Amerika e 6 janarit 2021

Opinione

Amerika e 6 janarit 2021

Gani Mehmeti Nga Gani Mehmeti Më 7 janar 2021 Në ora: 20:35
Pamje nga ngjarja e djeshme

Në Amerikën e demokracisë qindra vjeçare kemi rebelimin e njerëzve pro Trump, që me lejen e urdhërin e tij, deshën ta kallin Amerikën, shtetin e demokracisë, shtetin e tyre e tonin.

Tani, kur deshën ta ndezin Amerikën, ku ranë edhe viktima, si do t’i besonim atij për zgjidhjen e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë.

Kur ai do ta ndezi Amerikën, do të ishte i gatshëm të ndizte edhe krejt botën, për qëllimet e tij.

Tramp nuk u besoi njerëzve të tij në numërimin e votave, prandaj deshi të shkelë mbi demokracinë, duke hedhur poshtë votat e zgjedhësve që votën ia dhanë Bajdenit, për të mbetur ende në krye të Amerikës.

Nëse deri dje kemi menduar se, ndoshta, kishte të drejtë Trampi, sot nuk ia japim atë të drejtë, sepse ai e përgjaku Amerikën për interesa të tija e në kundërshtim të demokracisë, në kundërshtim të zgjedhësve amerikanë, që prej fillimit të numërimit të votave, ka prirë Bajdeni ne votat e marra shumicë prej zgjedhësve.

E, Amerika sot nuk është vetëm e amerikanëve, ajo është Amerika e demokracisë, Amerika e të drejtave njerëzore, Amerika e Azisë dhe Amerika e Afrikës, ku bëhen përpjekjet maksimale për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, të drejtave të popujve e shteteve në Botë.

Trampit duhet t’i thuhet se të mbrosh të drejtat e të tjerëve në botë dhe të përgjakësh Amerikën për për interesa tuajat – nuk shkon.

Tani mund të dyshojmë se edhe në mandatin tuaj të zgjedhur kryetar i Amerikës, paske ardhur me ndihmën e Rusisë, ashtu sikur deshe ta ndezje dje Amerikën, me gjasë, sipas udhëzimeve të Rusisë, që gjithsesi, duhet të ketë gisht ajo ose elementë rusë.

Të jesh amerikan i vërtetë, t’ia dush të mirën vendit dhe njerëzve tuaj dhe ta kallësh Amerikën, nuk mundet.

Është një lëndim e plagosje e rëndë e demokracisë nga ana jote, Tramp!

Por, Amerika, Demokracia, Drejtësia do të vazhdojnë të jetojnë, përveç viktimave që nuk jetojnë më!

Zoti e bekoftë Amerikën,

Zoti e ruajt Demokracinë, Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut në Botë!

Kryetar Bajden, suksese në  Demokratizimin e vendit e të botës, ashtu siç je Ti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat