Edi Rama, kryeministri pandemik!

Opinione

Edi Rama, kryeministri pandemik!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 16 tetor 2020 Në ora: 09:59
Qamil Gjyrezi

Me ardhjen e Rilindjes dhe Edi Ramës në 2013, në krye të shtetit, Shqipërinë e zuri një virozë e pa dëgjuar në të gjithë historinë moderne të shteteve në rojonin tonë, lindje dhe perëndim.

Pandemia, viroza e Rilindjes, filloi me cmontimin e shtetit real dhe implementimin e shtetit pandemik. Reformat e Rilindjes ishin modele virale, që tmerruan të varfërit dhe shtresën e mesme në mbështetje të oligarkëve.

Në mandatin e parë para-pandemik, Rilindja pregatiti terrenin për mandatin e dytë, ku cdo qelizë e shtetit të të virusohej, nga një sëmundje e madhe, zhvatja e shqiptarëve. Filozofikisht, për atë që studion fenomenologjinë, zhvatja është patologji, e kapjes të cdo gjëje materiale që gjen përpara!

Mbështetja e karteleve të drogës ndërkombëtare ishte gjithashtu një pandemi, virozë që u pregatit nga Tahiri dhe Xhafaj dhe tashti e ka në dorë, vetë Kryeministri. Punët e mira bëhen me duart e tuaja, jo me të tjerëve.

Në Nëntor të 2019 dhe dimri i 2020, solli gjëndje të jashtëzakonshme për shqiptarët. Nganjëherë natyra dhe njeriu, mendja kanë një lidhje para-psikologjike. Vitet e qeverisjes pandemike të Ramës, po vazhdojnë dhe do të përfundohen në një klimë pandemike.

Edhe fundin e mandatit të tij, do ta mbylli me afera kriminale pandemike të inceneratorëve, të cilët duhet t’i hetojë patjetër SPAK!

Virozën e këtyre muajve të fundit të vitit 2020 po përpiqet ta shfrytëzojë për të zhvatur përsëri shqiptarët, me propagandë dhe Show-televiziv.

Vetëm një qeveri me kryeministër Lulzim Bashën në 2021, do të na shpëtojë nga virozat e kësaj qeverie, Rilindjes. Viti 2021, është edhe viti i mbylljes së pandemisë, sipas parashikimit të virologëve, me ndihmë të Zotit, me vaksinën dhe fundin e virozës që e crregulloi njerëzimin. Ditë më të mira do të vinë edhe për Shqipërinë, rajonin dhe botën! Duhet pak durim dhe guxim, për ta larguar Kryeministrin pandemik që do të mbete në historinë politike moderne në Shqipëri, si drejtuesi i shtetit që mendoi dhe krijoi pandemi për të gjithë dhe e mbylli qeverisjen në mënyrë virale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat