Urime LDK

Opinione

Urime LDK

Nga: Milazim Maraj Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:46
Milazim Maraj

Lidhja Demokratike e Kosovës sot e ka ditëlindjen

Urime Kosovë, sot është ditë e madhe për Kosovën dhe shqiptaret në përgjithësi.

Sot 31 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do të ketë logon LDK. Ishte përfundimi I epokës së diktatit dhe njëmendësisë. Në këtë ditë përfundoj arsyeja e aktiviteteve ilegale. Filloj një epokë e re shqiptaret morën në dorë fatin e tyre. Kryesia e LDK u themelua nga intelektualet më të mirë që i kishte Kosova.

Pluralizmi politik ishte bazë e veprimit të mëtejshëm të politikës në Kosovë. UJD- dhe qëllimet e tij u demaskuan në tryezën e politike në të cilën e kishin iniciuar politikanet jugosllav për të mbajtur diktatin politik në duar të veta. UJDI nuk është pluralizëm tha Dr. Ibrahim Rugova. Partitë politike janë të lira të prezantojnë idetë e tyre dhe rrugën për realizimin e tyre. Nga dita e sotme nuk kishte nevojë të shkruheshin natën kërkesat shqiptare Kosova Republikë. Këtë e kërkonte LDK, në konferencat për shtyp. Kosovë njësi e barabartë në Jugosllavi, nëse nuk do të ketë Jugosllavi shqiptaret më së paku kanë arsye të qëndrojnë në çfarë do krijese tjetër. Nga kjo ditë Kosova determinoj çartë nevojat e veta dhe i prezantoj publikisht. Prezantimin në mënyrë të urtë, çartë dhe konkret e paraqiti Dr. Ibrahim Rugova. Nga sot, studioheshin dhe pastaj pranoheshin dhe përpunoheshin më kritere të pluralizmit, idetë për lirinë e Kosovës. Ideja Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur doli nga kjo parti dhe u mbrojt në instancat më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo ide u arsyetua edhe në SHBA. Rruga paqësore e zgjedhjes së të gjitha problemeve për ndarje të qetë nga Jugosllavia ishte një projekt i kësaj partie. Ndërsa lufta mbetej instancë e fundit e imponuar nga Serbia. LDK nën udhëheqjen e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova rikthej interesimin e botës demokratike për shqiptaret e mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kërkojë vendosur, urtë dhe qetë, në mënyrë të argumentuar korrigjimin e gabimeve që ishin bërë në dëme të shqiptarëve pas luftës së parë dhe të dytë botërore. Presidenti i LDK, Dr. Ibrahim Rugova pavarësinë e Kosovës e paraqiti si kompromis, ndërsa ai i përkujtoj kompetentet në SHBA dhe BE, së zgjedhja e drejt është të gjithë shqiptaret në një shtet. Urojmë që LDK të përfaqësojë interesat kombëtare dhe qytetare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat