Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo e njëjta e periudhës së diktatorit Millosheviq

Opinione

Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo e njëjta e periudhës së diktatorit Millosheviq

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:20
Adem Bytyçi

Bashkësia ndërkombëtare dhe ajo Evropiane duhet ta kuptojë definitivisht se Serbia nuk ka ndryshuar është po ajo e njëjta e periudhës së diktatorit Millosheviq.

Tani, edhe pse me vonesë, BE e ka kuptuar Serbinë dhe gënjeshtrat e saj, se nuk është e interesuar për t'i kontribuar paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.

Madje edhe në raport me Kosovën është duke e zhvilluar një politikë agresive dhe ekspansioniste.

Në njërën anë gënjen BE-në, se është e interesuar për një Marrëveshje paqësore me Kosovën dhe në anën tjetër dislokon forcat ushtarake në kufi me Kosovën.

BE, duhet ta këtë të qartë se nëse nuk e ekstradon Presidentin aktual të Serbisë ultranacionolistin ‐radikalin Aleksandar Vuçiq, Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë për krime lufte dhe nëse nuk e shpallë OKB, partinë radikale të Aleksandar Vuçiqit dhe Sheshelit, parti terroriste si disa parti tjera si motra në botë, Serbia asnjëherë nuk do të jetë faktor i paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Serbia do të denazifikohet vetëm dhe vetëm atëherë, kur të merr dënimin e merituar nga Bashkësia Ndërkombëtare, për shkaktimin e katër luftërave në ish-Jugosllavi, në Slloveni, Kroaci, BH, dhe Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat