Të lutem, kujdes Bekim Jashari!

Opinione

Të lutem, kujdes Bekim Jashari!

Petrit Dibrani Nga Petrit Dibrani Më 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Bekim Jashari

Shumë i nderuar, z. Bekim Jashari,

Unë, s’ju njoh personalisht!

Por e ndjej obligim moral, të shkruaj.

Bekim Jashari, ruaje namin personal dhe të familjes!

Familja Jashari është;

Familje e të gjithë shqiptarëve.

Të lutem, kujdes!

Diplomacia dhe kuptimi i saj është shumë punë e madhe!

Bekim!

Unitet me vullnet, apo izolim dhe në siklet?!

Bashkëpunim, jo konfrontim!

Ju duhet ta dini, me gjuhën e alegorisë, nuk ndërtohet shteti!

Jo të gjithë shqiptarët, janë largpamës.

Gjithmonë duhet nisur nga ajo që e ke gjetur, nga ajo që të tjerët para teje ta lanë trashëgim, nëse dëshiron të arrish në cakun tënd.

Bekim, duhet t’i kuptosh edhe ata, të cilët nuk mund të shohin më larg se hunda e tyre!

Janë dy lloje mediokritete;

1. Gjysmak!

2. Të detyruar!

Ata të cilët, dinë të çmojnë të kaluarën, më lehtë, më fuqishëm, më shpejtë dhe më drejtë, do ta ndërtojnë të tashmen.

Respekt, për të gjithë luftëtarët e Lirisë, por tani është koha e dijës, shtetëndërtimit dhe diplomacisë......!

Faleminderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat