Kur të gjithë kanë emër?!

Opinione

Kur të gjithë kanë emër?!

Nga: Sami Arifi Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Sami Arifi

Në shtetin e mirëfillt demokratik në të cilin egziston rendi dhe mbizotëron ligji patjetër është funksiolal shteti i së drejtës, ku, përmes transparencës të gjithë në shtet kanë emër dhe mbiemër që nga presidenti deri te krimineli e i korruptuari.

Në shtetin demokratik, para ligjit të gjithë janë të barabartë; si i pasuri, si i farfëri, si gruaja dhe burri, si plaku dhe i riu, ata kanë emër varësisht sipas veprave të tyre të bëra, ata shpërblehën apo ndëshkohen nga institucionet relevante përgjegjëse.

Në shtetet demokratike (ku egziston shteti i së drejtës), apo në shtetet jo demokratike (të kapura përnes pushtetarëve) egzistojnë emrat jo formalisht dhe formalisht te të dyja palët si përshembull: Emri i presidentit, i kryeparlamentarit, i kryeministrit, i ministrave, i kryetarit gjykatës supreme, i kryetarit gjykatës kushtetuese, i ptokurorit, i kryeshefit të policisë, i gjeneralit të ushtrisë e të tjera.

Dallimi i dukshëm në mes shtetit demokratik dhe atij jo demokratik qëndron në zbatimin e ligjshmërisë së ligjeve të shtetit në formën praktike.

Në shtetin demokratik krimi ka emër, i vrari dhe vrasësi ka emër, aferat korruptive kanë emër, zhvatësi dhe i korruptuari ka emër, çlirimtari ka emër, shkenctari, publicisti, shkrimtari të gjithë kanë emër, thjesht çdo gjë sipas veprës së bërë ka emër dhe mbiemër, madje edhe turpi ka emrin e vet.

Në shtetin jo demokratik (i kapur nga pushtetarët) këto që u cekën më parë muk kanë adresë e leje më emër e mbiemër, meqë fshihen emrat e tyre pas interesave të pushtetarëve, madje edhe çlirimtarët e atdheut që rrokën pushkën për çlirimin e vendit nga robëria për të bërë sovranitet kombëtar dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror, qofshin ata në jetë apo të rënë, përdoren për interesat e pushtetarëve.

Uroj që shteti i Kosovës të bëhet shtet i mirëfillt demokratik, në të cilin shtetdo të mbizotrojë ligji ku të gjithë në bazë të veprimtarive të bëra të tyre do të kenë emrin dhe mbiemrin, e atëherë dhe vetëm atëherë do të ketë një qëndrushmëri të paluhatur të popullit dhe rinisë në atdheun e tyre, në ndërtimin dhe zhvilimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat