Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë dhe Qeveria e Vlorës...

Opinione

Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë dhe Qeveria e Vlorës...

Nga: Agim Jazaj Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:17
Qeveria e Vlorës

Dita e Flamurit në Vlorën Heroike, Pavarësia e Vendit dhe themelimi i Shtetit shqiptar, nga themeluesi Ismail Qemali, u realizua pas përpjekjeve të mëdha dhe luftës herioke më: 28 Nëntor të vitit 1912, dhe u njoh nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e mbajtur më 17 dhjetor të vitit 1912.

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme".

Akti i shpalljes së pavarësisë, u nënëshkrua më 28 Nëntor të viti 1912 në Vlorë, i formuluar në deklaratën e posaçme në dy gjuhë.

Pjesa shqip u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe në gjuhën turke nga Ismail Qemali, dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu.

Dokumenti i shkruar me dorë dhe i nënëshkruar nga delegatët e Kuvendit.

Në fillim tetorin e vitit 1912 përëndoria Osmane ra në luftën e parë ballkanike, dhe kur shqiptarët u ndodhën në momentet më tragjike të historisë së tyre! Udhëheqsia e perandorisë Osmane ishte në vështirësitë e krijuara më së shumti nga Koalicioni i krijuar midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, se sa nga vështirësitë brenda vetes.

Nëse në Shqipëri, pothuajse forcat pushtuese kishin kapitulluar dhe vetëm në Janinë e Shkodër, forcat turke ishin prezente!

Vendi ishte mjaftë i rrezikuar. Në ato rrethana historike të vendit, Ismail Qemali u kthye në Shqipëri dhe më 28 Nëntor të vitit 1912, u mblodhën në Vlorë, në Ansamblenë Kombëtare, e përbërë prej 83 antarërsh, të cilët shpallën Pavarsinë Kombëtare të Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, në vijim më; 4 dhjetor të vitit 1912, u shpall edhe qeveria e përkohëshme, e përberë prej:

1-*Ismail Qemali: Kryetar i Qeverisë

dhe ministër i Jashtëm

2-*Nikoll Kaçori: Nën kryetar i qeverisë

3-*Luigj Gurakuqi: Ministër i Arsimit

4-*Petro Poga: Mistër i Drejtësisë

5-*Myfyt Libohova: Ministër i Brëndshëm

6-*Mehmet Dërvalla- Gjen: Ministër i Luftës

7-*Edit Toptani: Ministër i Financave

8-*Pandeli Cala: Ministër i Bujqësisë

9-*Mid’hat Frashëri: Ministër i punëve Botore

10-*Lef Nosi: Ministër i Postë-Telegrafës

Ismail Qemal Bej Vlora

1844-1919

Kryetar i Qeverisë

dhe ministër i Jashtëm

Ismail Qemali është me origjinë nga Kanina, i lindur në qytetin e Vlorës, në një familje patriotike, në vitin 1844. Ai vazhdoi rrrugën e jetës, duke ëndërruar dhe arsimuar në gjimnazin “Zozimea” të Janinës.

Për mbi 4 dekada ai ka qën pjesë e administratës së lartë në perandorinë Osmane, deri dhe në disa pozicione të larta zyrtare si: guvernator i shtetit në disa shtete, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së jashtëme, etj.

Gjatë veprimtarisë së tij, bashkëpunoi dhe ideoi frymën progresive dhe emancipuese të shoqërisë dhe qeverisjes dhe për rrjedhojë të kësaj veprimtarie e internuan për 7 vjet.

Në vijim të veprimatrisë së tij, në vitin 1900, u arratis nga Turqia dhe u kthye në vendin e tij, në Shqipëri dhe nisi bashkëpunimin e bashkëveprimin me atdhetar të vendit, nga e gjithë harat shqiptare, duke e bërë prezente edhe në kancelaritë europiane gjëndjen e rëndë të Shqipërisë dhe mundësimi e bashkëveprimi për të nxjerrë vendin nga pushtimi!

Veprimtaria e tij patriotike, nisi në kordinim me disa nga bijtë e vendit, nga e gjithë harta shqiptare. Bashkëpuntorët e tij të ngushtë, të zgjedhurit e kohës ishin: Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Aqif Pasha, Hasan Prishtina, duke e shtrirë bashkëpunimin dhe rritur numrin e bashkëpuntorëve, të atdhetarëve edhe më!

Në paralemntin turk e ngriti me zë të fortë ndalimin e veprimtarsë dhe symimet e shovinistëve dhe kërkoi prej parlamentit turk të drejtën dhe lirinë e Shqipërisë, për të vetvendosur; për fatet e vendit të tyre!

Ismail Qemali ishte pjesëmarës edhe në Mbledhjen e Bukureshtit, e zhvilluar në 5 Nëntor të vitit 1912, dhe më pas në konferencën e Vjenës, nga e cila garantoi përkrahjen e Austro-Hungarisë.

Dhe nga Triste, zbret në Durrës, dhe niset për në Vlorë, ku u organizua Kuvendi Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë...

Dhe më 28 Nëntor të vitit 1912, organizoi Kuvendin e Flamurit dhe vendosi të drejtën e tij për formimin e Qeverisë së Përkohëshme, e cila u formua më 4 dhjetor të vitit 1912.

Qeveria e përkohëshme e Vlorës, funksionoi për 14 muaj dhe mundi të krijonte qetsimin dhe qartsimin e situatës së vendit, zmbrapsjen dhe luftimin e shovinistëve si dhe ringritjen e ekonomisë së vendit dhe të arsimimit!

Vitet e fundit të jetës për themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Bej Qemali, ishin të vështira, të cilat i kaloi në disa vend të Europës, për arsyet e kundërshtimit të tij të hapur, mos pranimin e coptimit të vendit, tjetërsimin e kufijve të Atdheut të shtrenjtë dhe të shenjtë!

NIKOLL KAÇORRI

1862-1917

Nënkryetar i Qeverisë

Nikoll Kaçorri ishtë një ndër delegatët dhe firmëtarët që nënëshkroi aktin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Dhe nga formimi i qeverisë së Vlorës, zgjidhet edhe nën kryetar i Qeverisë.

Ai lindi në fshatin Krej të Lumës, dhe nisi shkollim e tij në shkollën e Troshanit në Lezhë!

Ka marë pjesë edhe në Kongresin e “Manastirit” dhe për këtë akt, u arrestua nga autoritetet atomane.

Ai ishte ndër atdhetarët, të cilët pritën me dashamirësi e mbështetje ardhjen e Ismail Qemalit në Durrës.

Nikollë Kaçorri lindi në vitin 1893 dhe nisi studimet e larta në degën teologji-filozofi si dhe për magjistraturë. Dhe në përfundimin e studimeve, caktohet në dioqezën e Durrësit. Edhe në pozicionin e fetarit; Nikoll Kaçorri nuk e ndante ëndërrimin dhe aksionin kurrë nga veprimtaria e tij atdhetare që i buronte nga shpirtmadhesia, duke u radhitur ndër të parët dhe organizatorët e shoqërive atdhëtare të kohës si: “Vllaznia”, e “Bashkimi” përgjatë viteve 1907-1909.

Shpesh ai përplasej edhe midis klerikëve të ndryshëm ortodoks, duke u shprehur në arsyetimet e tij: “Të predikojmë në gjuhën shqipe, sepse Zoti na dëgjon edhe shqip”- i cili u përgjigjej gjatë debatimeve.

As Nikollë Kaçorri nuk mundi t’i shpëtonte degdisjes, largimit nga vendi i tij. Kështu ai në vitin 1914, emigroi dhe vendoset në Vjenë...

Dhe prej andej, u largua edhe nga jeta patrioti Kaçorri më; 29 Maj të vitit 1917, të cilin e përcollën me nderime për në botën tjetër, i mbetur edhe në këtë botë, komuniteti shqiptar i vendosur në Vjenë.

Edhe Nikollë Kaçorri, ka lënë veprën e tij në shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e qeverisë së parë Shqiptare!

LEF NOSI

1876-1945

Ministër i Postë-Telegrafës

Në përbërjen e Qeverisë së Pavarësisë, u zgjodh si ministër i Postë-Telegraf; Lef Nosi,

Lef Nosi ishte bir i Elabasianit, dhe kish lindur po aty në vitin 1876 nga një familje tregatar e pasur.

Sudimet e shkollës së mesme i kreu në Greqi, Athinë. Gjithshtu po aty kreu dhe 2 vite të shkollës mjeksore për degën e farmacisë. Duke u rikthyer në vendlindjen e tij, në Elabasan në vitin 1909 Lef Nosin e zgjedhin për drejtimin e klubit “Vllazëria”. Veprimtaria te tij Atdhetare binte në sy dhe frymëzonte bashkëqytetarët e tij, duke krijuar edhe shoqërinë “Vllazëria”. Ndërsa aksioni i tij vijoi në vitin 1910, kur botoi edhe gazetën “Tomorri” e cila ishte një shkëndi që ndezi gjithë mëndjet, shpresat dhe zemërat e njerëzve, për të luftuar e fituar Lirinë dhe pavarësinë e vendit. Duke publikuar aftësinë dhe zotsinë e tij, ai merr pjesë edhe në Kongresin e Arsimit të Elbasanit, duke ndikuar e ndihmuar edhe për hapjen e shkollës: Normale të Elbasanit, një shkollë e njohur dhe me emër!

Gjithashtu ai bashkëpunonte dhe botonte edhe në gazetën “Liria” të Selanikut, duke qënë si korrespodent i asaj gazete për Elbasanin.

Por, aktiviteti i tij nuk mundi të mos binte në syt e aotomanëve e për rrjedhoj; regjimi e arreston patriotin Lef Nosi dhe e dënojnë me burgim, deri në marsin e vitit1911. Ai mori pjesë edhe në aktin Historik, Shpalljen e Pavarësisë, në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1912, si delegat dhe ndër firmëtarët e atij Akti Historik. Dhe me formimin e qeverisë së Përkohëshme, më 4 dhjetor të vitit 1912 Lef Nosi zgjidhet ministër i Postë- Telegarfës. Po, ashtu ai ishte pjesëmarrës edhe në Qeverinë e Durrësit në vitin 1918. Ai mori pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919-1920

Po ashtu njihet edhe për botimet në 12 fletore, përmbledhjen: “Dokumenta Historike” në vitin 1924-1925.

Gjithashtu ai është edhe autor i “Këngë Kombëtare”

Dhe në vitin 1945 ndërroi jetë.

MITD’HAT FRASHËRI

1880-1949

Ministër i Punëve Botore

Një ndër pinjollët e Frashëllinjve, bir i Abdy Frashërit, ishte edhe Mid’hat Frashëri, i lindur në Janinë, një ndër firmëtarët dhe pjesë e Qeverisë së Ismail Qemalit, duke i ngarkuar detyrën e ministrit të Punëve Botore.

Kur u lirua nga burgu ati i tij Abdyli, familja e tyre u vendosën në Stamboll. Aty i biri, Mid’hati nisi edhe shkollimin, me përkrahjen e xhaxhallarëve të tij. Qysh i ri në moshë shpalosi edhe talentin e krijuesit të pëndës, ku dhe nisi bashkëpunimin me revistën “Albania” të Faik Konicës. Duke e vazhduar rrugën e frymëzimit dhe të krijimtarisë Mid’hati, hapi dhe një bilblotekë, të cilën e pagëzoi “Lumo Skëndo”. Ndërsa në Selanik, në vitin 1908, ai botoi për herë të parë edhe gazetën “Liria”.

Në vitet 1910- 1912, ishte ndër promotorët në lëvizjet Kombëtare-Shqiptare!

Mori pjesë edhe në hartimin e Alfabetit në Manastir.

Ai mund të botonte gazetën “Dituria” në Bukuresht.

Në aktin e shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor të vitit 1912, zgjidhet delegat, ishte dhe ndër firmëtarët, i zgjedhur edhe si ministër i Punëve Botore!

Ndërsa qeveria e Vidit e emroi Mid’hat Frashërin si ministër i Postave dhe Punëve Botore. Më pas, në vitet e trazirave, ai u detyrua, largua nga vendi, duke u vendosur në Itali, Bullgari dhe Zvicër.

Në veprimtarinë e tij krijuese bëjnë pjesë dhe botimet e librave: ”Popullsia e Epirit”, “Hi dhe Shpuzë”, “Pritmi i Shqipërisë”.

Mori pjesë edhe në zhvillimin e Konferencës së Paqes në Paris, në vitin 1918

Dhe në vitet 1923- 1926 Mid’hat Frashëri caktohet ministër Fuqi Plotë i Shqipërisë në Republikën e Greqisë.

Në atë kohë, ai protestoi mjaftë ashpër për genocidin grek, për shkuljen e popullsisë çame nga trojet e tyre.

Gjatë viteve të luftës së Dytë Botërore, në vend ai krijoi organizatën e Ballit Kombëtar. Gjatë zhvillimeve të atyre viteve, në vitin 1944, sërish largohet nga vendi i tij dhe vendoset në Londër, ku dhe atje nuk e ndali veprimtarinë e tij Atdhetare Shqiptare, duke drejtuar Komitetin “Shqipëria e Lirë” në kryqytetin e Anglisë, Londër.

Më pas atdhetari shkon e vendoset në Nev Jork, dhe aty nisi të botonte gazetën “Flamuri”!

Në vitin 1949 Mid’hat Frashëri ndahet nga jeta, duke lënë pas gjithë atë kontribut dhe vlerë për vendin!

PANDELI CALE

1874-1923

Ministër i Bujqësisë

Në qytetin e Korçës lindi Pandeli Cale, pjesë e qeverisë së Vlorës, e vitit 1912, si dhe ministër i bujqësisë.

Ai kreu studimet në Liceun e Misirit të Egjyptit, dhe kthehet në Atdhe, vendlindjen e vet në vitin 1897, ku e zgjodhën Sekretar i Shoqërisë: “Lidhja Ortodoksiste ndë Korçë”. Gjithashtu ai u angazhua në themelimin e shkollave shqipe si dhe krijoi bandën Muzikore “Liria”! Më pas edhe Pandeliu nisi rrugët e emigrimit nëpër botë duke shkuar në Rumani, me kokën pas pas për t’u kthyer sërish në vendin e tij dhe u bë ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit aktiv gjatë luftimevë të zhvilluara në Korçë e në Çamëri.

Zhvillimet e reja të kohës e përfshinë në Korrikun e vitit 1912, duke shkuar në Vlorë për krijimin e çetave në Vlorë, Mallakstër dhe Berat. Ai nënëshkroi edhe memorandumin e Gërçes.

Ishte dhe një ndër organizatorët e Mbledhjes së Bukureshtit, ku dhe u zgjodh për në Kuvendin Kombëtar të Pavarësisë- Vlorë, i zgjedhur si delegat i Korçës.

Në qeverinë e Ismail Qemalit, u zgjodh: Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregëtisë. Gjatë zhvillimit të Luftës së Parë Botrore u largua nga vendi dhe u vendos në Bukuresht, Ukrahinë dhe Zvicër për pak vite. Në vitin 1919 caktohet në detyrën e Prefektit të Korçës dhe zgjidhet deputet në vitin 1921. Bashkë me Fan S. Nolin dhe Hil Mosin, morën pjesë në Lidhjen e Kombeve, të Gjenevës.

Pandeli Cale ndërroi jetë pas nje sëmundje; më 5 gusht të vitit 1923, në Selanik, ku ishte për kurim dhe u kthyen eshtrat e tij për t’u prehur në vatanin e tij, vendlindjen- Korçë, më 5 Gusht të vitit 1925.

MEHMET DËRRALLA

1843-1918

Ministër i Luftës

Bir i Tetovës, lindi në vitin 1843 në Gradec. Nisi startimin e jetës së tij në Stamboll, ku filloi punën në garnizonet e Anadollit, dhe pas studimeve dhe fitimin e një konkursi, vazhdoi studimet në Akademin e Shtamadhorisë. Pas mbarimit të studimeve caktohet Komandant i Xhandarmërisë në Bagdat.

Në vijimin e karierës së tij ngarkohet me detyra të rëndësishme si në; Armatën e Selenikut, në Siri, etj.

Në vitin 1878, kur u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ishte i ngarkuar me detyrën e Komandatit të Forcave Ushtarake të zonës; Tetovë-Gostivar! Gjatë udhëtimit në jetën e tij, në vitin 1900 ndodhet në vëndlindjen e vet, ku dhe zgjidhet si një ndër përfaqsuesit, prijs të Lidhjes së Pejës.

Dhe pas dështimit të Lidhjes, internohet në Bagdat, ku qëndroi për 8 vite atje. Kthehet në vendlindje dhe më 5 Korrik të vitit 1908 ishte me pjesëmarrësit në zhvillimin e Kuvendit të Ferizaj, si dhe u përfshi në kryengritjen gjatë viteve 1908-1912, dhe shquhej si strateg ushtarak.

Në Dibër takohet me Isa Boletinin dhe nisen së toku për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar, Shpalljen e Pavarësisë, në Vlorë. Me formimin e Qeverisë së Ismail Qemalit, i ngarkohet detyra e ministrit të Luftës, në kabinetin Qeveritar. Gjatë detyrës së ministrit formuloi edhe platformën e Qeverisë dhe milicisë shqiptare.

Gjatë kthimit për në Kosovë, arrestohet dhe burgoset në burgjet shoviniste në Beograd dhe Podgoricë.

Ai ndërroi jetë në vendlindjen e tij, në vitin 1918.

PETRO POGA

1850-1944

Ministër i Drejtësisë

Petro Poga, bir i Erindit- Gjirokastrës, ka lindur në vitin 1850. Vazhdoi studimet në gjimnazin e Janinës dhe në vijim vazhdoi fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Stambollit. Njihet edhe si një ndër themeluesit e gazetës “Drita”, e botuar në kryqytetin e Perandorisë turke. Pas disa vjet qëndrimi dhe shkollimi jashtë vendit, rikthehet në vendlindjen e tij, qytetin e Gjirokastrës, duke qënë pjesë e themelimit të klubit atdhetar “Drita”. Madje duke e zgjedhur edhe si kreun e tij.

Në vitin 1912, viti i pavarësisë Kombëtare, zgjidhet edhe delegat e Pavarësisë. Dhe në qeverinë e përkohëshme që u formua fill pas shpalljes së pavarësisë, zgjidhet edhe ministër i Drejtësisë i Qëverisë së Vlorës!

Dhe një vit më pas caktohet kryetar i Gjykatës së lartë Shqiptare. Në gjithë veprimtarinë e tij qeverisëse u shqua për inteligjiencën e tij dhe duke kontribuar, hartuar edhe rregulloret për vendimarrjet e qeverisë, veçanrishtë të atyre në fushën e drejtësisë dhe të legjislaturës, duke mbajtur edhe autorsinë e tij si ”Kanunit të Dëmeve” dhe “Kanunit të Zhuriës”.

Ndërsa në qeverinë e princ Vidit, e cila u vendos në Durrës, u caktua Ministër i Financave.

Në qeverinë e mbretëtërimit, të Zogut punoi, bashkëpunoi dhe hartoi me njerëz të drejtësisë legjislacionin shqiptar dhe të Kushtetutës në vitin 1928, duke marrë modelin europian.

Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në vendlindje-Erind, ku hapi edhe biblotekën e vet me 24 000 tituj.

Në shtatorin e vitit 1944, u nda nga jeta, duke mbetur i përjetshëm për kontributin dhe vlerat e tij të çmuara, në shërbim të Atdheut!

MYFID LIBOHOVA

1867-1927

Ministër i Brëndshëm

Ishte ministër i brëndshëm i Qeverisë së Ismail Qemalit, i lindur në Libohovë të Gjirokastrës dhe i shkolluar qysh në mësimet e mësme në shkollën e Janinës dhe në vijim vazhdoi dhe përfundoi studimet për Drejtësi në Stamboll.

Në përëndarinë Otomane kreu detyra të larta. Në vitin 1908 u zgjodh deputet i Parlamentit Otoman, në zonën e vet, të Gjirokastrës dhe mbrojti kryengritjet e shqiptarëve.

Ai mori pjesë në Kvendin Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë, të Vlorës, si përfaqsues i Gjirokastrës. Dhe në kabinetin qeverisë ngarkohet me detyrën e ministrit të Brendshëm. Gjithashtu mori pjesë në Londër për mbrojtjen e kufijëve të vendit. Edhe në luftimet e organizuara nga shovinistët si në; Kurvelesh, Llogara, e Himarë, mori pjesë duke dhënë kontributin e tij, atdhetar. Në mars të vitit 1914 ngarkohet me detyrën e ministrit të Drejtësisë dhe më pas Ministër fuqiplot në Romë, si përfaqsues i diplomacisë shqiptare.

Ai u nda nga jeta në vitin 1927, duke lënë pas veprën e tij atdhetare, si dhe botimin e disa librave me përmbajte politike.

ABDI TOPTANI

1864-1942

Ministër i Financave

Bir i Tiranës, lindi në vitin 1864 në një familje atdhetare dhe pasanaike. Në personalitetin e tij Ishin mpiksur mjaftë mirë: Pasura dhe atdhetaria, duke u zgjedhur edhe në Qeverinë e Ismail Qemalit, më 3 dhjetor të vitit 1912, si ministri i Financave.

Ishte ndër nismëtarët dhe kundërshtarët e parë të kryengritjeve anti-osmane, të zhvilluara në Shëngjergj dhe në Shënpal,

Në Shkup, në vitin 1927, zhvilloi bisedime me Hasan Prishtinën; për të vazhduar kryengritjet edhe në Kosovë, kundër regjimit Otoman!

Ai ishte edhe ndër pritësit e Ismail Qemalit në nëntor të vitit 1912, në Durrës dhe u nis së bashku me të tjerë bashkëatdhetar për në Vlorë.

Ishte dhe ndër firmosësit e aktit të Pavarsisë dhe me krijimin e Qeverisë, u zgjodh si Ministër i Financave. Dhe në Qeverinë e Princ Vidit më 1914, zgjidhet ministër. Më pas largohet nga vendi dhe vendoset në Zvicër.

Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes zgjidhet antar i Këshillit të Naltë.

Abdi Dobdani u nda nga jeta në vitin 1942, po jo i ndarë nga historia e vendit dhe jo nga kujtesa kombëtare!

LUIGJ GURAKUQI

1879-1925

Ministër i Arsimit

Një emër i ndritur, i ndrin historisë Shqiptare, qysh me themelimin e shtetit shqiptar, ngritjen e flamurit në Vlorë dhe pjesëmarrjen e tij në qeverinë e Ismail Qemalit, si ministër i Arsmit; Luigj Gurakuqi.

Ai lind në qytetin e Shkodrës, në një familje iteligjente dhe atdhetare.

U arsimua dhe u formua, duke kryer studimet e larta në universitetin e Napolit, të Italisë.

Veprimtaria e tij publike dhe politike startoi në vitin 1906, duke i’u përkushtuar atdheut të tij në “Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar”, të shoqëruar me aksionin e tij të çmuar; kryengritjen popullore, në veri të vendit.

Në vitin1908, Gurakuqi gjithashtu mori pjesë edhe në “Kongresin e Manastirit”, dhe një vit më von, u zgjodh si drejtues i shkollës “Normale” të Elbasanit. Ndërsa në vitin 1911, duke vazhduar aksionin e tij atdhetar, së bashku me Ismail Qemalin, hartuan Memorandumin e Gërçes.

Luigj Gurakuqi mori pjesë edhe në Mbledhjen e Bukureshtit, si dhe në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë.

Ndërsa me themelimin e Qeverisë së Vlorës, ai u zgjodh edhe sekretar i pëgjithshëm i qeverisë dhe njëkohësish ministër i Arsimit.

Ai njihet si ministri i parë që vendosi edhe arsimin e detyrueshëm për bijt dhe bijat shqiptare, qysh at’here.

Ndërsa në vitin 1918, ai ishte pjesë edhe në “Konferencën e Paqes të Parisit”, duke dhënë e mbetur si një ndër themeluesit edhe të arsimit shqiptar, me kontribute të shquara dhe të shënuara fortë nga brezat, si në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë, qysh me çeljen e shkollave të gjuhës shqipe.

në Bari të Italisë, në vitin 1925, dhe mbetet i pa vdekshëm, i gdhëndur si gjithë qeveritarët e parë të vendit, në historinë e Shqipërisë dhe të skalitur në kujtesën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat