Ahmakia politike vazhdon!

Opinione

Ahmakia politike vazhdon!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:11
Melihate Tërmkolli

Glauk Konjufca mbrëmë në një emision televiziv deklaroi “Nëse Kosova kushtëzohet nga BE gjatë procesit të integrimeve evropiane që hyrja jonë në BE të kushtëzohet përmes ndryshimit të lokacionit të ambasadës (Në Jerusalem, v.i), kjo do të duhej të rishqyrtohej”.

E para: si u bë që drejtuesit politikë të VV-së, patriotët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve, po pranuakan kushtëzime nga jashtë për punët e Kosovës?! Ata edhe bari hanë por nuk pranojnë kushtëzime nga jashtë!

E dyta: pasi paskan fillu me pranu kushtëzime (natyrisht, senduiçët më të shijshëm se bari!), ato i pranojnë veç nga BE-ja por jo edhe nga SHBA-ja “imperialiste”!

E kuptueshme, sepse ka shumë shtete në BE që mbajnë lidhje të forta me Rusinë dhe me Serbinë gjenocidale.

Ndërsa ditë më parë, Albin Kurti deklaroi se do të ndërtojmë marrëdhënie të mira me Gjermaninë, dhe bëri shumë mirë, por “harroi” prapë SHBA-të.

Duhet me qenë fort ahmak politik me bo deklarata të tilla!

Sidoqoftë, “populli” kështu po don!

Prishtinë, 5 Shkurt 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat