Dasareti: Kam një përgjigje shumë të thjeshtë për kuriozitetin e një bashkëkombësi

Opinione

Dasareti: Kam një përgjigje shumë të thjeshtë për kuriozitetin e një bashkëkombësi

Nga: Aurel Dasareti Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:34
Aurel Dasareti

Kam një përgjigje shumë të thjesht për kuriozitetin e një bashkëkombësi:

“Ali Ahmetin nuk duhet kritikuar por duhet studiuar e analizuar se pse i fiton ciklet zgjedhore”

Ali Ahmetin nuk duhet kritikuar, por duhet studiuar e analizuar se pse i...

Ne mund t'i themi çfarë të na vie në gojë Ali Ahmetit, ta shajmë, ta kritikojmë, të shpifim e t'i vëmë çfarë do ...

Përgjigja ime: Partitë gjoja se politike shqipfolëse të shqiptarëve të IRJM (FYROM), ndryshe, shërbëtorë të sllavo- folësve që kanë ardhur në atë tokë pellazge-ilire-arbërore (në histori si Dyndja e Barbarëve) janë pronë private e themeluesve mafioz antikombëtar të tyre. Dhe, sa më mafioz, sa më i sëmurë mendërisht është pronari i secilës parti, sa më servil është në lidhje me okupatorin, si dhe sa më shumë që numëron klani i tij, aq më tepër është zgjedhur nga “votuesit” shqiptarë që shiten për një thes miell shpërblim, apo për një punësim të paligjshëm.

Ali Ahmeti i plotëson këto kushte më tepër se kolegët e tij, hajnat e pakarakter të partive tjera. Kjo sepse shteti zviceran ku Aliu jonë ka jetuar disa vite, duke e parë se ky milet është plotësisht i padobishëm për shkak të sëmundjes psikike kronike – çrregullim i personalitetit - e ka nxjerrë Aliun në pension invalidësh (Këto informata nuk i kam pru unë, por i kam “gjetur” mes shqiptarëve të Zvicrës para shumë vitesh). Çka i duhet ai bërllok?  E tani, të kuptohemi, kur një prej shteteve më të forta në botë nga të gjitha aspektet (siç është Zvicra), të jep pension invalidësh sepse je një sakat nga truri-mendja, atëherë shqiptarët lypset t`i marrin shumë seriozisht këto punë. Duhet t`i kërkojnë Ali Ahmetit certifikatën mjekësore të gjendjes së trurit, ose ta largojnë me hu gardhi nga lokalet e BDI-së. Sa më shpejt aq më mirë, sepse ai mashtron popullin tashmë disa decenie, situata atje është kritike. Në atë shtet fals iku rinia, por ama shqiptarët e atjeshëm, ata pleq që kanë mbetur, nuk mërziten, vetëm me duartrokitje të forta bërtasin: Rroftë Alia... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat