Personat e pagjetur lypin angazhim për zbardhjen e fatit të tyre, e jo zhgënjim

Opinione

Personat e pagjetur lypin angazhim për zbardhjen e fatit të tyre, e jo zhgënjim

Nga: Rexhep Torte Më: 30 gusht 2020 Në ora: 17:53
Rexhep Torte

Tridhjetë gushti, Dita nërkombëtare e personave të pagjetur, për nga  rëndësia dhe humanizmi lypset të kujtohet dhe të veprohet çdo ditë të vitit, e jo vetëm njëherë në vit.

Dita botërore e të pagjeturve e duhet të jetë e para detyrë e jona në drejtim të gjetjes së fajtorëve për këto krime njerëzore, dhe për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Zoti i Madhërishëm njerëzve ua jep shpirtin dhe jetën sëbashku  me riskun për ta jetuar dhe gëzuar.

Njerëzit zemërlig e mëkatarë janë ata që kryejnë krime, shkatërrime, vrasje e rrëmbime, duke ua nxi jetën të tjerëve, dhe duke  tua vjedhur lumturinë dhe të drejtën për të jetuar.

Këta njerëz gjakatarë e mizorë është e pashmangshme se do ta marrin dënimin e merituar në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Një sëmundje e rëndë, ose ndonjë tragjedi familjare janëdisa nga dënimet që mund ti pësojnë njerëzit katilë.

Zoti njerëzve jëtën në këtë botë ua ka dhënë si sprovë, dhe varësisht nga veprimet e mira apo të liga, do të jenë të lumtur në këtë jetë, apo edhe  pjesë e xhehenemit në jetën e përtejme.

Vetëm Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e tyre në Kosovë, me qëndimet e tyre parimore, kanë të drejtë morale e njerëzore ta ngrenë sot zërin, sëbashku me familjarët dhe të  afërmit  e të pagjeturve,  për ti kujtuar të pagjeturit dhe dhe për të kërkuar  zbardhjen e fatit të tyre dhe dënimin e kriminelëve serbë.

Të gjithë udhëhqeqësit e derisotëm në Kosovë, qofshin presidentë, kryeparlamentarë, kryreministra, ministra apo deputetë, të cilët tashmë 21 vite nuk u denjuan dhe nuk bënë asgjë për të pagjeturit e Kosovës, janë të  mbuluar nga turpi moral e njerëzor për neglizhencën, mosangazhimin dhe zhgënjimin e dëshmuar ndaj personave të pagjetur.

Çfarë dyfytyresi e rëndë është kur i sheh udhëheqësit e derisotëm të Kosov, që pas 21 viteshtë kaluara, i përmendin personat e zhdukur në Kosovë, me premtime boshe e bajate, se tash e tutje do të angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe për nxjerrjen para drejtësisë  të kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë.

Çfarë dyfytyrësie e rëndë dhe e ndyrë është, kur udhëheqësit e derisotëm të Kosovës tash pas 21 viteve  zotohen, se do ta Themelojnë Tribunalin  Ndërkombëtar  për Krimet që i kreu Serbia  në Kosovë, dhe për ti  vënë para drejtësisë kriminelët e Serbisë.

Çfarë dyfytyrësie e rëndë dhe e ndyrë është, kur nga goja e udhëheqësve të derisotën të Kosovës, tash pas 21 viteve dëgjojmë,  se do ta themelojnë Muzeun e luftës në Kosovë për ti pasqyruar krimet e Serbisë në Kosovë, dhe ende nuk kanë bërë asgjë konkrete në këtë drejtim.

Çfarë dyfyryrësie e rëndë dhe e ndyrë është, kur analizojmë dialogun e derisotëm Kosovë-Serbi, që e kanë zhvilluar udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, duke u ulur ballë për ballë me Aleksandër Vuçiqin, albanofobin, ish anëtarin e partisë së kriminelit Vojisllav Sheshel, dhe bashkëpunëtorin dhe ministrin e kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Çfarë dydytyrësie e rëndë dhe e ndyrë është, kur udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, në dialogun Kosovë-Serbi kanë shkuar pa unitet të brendshëm politik dhe pa platformë të miratuar në Kuvendin e Kosovës pë këtë dialog.

Çfarë dyfytyrësie e rëndë dhe e ndyrë është, kur udhhëheqësit e derisotëm të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nuk e kanë  vendosur si kusht për këtë dialog, ose si pikë të parë e rëndit të ditës zbardhjen  e fatit të 1650 të pagjeturve shqiptarë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara me këto sjellje të papërgjegjshme, kanë bërë mëkate të mëdha ndaj personave të pagjetur  dhe ndaj tërë viktimave të luftës nga agresioni gjenocidal i Serbisë në vitet 1998/99 në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara u dalluan vetëm për pasurim të paligjsham, për korrupsion dhe për nepotizëm, me çka e turpëruan veten, i turpëruan famijet e tyre dhe i sollën dëme të mëdha Kosovës viktimë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara u dalluan për luftën për pushtet, për karierizmin dhe bajraktarizmin e sëmurë.

Dyfytyrësi të rëndë dhe të ndyrë ndaj Kosovës treguan edhe  ndërkombëtarët nëpërmjet EULEX-it, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar  dhe organizmave tjera ndërkombëtare, me indiferentizmin e tyre ndaj Serbisë agresore gjenocidale dhe ndaj kriminelëve serbë, të cilët në Kosovë kryen dhjetëra mijëra vrasje, masakra e dhunime makabëre, dhe ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë për të marë dënimin e merituar.

Dialogu Kosovë-Serbi pa u vënë në binarë të vërtetë duke e shpallur Serbinë agresore gjenocidale dhe Kosovën viktimë, nuk  është  gjë tjetër veçse farsë e turpshme njerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat