Urime dita e veteranëve!

Opinione

Urime dita e veteranëve!

Nga: Milazim Maraj Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 00:14
Milazim Maraj

Sot ishte dita e veteranëve të luftës çlirimtare të Kosovës.

Urime veteran! Sot do të duhej të kujtojmë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit. Do të kujtonim ata  veteran që bënë vetëvrasje pas lufte për shkaqe ekonomike apo shëndetësore, që përballuan luftën por nuk përballuan kërkesat  elementare të familjes.

Duhet të kujtojmë edhe ata veteran që sot qëndrojnë në vijën e ekzistencës, buzë vetëvrasjes. Ata që nuk mund të arsyetojnë sakrificën e tyre para familjes skamnore. Sot nuk është dita të krekosemi më fjalët e mburravecëve si “Liria ka emër” liria ka emrin liri dhe nuk është pronë as prodhim i ndonjë grupi.

Liria është e arritur nga sakrifica e brezave të tërë gjatë shekujve të robërisë. Por në shtetin e udhëhequr nga komandantet e tyre, veteranet e luftës janë kategoria më e diskriminuar pas lufte. Rritja e numrit të veteranëve për të siguruar vota në parti që rrahin gjoks si autor të luftës dhe lirisë  ka diskriminuar këta veteran. Veteranet nuk janë të punësuar, ata marrin 170 euro në muaj që nuk ju mjaftojnë as për barna mujore.

OVL-UÇK nuk ka bërë asgjë si shoqatë për këta veteran. Ata kanë pagat e tyre të mira edhe nga veteranet marrin nga një euro në muaj, duke zbritur pagën e tyre nga 170 në 169 euro. Çka na duhet OVL-UÇK, çfarë kontributi mund të u shënohet për këto shoqata që u marrin veteranëve nga 12 euro në vit për kartelet e tyre, pse ka nevojë të nxirret kartela për çdo vit?

Institucionet kompetente duhet të pastrojnë listat nga veteranet e rrejshëm dhe veterani duhet të këtë pagë  që siguron jetë meritore. Mjaftë më  me  parulla  komuniste, boshe, për luftën,  për dëshmoret, për invalidët, për veteranet, fëmijët e veteranëve nuk ushqehen më parulla të tilla, ata kërkojnë bukë, banim, shkollim ,kërkojnë jetë normale në Kosovën e lirë. Ju keni pasuri milionëshe nga lufta dhe pas lufta, veteranet i keqpërdoret që  vite për të siguruar postet tuaja, për zhvatje të buxhetit të tyre dhe kapje të pushtetit. Jeni të pangopshëm, nuk keni turp as ndërgjegjeje.   

Urime veteran dita e juaj!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat