Manipulimi i studentëve neveritës

Opinione

Manipulimi i studentëve neveritës

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 24 tetor 2020 Në ora: 09:57
Frashër Demaj dhe Qendrim Gashi

Manipulimi i studentëve daton qysh në vitet 90-a, pra, me nismën e pluralizmit politik. Edhe pse e majta ekstreme e Kosovës, ishte minore në Kosovë, ajo nxitoi ti fusë nën ombrellën e saj rininë studentore, për t`i përdorë, si marioneta, për interesat e saj të errëta. LPK-ja, përkatësisht, disa nga krerët e saj, të filtëruar, dyshueshëm, në udhëheqjen e saj, ndërhynë në udhëheqjen studentore. Devijuan rregulloren zgjedhore dhe sollën në krye të organizatës studentore "kuqaloshë", duke zvetënuar, dukshëm, rolin pozitiv të kësaj organizate simpatike, që nga fund-vitet 60-a, deri ke90-at.

Në librin shkollor të historisë, për këtë pjesë të Ballkanit, autorët serbë bënë shtrembërime, falsifikime dhe fyerje raciste për shqiptarët. Pjesë e bashkëpunimit ndërballkanik, qe emëruar edhe Akademik Frashër Demaj. Megjithatë, ai nuk ishte anëtar i Komisionit hartues i librit në fjalë, ku shpërfaqet falsifikimi grotesk, për luftën e fundit në Kosovë. Autori serb, duke u shërbyer me gjysmë të vërteta, siç është analfabetizmi i femrave shqiptare, dikur, dhe deri ekstrem të pavërteta, siç është "Reçaku ishte aksident" dhe jo masakër!!

Të gjitha këto trillime, të qëllimshme dhe shumë provokative, të autorit nacionalist dhe skajshëm racist, u kurdisën, madje, vrazhdësisht, sikur janë shkruar nga Akademik Frashër Demaj! Dyshimi filloi, kur mediat e ekstremit të majtë, këto trillime i vuri në vetën e parë, në pendën e Demaj!

Pastaj, vazhduan shkrimet paushalle, pa lexuar fare librin, pa dëgjuar prononcimin demantues të Akademik Demaj. Fyerje e denigrime linçuese, kryesisht, nga partitë e ekstremit të majtë, të tubuar në PAN-in kriminal.

Thirrjet për përjashtim nga Akademia, për distancim të LDK-së, meqë Frashëri është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe deputet i kësaj partie dhe deri protesta manipulative e një grupi studentësh, të porositur nga partitë e PAN-it, të cilat, pavarësisht koalicioneve hiç parimore, duan rrënimin e LDK-së, qoftë edhe me goditjen e kuadrove të saj, siç është rasti i Akademik Demaj.

Përpjekja e denigrimit familjar e personal të Akademik Frashër Demaj, gjithësesi, është e dështuar. Sepse ai rrjedhë nga një familje kaçakësh, e dëshmuar për qendresë e kundërshti, që nga pushtimi turk; mbretërisë serbo-sllave; Jugosllavisë komuniste e deri ke Serbia fashizoide.

Profesor Demaj, në bashkëpunim me Akademinë dhe Institutin Arkeologjik, është angazhuar që kishat shqiptare, të përvehtësuara, nëpërmjet dokumentacionit të falsifikuar, nga serbët, natyrisht, me ndihmën e pushtetit, të jenë, sërishmi pronë e komunitetit shqiptar. I tillë ishte rasti i Manastirit të Studenicës, komuna e Istogut, kur verën e shkuar u shkaktua një incident, në mes të pelegrinazhit të serbëve nga Beogradi dhe vendorëve. Me nismën e Akademik Demaj dhe Shoqatës të Historianëve të komunës të Istogut, me kryetar Isuf Mavraj, është organizuar Seminari shkencor dhe u dëshmua me fakte se Manastiri në fjalë është trashëgimi iliro-romake.

Ngjashëm me Akademik Frashër Demaj, po kërkohet linçimi i profesor Qëndrim Gashit, ambasador në Francë. Edhe ai akuzohet sikur është autor i një shkrimi dhe i dy karikaturave të shënjetorit islam, Muhamedit. Ndërkohë që ambasadori Gashi kishte bërë vetëm detyrën informative, për shqiptarët, duke postuar në Twiter artikullin e botuar, më parë, në prestigjiozen franceze "Le Figaro", së bashku me dy pikturat të revistës saterike "Charlie Hebdo".

Prerja e kokës dhe nxjerrja e syve të një profesori freng të historisë të Shkollës së Mesme, pse ai foli për lirinë e fjalës, duke përmendur ngjarjen makabre, vrasjen e 11 anëtarëve të Redaksisë Charlie Hebdo".

Kosova është shtet sekular. Populli i saj e di edhe historikun e religjionit të tij. Matrapazë e sharlatanë, të infektuar me ideologjizmat shpellare, kurrë nuk do të arrijnë të imponohen me rrymat fetare të shkretanëve të shkretëtirave arabike. Aq më pak mund të flasin në emër të popullit. Partizat për "Drejtësi" dhe "Fjala", e kanë marrë përgjigjen nga populli dhe janë pa shpresë mbijetese.

Makabriteti i ideologjisë së mykur talebane, të shitur, falsifikueshëm, si islamiste, e cila përgjaku Francën dhe botën përparimtare, shumë herë, është dëshmuar si regresive, anakronike e paradoksale, në kohë dhe hapësirë. Si e tillë, kërkon shpërfilljen, deri në përbuzje të shqiptarëve të kudondodhur. Përndryshe, me revanshin e saj, do ta linte në hije fashizmin dhe komunizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat