Rizgjedhja “me shumicë votash” e Edi Ramës, përplot me rreziqe për Shqipërinë dhe Kosovën

Opinione

Rizgjedhja “me shumicë votash” e Edi Ramës, përplot me rreziqe për Shqipërinë dhe Kosovën

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 3 maj 2021 Në ora: 15:17
Edi Rama

Strategjia e treshes famëkeqe: Vuçiq, Thaçi, Rama, me rrjetin e tyre të gjerë, mund të nxirret si konkludim se amaneti i Thaçit (i shkruar nga Kristaqi), duke i kërkuar atij që të kujdeset për Shqipërinë, por mos ta harrojë Kosovën (Dardaninë), që i bie, vazhdoje aty ku e kemi lenë më forma dhe metoda tjera sofistikuese e diskrete.

Hajnat dhe tradhtarët, për të qenë të suksesshëm, i ndërrojnë format, taktikat, shërbyesit e tyre të kamufluar dhe të mbështjell në “njerëz të ndershëm, të aftë dhe të respektuar, në këtë rast, nga ndërkombëtarët” që të depërtojnë më lehtë aty dhe atëherë, kur u duhen atyre.

Autorët e korrigjimit të kufijve apo ndarjes së Kosovës (Dardanisë) që shpesh u përcoll me fotografi e video inçizime si dëshmi, anipse i refuzojnë, kur iu hasi siç thotë populli, “turjela në gozhdë”, filluan të ulërojnë si të çmendur duke e refuzuar një konstatim të tillë si i “paqëndrueshëm”, së pari për Kosovën (Dardaninë) si akt kundër kushtetues i vendimit të 17 shkurtit 2008, shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës (Dardanisë) i vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Reagimet e institucioneve dhe të LVV-së, si parti politike me metoda dhe forma të ndryshme që edhe u kritiku ashpër që mos të ndodhë një akt i tillë, autorët dhe përkrahësit e këtyre ideve të rrezikshme, e mohuan një tentim të tillë pasi, për këto akuza, “nuk kishte fakte e dëshmi”.

Këtyre aventurave të rrezikshme për shtetin tonë dhe në interes të Serbisë, iu bashkangjit edhe një pjesë e Administratës Donald Trump, përmes të dërguarit të tij special, ish-ambasadorit në Gjermani, Richard Grenell, i cili, bëri ndërhyrje të paprecedant ndaj një shteti sovran, miku më i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj SHBA-ve, ku në bashkëpunim me përkrahësit e Thaçit, bënë puç politik dhe e rrëzuan Qeverinë Kurti 1.

Për mos të hyrë në atë histori poshtëruese nda shtetasve të Kosovës në kohë pandemie, që të gjithë në grup, për interesa personale e karrieriste, por, pa u lëshuar asnjëherë se ishte edhe akt tradhtie ndaj Kosovës (Dardanisë) me njerëz të pushtetit, nuk ishte jashtë këtyre marifeteve, as ish-ambasadorja Çitaku, e cila me tërë përkushtimin e saj, ishte në shërbim të këtyre aventurave në anën e Thaçit dhe vëllezërve të tij, Vuçiq dhe Kristaq Rama, që ishte një ndërlidhëse duke e shfrytëzuar postin e saj dhe duke lobuar për këtë e që, mund të “konsiderohej edhe një përkrahje nga populli” ashtu siç paraqitej nga Thaçi.

Zoti Haradinaj, me një rast iu pat referuar zonjës Çitaku si ambasadore e Thaçit e jo e Republikës Kosovës (Dardanisë).

Anipse, disa herë ka pasur paraqitje të mira në seancat e KS të OKB-së, megjithatë ajo nuk ka mundur të jetë imune ndaj detyrave dhe urdhrave të ish-bodit të saj të ish të parit të shtetit.

Sipas të gjitha rrjedhave, që tani po dalin në shesh, mund të thuhet se kjo zonjë loboi për ish-presidentin e që i bie, loboi për lobin serb i koordinuar përmes Grenellit me dijeninë e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i lidhur dhe i kontrolluar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në bashkëpunim edhe me Kinën.

Edvin Kristaq Rama, do t’i përmbahet amanetit nga Haga?!

Edvin Kristaq Rama, do të tentojë që t’i përmbahet amanetit të vetshkruar “ nga qelitë e Hagës” tani, duke e inkorporuar në administratën e tij ish-ambadadoren Çitaku, për t’i mbajtur lidhjet, të cilat ajo i ka pasur e i ka krijuar në bashkëpunim e bashkëveprim me treshen famëkeqe e fatkeqe për shtetin e Kosovës (Dardanisë) dhe asaj pjese të Administratës së Trump, duke tentuar që t’i arsyetojë këto makinacione, gjoja për “interes të Republikës së Kosovës (Dardanisë)”.

Kur Edvin Kristaq Rama hesht, ai është në vlugun më të madh të punës, i cili, në bashkëpunim me armiqtë e Kosovës (Dardanisë), radhitet në mes argatëve të Serbisë, Rusisë e Greqisë. Tani njihet me kurthe të reja të dizajnuara nëpër kabinetet e qeverive të miqve të Serbisë dhe armiqve të Kosovës.

Heqja dorë, pasi iu dështoi plani për korrigjim apo ndarje, në tavolinat e atyre kuzhinave politike, qarkullojnë ide siç është ajo, Autonomi për veriun dhe statusin special të kishave ortodokse serbe, gjoja si pronë e Serbisë në truallin e Kosovës (Dardanisë së lashtë), kisha të cilat historikisht janë kisha shqiptare të besimit krishterë kur e tëra i takonte këtij besimi si shumicë, përderisa Turqia Otomane, ua imponoi fenë islame një pjese labile, ndërsa, që nga koha e Car Dushanit, freskat e kishave katolike iu ndërruan më ato ortodokse serbe.

Pastaj, qarkullojnë edhe mendime dhe ide që në brendinë e Kosovës (Dardanisë), të themelohet Asociacioni i komunave më pakicë serbe edhe në jug që i bie se Republika e Kosovës (Dardanisë), do të defunksionalizohet deri në atë nivel sa që nuk do të jetë në gjendje t’i zbatojë politikat zhvillimore ekonomike, politike, kulturore e nacionale. Thjeshtë, një Republikë e bananeve.

Pra, një shtet më emër Republikë, por në vepër as autonomi si ajo e mëparshmja në ish-Jugosllavi.

Dëshmi për këtë, janë, Manastiri i Deçanit dhe ai i Pejës, të cilat historikisht dihet së kanë qenë permanent nën ruajtjen dhe kujdesin e shqiptarëve.

Shumë mirë më kujtohet kur u bë kurorëzimi i Pop Gërmanit në Manastirin e Pejës, në shenjë simbolike dhe mirënjohjeje ndaj shqiptarëve për kujdesin ndaj tyre, atë ditë si një lloj roje, ishin të veshur më veshje tipike rugoviane, me shalla të bardhë rreth kokës dhe jatagana (shpata) në belin mbi tirqit e bardhë më vija të zeza.

Është fatkeqësi e rëndë që ish-udhëheqësit shtetëror e qeveritar, jo vetëm së ishin të padijshëm e jo sy çel por, asnjëherë nuk u konsultuan me njerëz të dijes e profesioneve përkatëse, për shembull, historian të paluhatshëm e jo ata të politikës, për mos ardhur në një moment kur duhesh të luftosh për të larguar gabimet e vet bëra, si shprehi e servilitetit, shitjes së interesave të vendit për vet promovim, për t’u dukur i sjellshëm, e bashkëpunues, gjoja në interes të arritjes së një marrëveshjeje, për ta kuptuar së është sa e dëmshme po aq e rrezikshme.

Edvin Krista Rama, i grabiti zgjedhjet në Shqipëri, duke u lavdëruar se e mori mandatin e tretë, për të cilin askush, as nga brenda e as nga jashtë nuk i beson e as që ia dëshiron, sepse, mandati i tretë i “fituar me shumicë votash”, është skandal në vete pasi, le që populli i lodhur me mashtrime, blerje votash e shantazhime, duke mos realizuar premtimet e dhëna, edhe vetë qeveria, konsumohet dhe bëhet bajat.

Ky është edhe rezultat i “ndryshimeve kushtetuese” të cilat i nxori Qeveria Rama në mungesë të mazhorancës, e cila duke i djegur mandatet, i dha hapësirë pushtetit që mos ta kufizojë mandatin në maksimum 8 vite.

Ndërkombëtarët, pra, BE dhe SHBA, nuk e pëlqejnë një veprim të këtillë, anipse publikisht nuk më kujtohet se u distancuan, megjithatë, ia mundësoi rizgjedhjen për mandatin e tretë që, absolutisht, nuk është mandat i meritave, i sukseseve dhe i demokracisë së vërtetë.

Rama i ka agjendat e veta bashkë me vasalët e tij, të cilat, sa janë të dëmshme, aq edhe të rrezikshme sepse, do ti mbetet besnik politikave përçarëse brenda shqiptare, bashkëpunuese me armiqtëë tanë shekullor e aktual, të cilët, e kontrollojnë, dirigjojnë dhe e kushtëzojnë nëpër sfidat nëpër të cila po kalojmë në momentet kur duhet t’u vihet kapak shumë temave të cilat lëngojnë një kohë të gjatë, posaçërisht marrëdhëniet më Serbinë.

Pra, pretenduesja e gllabërimeve të pjesëve më vitale të Kosovës (Dardanisë), Serbia, dhe ëndrrave të daljes së saj në Adriatik po ashtu përmes Kosovës (Dardanisë), përmes Minishengenit, Rama, pa pranimin dhe dijeninë zyrtare të Kosovës (Dardanisë), për pak, nuk e arriti.

Një ëndërr e tillë, ruso-serbo- greke, është njëherit edhe ëndërr e riokupimit të Shqipërisë përmes fqinjit tonë armik jugor, e cila i ka të njëjtat metoda strategjike sikur Serbia që nëse gjërat shkojnë në ketë drejtim, edhe ajo një ditë të kërkojë të themelojë ndonjë bashkësi të komunave në jug të Shqipërisë të banuar me grekë, analog me këto që Serbia po i jep zor për t’i themeluar në Kosovë (Dardani).

Kush i beson më këtij njeriu, pasi, urimin e parë për rizgjedhjen e tij, e mori nga vëllai i tij Vuçiqi, i cili gjatë fushatës zgjedhore, i sugjeronte Ramën që të orientohet më shumë në jug të Shqipërisë sepse, atje do ta ketë përkrahjen më të madhe, edhe pse, sipas disa informatave, PD- ja, ka pas më shumë përkrahje në jug së sa është dyshuar.

Prandaj, paraqitja e hartës së Shqipërisë e ndarë më dy ngjyra, në veri e kaltër e në jug, roze, është edhe rezultat i bashkëpunimit të Ramës me armiqtë tanë, jo vetëm për të fituar vota por, për t’i realizuar planet e tyre afatgjata për ta pushtuar një ditë, edhe Shqipërinë.

Edvin Kristaq Rama, të rri larg nga Kosova dhe mos të bën “hoj” siç themi në Kosovë (Dardani), pa e thirr kush.

Kosova me gjithë vështirësitë që i ka me Serbinë dhe argatët e saj, ajo, megjithatë do të mbetët digë mbrojtëse e Shqipërisë dhe kur të paraqitët nevoja ose nëse i imponohet, që nënkupton se me ose pa dashje, së bashku duhet të mbrohemi, si nga veriu, ashtu edhe nga jugu.

Kosova tani e ka udhëheqjen e saj më legjitime, e zgjedhur me shumicë votash, si asnjëherë më parë në historinë e saj.

Edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-s, nuk duhet të rrijë në ymyd të askujt, sepse, situatat në terren, mund ta ndërrojnë gjendjen edhe pa dëshirën tonë.

Për të dal nga krizat dhe të papriturat që mund të na ndodhin, duhet që të dy shtetet të bashkëpunojnë në të gjitha fushat si prioritet i zhvillimit ekonomik, politik dhe strategjik, për t’u bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan dhe Evropë, duke vendosur vet për fatin e kombit, në miqësi të përhershme më mikun tonë tradicional, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat