Shtrëngim duarsh

Opinione

Shtrëngim duarsh

Naser Shatrolli Nga Naser Shatrolli Më 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:16
Portrete të Ibrahim Rugovës

Adnan Ruhani, autor i ekspozitës me fotografi të Dr. Ibrahim Rugovës, radhitet në rrjetin e figurave kronologjike të një fotografi që ka krijuar historinë e tij, duke nxjerr në dritë, terrin e një historie të filmuar nga dorë e tij.

Është epik në qasje, poetik në shprehje, karizmatik në momentin e shkrepjes.

Ai ka ndjekur në vazhdimësi sharmin e hapave të njeriut me shall - protagonist i besës dhe shpresës, duke i kapur momentet më intriguese të personit të buzëqeshur.

Pra, ekspozita në relacion me idenë, me pikëpamjet, me montazhin ideor dhe me verdiktin final, në brendin fabular – e ka dorën, fakti që, në shumësinë e imazheve të tij, qëndrojnë figura të një rëndësie të pa-kthyeshme politike, ushtarake dhe humanitare, me të cilët, protagonisti i ekspozitës së autorit, Dr. Ibrahim Rugova, shtrëngon duart e kthesës.

Shtrëngim duarsh, emërtuam ekspozitën, gjithnjë, duke e marrë për bazë të pavdekshmen e protagonistit - qëllimin fisnik, misionin dhe vizionin e tij, siç ka të njëjtin vizion vet arti, sporti dhe kultura.

Pjesë e këtij tregimi historik, ku do të përfshiheshin momentet më shtrëngim plote - me personalitet kombëtare e ndërkombëtare, të një rëndësie kapitale për Kosovën, që ishte qëllim jetik i protagonistit dhe protagonistëve të tjerë, të rreshtuar pas tij, që do të mbeten relikte ikonike për mbamendjen kolektive.

Ekspozita, në vetvete, përveç modulit personal të autorit, në përmbajtje, përkon drejpërdrejtë me lëvizjet e pakthyeshme të kryeprotagonistit, mbase, ky është qëllimi, fakti që, filmon trenin e deshifrimeve strategjike të një drame ende të pa shkruar - format i një dokumentariteti, që fillin e zë në strehën e Velanisë së Prishtinës, - si fotograf personal i Rugovës, pastaj, dëshmitar i të gjitha ngjarjeve dramatike të Kosovës, përfshirë dhe Jasharët, që me urdhër të Rugovës, Ruhani kishte hyrë atje, për tu bërë kumt global imazhet dhe filmimet e tij.

Adnani, në perspektivë kapërcen kufinjët e kornizës së kapitalistëve që mbajnë në muret e tyre piktura epokale me vlera të theksuara monetare. Ai është arkiv i mendimit filozofik për liri, njëherësh, është pjesëmarrës në ecuritë e përgjithshme të këtyre ngjarjeve të trishta.

Është fotograf i momenteve të vështira (vdekja dhe varrimi i presidentit) por dhe i çasteve të mira.

Formati i tij, bënë pjesë në fushën e fotografisë dokumentuese.

Imazhet, në brendin temaktik kanë forcën epike të kultit të individit, të cilat, depërtojnë thellë në damarët e identitetit të një populli në rrethana tërësisht dramatike.

Aparati i Ruhanit, në një rrethanë tjetër, do të ishte motiv frymëzimi për krijuesit e filmit, meqë, atë që e marrim ne sot, që ështe e shkrepur dje nga dorë e tij, është emocion konkret i momentit konkret, që përkon me të djeshmen tonë.

Për ta përkthyer në narracionin e një filmaxhiu – ai është fotografi i fundit i Presidentit.

Të gjitha këto platforma, do të mund të përktheheshin si të jetësuara në gjuhën e filmit pa zë, format i një filmi klasik, që transmeton mesazhe të qarta, fakti që kapë atmosferën e momentit, pa i kushtuar rëndësi të theksuar logjikës kompozicionale, për tu dukur e vërteta jonë e noterizuar me nota arti, përkundrazi, ai, ndjek qëllimin - idealin e një idealisti duke ua shtrënguar duart, atyre që kishin duar vendimarrëse.

Për ta përmbyllur - Adnan Ruhani, konsideroj se e ka kristalizuar në fotografitë e tij, më së miri buzëqeshjen e Ibrahim Rugovës - misionarit me shall.

Shkrim kuratorial të cilin e lexova sot në

Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me rastin e hapjes së ekspozitës me imazhe të Ibrahim Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat