Për ju, analista politikë të vet shpallur...

Opinione

Për ju, analista politikë të vet shpallur...

Nga: Petrit Dibrani Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:29
Petrit Dibrani

Jeni ju, hetues apo prokuror që po e dini se kush kend dhe kur e ka vrarë, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë?

Jeni shumë të çuditshëm, të jashtëzakonshëm madje edhe të mahnitshëm karshi të gjitha ngjarjeve!....

Jeni në shërbim të Atdheut apo në shërbim të dreqit?

I duhen Republikës, tani zbulues hetues të ngjarjeve, apo i duhen njerëz të penës që bashkojnë dhe këtë gjendje sa më lehtë ta kalojnë.

Tani sipas jush, po u dashka të ndahemi, të përqahemi dhe të bëhemi, zbulues dhe hetues të ngjarjeve.....

 

Ç’farë, fitoni ju me këto shkrime, duke u munduar ta luani rolin e hetuesëve prokuror?!

Nëse e keni synim, ndarjen dhe përqarjen e qytetarëve shqiptarë të Republikës, harrojeni s’do mundeni kurrë ta arrini....!

 

Me parashikime dhe zbulime, po mundoheni vëmendje të arrini....

Mos u mundoni të hetoni dhe zbuloni, s’e vetëm ujin në mullirin e Dreqit të madh po e dërgoni dhe asgjë tjetër s’po fitoni.

Sikur ju, analista të vet shpallur të ishit zbulues dhe hetues! Republika s’do ishte në këtë gjendje. Merruni me punët e juaja, s’e nuk bëheni të famshëm, duke dërguar ujin në mullirin e dreqit.

Na tregoni.....

Ku ishit ju, kur familja jonë Mitike Jashari, është vrarë dhe masakruar...?!

Ku ishit ju, kur Bekim Berisha - Abeja, luftoi fyt për fyt me kriminelët shovinist serb...?!

Ku ishit ju, kur Zahir Pajaziti - Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu tre ushtarët Emblematik të UÇK-ës u vranë....?!

Ku ishit ju, kur shumë luftëtarë të UÇK-ës i dhanë gjymtyrët e trupit për Liri....?!

Ju, nuk ishit askund....

Marre - marre për ju....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat