Çfarë mund të presim nga stërvitja ushtarake “defender 21”

Opinione

Çfarë mund të presim nga stërvitja ushtarake “defender 21”

Nga: Rexhep Gashi Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:22
Rexhep Gashi

A do ta qetësojë kjo stërvitje rajonin e shqetësuar të ballkanit perëndimorë?

Si do të ndikojë në ndërgjegjësimin e shqipëtarëve në të dyja anët e lumit Drin?

A do të përçojë sinjal të fuqishëm edhe në rajonet e tjera të trazuara në nivel global?

Stërvitja ushtarake “defender 21” e udhëhequr nga komanda e ushtrisë amerikane për Europë, është ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake të realizuara në truallin Europian.

Si vend mikpritës është Shipëria, ndërsa stërvitje do të zhvillohen edhe në vende të tjera të Ballkanit deri në Detin e Zi.

Stërvitja që do të zhvillohet sivjet nga 26 prill – 20 qershorë, ku marrin pjesëushtarë nga 26 vende anëtare të NATO, dhe vende partnere si: Georgia, Bosnja dhe Kosova (për herë të parë), gjithashtu edhe me armatimin përcjellës: aeroplan, anije, tanke etj.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin e shqetësuar të Ballkanit në përgjithësi, për ruajtjen e stabilitetit në këtë rajon të shqetësuar. sidomos kur kemi parasysh se në këtë rajon po gërshetohen edhe interesat e forcave në rritje destruktive, fjala është për: Rusinë (destabilizimi politik) dhe Kinën (destabilizimi ekonomik – diplomacia e borxheve).

Këtu mund të hyjë edhe ndonjë vend tjetër që këtë herë nuk do të jetë temë diskutimi.

Kjo stërvitje i gjen shqipëtarët andej dhe këndej Drinit në pikën më të ulët të bashkë-punimit mes tyresë paku në dy dekadat e fundit, bashkpunimi ky si: politik, diplomatik, ekonomik etj.

Me fjalë të tjera nuk egziston asnjë rrugë parimore e bashkunimit ndërshtetërorë e më së paku le të themi vëllazërorë apo edhe miqsorë ( këtu nuk hyjnë vajtje-ardhjet e qytetarëve të zakonshëm, raportet familjare etj).

Efekti konkret pozitiv i stervitjes “defender 21”, është ftesa për pjesëmarrje që i është bërë Forcës Mbrojtëse Të Kosovës (FSK), nga ana e Shqipërisë (si mik-pritëse) – pra bashkpunimi ushtarak.

Të shpresojmë që bashkpunime të tilla do të merren edhe në fusha të tjera: politike, diplomatike, ekonomike etj.

Sa i përket Forcës së sigurisë së Kosovës (FSK) është suksesi më i madh i saj – marrja pjesë në stërvitje të përbashkëta me vende të tjera të NATO-s ku pretendon ta ketë edhe vendin e saj.

Natyrisht rënsëainëë patjetërsueshme të kësaj stërvitjeje “defender 21”, në këtë kohë e vërteton prezenca (edhe te shqipëtarët në të dyja anët e Drinit) e elementeve të zbehtapro-perëndimore (pro-amerikane), qoftë në udhëheqje ose opozitë.

Pa dashur të paragjykojmë ndoshta janë edhe koinçidenc tek shqipëtarët, p.sh kriza në aeroportin e Rinasit – kur e dimë se trupat e vendeve aleate për stërvitje do të zbarkojnë në Rinas dhe në portin e Durrësit (veq kanë filluar të vijnë pjesa e parë).

Gjithashtu lëvizjet e qytetarëve për andej kufirit e shoqëruar me protestë e përzierje në fushatë parazgjedhore – dërgojnë ujë në mullirin e këtyre elementeve destabilizuese në rajon.

Deri sa vendet e këtij rajoni janë zhytyr në keq-qeverisje, krim, korrupsion dhe tendencë në rritje të shëndërrohet në vatër të konfliktit të hapur – stërvitja “defender 21”, është përgjigjje adekuate ndaj këtyre sfidave.

Ndersa në rrafshin global ky është shembull se si reagohet në rajonet që kanë tendencë të eskalimit, në këtë rast Ballkani, por është sinjal i qartë edhe për krizat e tjera globale, si: Lindjen e largët (Taiwani i rrezikuar nga Kina), dhe në kufinjtë lindor të Europës (Ukraina e rrezikuar nga Rusia).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat