Dr. Don Lush Gjergji President!

Opinione

Dr. Don Lush Gjergji President!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Zejnullah Jakupi

Pse po marrë mundin ta shkruaj këtë status?

Në FB po lexoj shumë propozime për president, se ai duhet të jetë ndonjëri nga ish- amabasadorët apo kryetarët ose nënkryetarët e  partive politike e deri tek ata që fare nuk e meritojnë këtë post. Shkas për këtë status u bë propozimi i z. Shaqir Foniqi, doenit të gazetarisë të cilin e çmoj, por nuk po pajtohem me mendimin e tij dhe besoj se shumë prej nesh pajtohen që presidenti të jetë jashta këtyre koluareve politike, sic ishte deri tani, në shumtën e rasteve. Unë mendoj se tani është koha, të mos e humbim këtë shans historik se nuk na vije më nga dera! Po sjell ca argumente për këtë propozim.

Në këtë postim i nderuari Shaqir Foniqi mendoj se ja ka huqur pakëz. Me sa dij ka shumë që kanë prereferenca për z. Haradinaj, por vërtet, besoj se kandidimi dhe zgjedhja e tij nuk është një zgjidhje e mirë, për shkak se i gjithë shtabi i UÇK-së dhe, më mirë të themi, e gjithë struktura udhëheqëse është dhe po akuzohet për krime… dhe dihet se pjesë e strukturave të UÇK-së ka qenë edhe z. Haradinaj dhe i cili ka patur përballje në Gjyqin e Hagës dhe është i shpallur i pafajshëm për shkak ose në mungesë të provave. Por sidoqoftë personalitetet e tilla të përfoluara të dalura nga lufta, tani duhet të kursehen nga këto manovrime, për hirë edhe të rastit, sepse një pjesë e saj e mirë po gjykohet në Hagë nga Gykata Speciale dhe për këtë shkas z. Haradinaj duhet të heq dorë nga kandidimi. Zgjedhja e Haradinajt në postin e presidentit do të ishte edhe një shuplakë e fortë edhe ndaj të akuzuarëve nga Gjykata Speciale. Populli i Kosovës ose elita e saj, deri tani, me të gjitha teleashet e veta pësoi shumë. Ajo u konfrontua shumë në arenën ndërkombëtare dhe për fat të keq nuk përfitoi aq shumë ose më shumë pësoi populli por edhe shteti shteti, nga elita e cila doli nga lufta. Kjo elitë ishte e domosdoshme në kohën e konfliktit të armatosur, e cila e udhëhoqi luftën guerile që e bëri UÇK-ja dhe e cila kishte mbështjetjen e popullit dhe aleatëve tanë Perëndimor. UÇK-ja është faqja më e ndritur e historisë dhe udhëheqësitë e saj dhe për atë kohë kanë meritat e tyre immediate.

Por tani na duhen udhëheqës tjerë, udhëheqës nga gjenerata e re, jo vetëm në moshë, por edhe të shkolluar sidomos një elite e shkolluar edhe në vendet e ndryshme të botës, në Perëndim për shkak se atje janë qendrat e dijes dhe njohurive prej nga civilizimi arriti në këtë shkallë të prosperitetit. Gjithashtu për president duhet të jetë një njeri i pjekur politikisht i pavarur dhe me një përgatitje univerzitare dhe i cili nuk ka asnjë vepër penale ose të ketë qenë nën hetime ndonjëherë. Kosovës i duhet një president të cilën do ta çmojë e gjithë bota, një president i cili ulet në kancelaritë perëndimore, shikon drejtë, nuk i trembet syri e nuk i dridhet zëri, nuk frikësohet se do ja bënë dikush një aktakuzë për ndonjë vepër kriminale, vjedhje hajni, etj. Një president i cili i ka dyert e hapura në gjithë botën, një persident cili do të pritet mirë dhe do rrespektohet nga populli dhe do të shërbej si person unifikimi dhe i cili do ketë derën e hapurë në të gjitha zyret presedenciale të sheteteve mike kudo në botë si në Uashington, Berlin, Londër, Paris, Stokholm, Oslo,Wien, Zürich, Tokio, Pekin, pse jo edhe në Beograd, por edhe në Vatikan dhe më gjerë.

Ky personazh për këtë kohë është Dr. Don Lush Gjergji, biografi më i shquar i Nënës Terezë. Një personazh poliedrik i cili si i tillë është i vetmi mendoj për këtë kohë dhe i cili do të mund ta përmirësonte sadopak imazhin tonë të brishtë kudo në botë, dhe pas vdejkjes se Dr. Ibrahim Rugovës me Dr. Don Lush Gjergjin bota do të filloj ta kthente shikimin nga ne. Tani na duhet strategji dhe largpamësi, dituri dhe maturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat