Mujsharët deputetë prapë dështojnë, projektligje me rëndësi jetike për qytetarët të votojnë

Opinione

Mujsharët deputetë prapë dështojnë, projektligje me rëndësi jetike për qytetarët të votojnë

Nga: Petrit Dibrani Më: 8 tetor 2020 Në ora: 19:58
Petrit Dibrani

Do i’u mallkoj, gjaku i derdhur dhe gjymtyrët e çlirimtarëve, që luftuan për Liri dhe krijuan histori.

Do i’u mallkojnë familjet e dëshmorëve të lirisë.

Do i’u mallkojnë, prindërit dhe familjarët e fëmijëve të masakruar, nga regjimi shovinist, barbar dhe gjenocidial serb.

Do i’u mallkojnë, të gjitha ato femra shqiptare që u dhunuan dhe u ç’njerëzuan, nga po ky regjim, kriminel, barbar shovinist serb.

Ju, mjeran mujshar deputet 6 her me radhë, jo vetëm dështoni, po ju nuk dëshironi një projektligj për mbrojtjen e vlerave të luftës, të simbolit kombëtar UÇK-ës ta votoni.

Në fjalorin e juaj, nuk ekziston rimëkëmbje ekonomike!....

Pse?

Se ju, deri tani me veprimet e juaja si mujshar keni treguar s’e ju, për qytetarët e Republikës s’jeni të interesuar.....!

Qytetarët, me gjendje shumë të rënduar po mundohen të mbijetojnë, duke e ditur sa shumë pandemia globale Virusi - Sars - Cov2, i ka dëmtuar dhe ju, s’jeni në gjendje një projektligj për rimëkëmbje ekonomike për ta votuar!

Ç’farë, të presim ne qytetarët nga ju?....

Asgjë!

Ju, të ngrefosur dhe kapardisur, ç’doher jeni në gatishmëri, njëri tjetrin ta ofendeni, injoroni dhe xhelozoni, po asnjëher të gatshëm projekligje në të mirë të qytetarëve të votoni.

Keni qenë dhe jeni të dështuar!

Qytetarët e Republikës, juve s’duhet kurrë më për t’ju votuar....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat