkesat e veta. Qeveritë e kaluara të Kosovës numëronin, diku rreth 22 ministri. Asnjë Kryeministri, gjer tani, nuk i ra në mend që në atë numër të ministrive të gjendet një ministri për çështje të luftës, ose së paku një Institut për çështje të luftës. Në se nuk ka ndodh gjer tani, duhet të ndodh me një procedurë të menjëhershme, urgjente. Ndërmjetësuesit duhet, apriori, me i bind se çështja e par në dialog duhet të vihet kërkesa për kompensimin e luftës, së pari në aspektin juridiko-

civil, duke përfshirë kompensimin e familjeve të viktimave, dëmet e masave të spastrimit etnik, të pagjeturve si dhe dhunimeve. Po e potencoi se, një procedurë të tillë, në se nuk arrihet marrëveshja, nuk e ndal, nuk e pengon asnjë normë juridike ndërkombëtare. Mosveprimi në këtë drejtim nuk është asgjë tjetër pos mjerim, me të cilin pushteti ka hyrë dhe hyn në gjynah me viktimat, me popullin.

Nuk ka dilemë se, edhe njohja reciproke në mes shteteve është me rëndësi të veçantë. Në se Kosova pretendon dhe mendon se me njohje reciproke, Kosova do anëtarësohet në OKB, një mendim i tillë, nuk ia mundëson Kosovës apriori anëtarësimin në OKB. Kur them këtë, mendoj se Serbia e ka nënën e vet Rusin, madje edhe përkrahjen e Kinës, të cilat, në cilësi të anëtareve të KS OKB, e pengojnë anëtarësimin e Kosovës.

Po i sugjeroi Kryeministrit, me subjektet politike të Kosovës duhet marrë vesh në Prishtinë e jo me shkuar në dialog me nga 7-8 apo 10-15 delegat. Po më duket se po vraponi në Bruksel apo Uashington sipas një fjale të moçme kur thonin shko e eja si Adem Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat