“Bota serbe” nën ombrellën ruse si strategji për gllabërim territoresh

Opinione

“Bota serbe” nën ombrellën ruse si strategji për gllabërim territoresh

Nga: Ruzhdi Peçani     Më: 8 janar 2022 Në ora: 08:56
Ruzhdi Peçani

Tani më bëhet e qartë se Evropa nuk ka përgjigje për sfidat e mëdha gjeopolitike, përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesa më e lënduar e saj, që vetë kjo i hapi portat ndikimeve të fuqive tjera, parasë gjithash Rusisë dhe Kinës. Vendet e Ballkanit Perëndimor  (BP)të konfrontuara dhe pa sinkronizuara  gjenden pranë rrezikut të problemeve shtesë globale, që do dominojnë në këtë shekull.

Kur flasim për BP, përmendim rreziqet e bazuara në konfliktet rajonale – ideologjisë të tipit “bota serbe”, si një vazhdimësi e lojërave gjeopolitike të aneksimit të territoreve në fqinjësi, krijimin e problemeve me fqinjët. Fakti  qëndron në ngjarjet e shtatorit 2021, që filloi me ngjarjet në Mal të Zi, me rastin e shugurimit të mitropolitit të Kishës ortodokse serbe (SPC) Anfilohije, në qendrën kulturo-historike në Cetinë, përkundër kundërshtimit të mijëra qytetarëve malazez.

Sfidat  globale

Rreziqet po shkojnë kah rritja të cilat nuk janë të koncentruara vetëm në një lokalitet, shkojnë duke u bërë globale, dhe shoqërit e dobëta, ku jemi dhe ne, vështirë se mund tu përgjigjemi sfidave, ose do kemi vesh tersi të mëdha. Kjo ngase sillemi sikur asgjë nuk po ndodhë përreth nesh–në drejtim të Kosovës.

Si një shoqëri dhe shtet i strukturuar, nga një anë amorf ,jo se po merremi me sfidat që na presin në shekullin 21,si pandemia ,rreziku nga kërcënimet dhe veprimet hegjemoniste serbe, e mos të flasim për ndryshimet klimaterike të cilat mund të shkaktonin thatësira me mungesën e ushqimit, ujit, konflikteve rreth emergjenteve e që gjitha këto do shkaktonin një migrim të dhunshëm të njerëzve. Nuk mund të mos përmenden edhe veprimet terroriste.

Dhe ne si sillemi ? Jo se kemi një opozitë konstruktive, është pa kauzë politike, po u përmend këto sfida do thonë se këto janë “dokrra”. Sfidë për opozitën dhe kauzë qëndron vetëm rrëzimi i kësaj qeverie. Me këtë preokupohen!

Të mos flasim më edhe për sfidat dhe rreziqet të bazuara në sigurinë kibernetike. Ngase ne për mileniumin që jemi kemi dy të vërteta, këtë klasike që njoftim dhe tjetra e vërtetë e hidhur në fushën e pakontrolluar kibernetike. Shkurt kemi të bëjmë me dy gjeografi:  atë fizike–gjeografinë reale dhe atë virtuale – vështirë e kontrolluar.

… dhe  absurditeti shqiptar

Thënë shkurt, Ballkani Perëndimor, në të  dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova, nuk posedojnë sistemin menaxhues, që do ishte i pajisur mirë me një koncept të  jashtëm politik, ashtu që t´u përballonin rreziqeve duke prodhuar edhe mekanizma për mbrojtje nga jashtë. Dhe këtu kemi dy koncepte diametralisht të kundërta, përderisa Kosova bënë përpjekje të forcoj pozitën dhe mekanizmat mbrojtës karshi ndikimeve të jashtme hegjemoniste – Shqipëria i hap portën këtij ndikimi me “Open Ballkan”. Absurditeti shqiptar!

 Ballkani sërish në vorbullën e gjeopolitikës globale

Ballkani Perëndimor sërish i trazuar. Shprehje beninje për proceset, të cilat disa i quajnë si imponim të fuqisë së fortë  apo të butë, gjerë të luftës hibride. Ky rajon asnjëherë nuk ishte pa prezencën e fuqive të mëdha, dhe përvoja tregon se kjo rezultonte me situate konflikti. Te intensitetit më të lartë apo të ulët por gjithsesi jo të pavërejtur dhe padhimbje.

Bota po ndryshon, ka ndodhur ndërrim gjeneratave dhe interesave partikulare. Shtetet e civilizimit perëndimor të kryesuara me BE dhe SHBA, parasë gjithash, pastaj Mbretërinë e Bashkuara, sikur kanë kthyer interesin për Ballkanin, po edhe shtetet që janë prezente në Ballkan si  Rusia, Kina, Turqia, po edhe të tjera të cilat presin shansin në ndarjen e “shpil kartave”.

 “Bota serbe” si  ideal stërgjyshor

Shikuar gjendjen faktike në rajon, Serbët dhe Shqiptarët janë faktor që nuk mund të neglizhohen. Betonizimi  i gjendjes aktuale nuk i konvenon asnjërës palë dhe çdo shterje të një zgjidhjeje, duke ngritur tensione, nuk u konvenon.

“Bota serbe” si projekt i centralizuar i sistemit serb, tani më i  shpallur.  Me dëshirën e udhëheqësit dhe Kishës ortodokse serbe, amës i  është parashtruar dëshira e bashkëkombësve për “botën serbe” si një ideal  stërgjyshor, nga Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Aspiratat pë ndryshim kufijsh

Qëllimi dhe aspiratë është ndryshimi i kufijve. Në linjën nga  Singidunum gjerë në Dyrrachium (nga Beogradi gjerë në Durrës) ndeshen dy postulate nacionale, ashtu të përbërë me shtrirje rrathësh koncentrik. “Brezi i shqiponjave” i kuptimit të Albanosferës, si antipod dhe thënë përgjigje “botës serbe”. Të shtrirë në rrethore të Liqenit të Shkodrës–Republikës së Shqipërisë, përtej Bjeshkëve të nëmura, Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës, pastaj përmes territoreve perëndimore të Maqedonisë së Veriut nga lumi Vardar, puthitur me bregdetin Adriatik  dhe detit Jon. Duhet përmendur se kemi të bëjmë me një popullatë prej afro 5.5 milion banorësh, tradicionalisht shumë koherente.

“Shqiptarët çështjen nacionale e vendosin para gjithave. Dhe për diçka mund të qëndrojnë ballë Serbisë, sigurisë institucionale në jetësimin e vendimeve në linjën si  horizontale dhe asaj vertikale. Si Shqiptarët ashtu dhe serbët kanë gatishmërinë të eksportonin, në shtetet fqinje, patentën e tyre institucionale”. Al Jazeera.

Gjeopolitika e Rusisë për Ballkanin Perëndimor kalon atë politike me vendosjen e resurseve të shumta. Rusia me plasimin e armatimit, pajisjeve ushtarake dhe “bazës ushtarake – humanitare” në Nish.Të dhënat e fundit të sakta ishin në 2019 që kishte të bënte me 619 mil. euro për armatimin rus. Serbia shpenzon për ushtrinë 1.1 miliard dollarë amerikanë nga 675 milionë që shpenzonte para dhjetë vitesh për ushtrinë. Rritja e buxhetit ushtarak ka ardhur si rezultat i disa marrëveshjeve ushtarake midis Beogradit dhe Moskës.

Megjithatë, kjo nuk do thotë se nuk vepronte edhe në pjesët tjera të rajonit. Kishte blerë patundshmëri në Mal të Zi. Kosova po mbahet në mënyrë diplomatike në shuplakën e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe organizatat ndërkombëtare.

Konfrontimi final?

Serbia po vepron ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut përmes Kishës ortodokse serbe dhe vartësve të saj. Por edhe në Serbi  po rrjedhin paratë dhe investimet nga Kina dhe Turqia. Ndërtim infrastrukture, plasohen kredi dhe bëhen ndërtime. Kina dhe Turqia këtë po e bëjnë edhe në vendet tjera të rajonit si Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri dhe nga dy aeroportet në Maqedoninë e Veriut po udhëheq konzorciumi aerodromit.

Shqipëria në përfundim të sistemit elektroenergjetik me Kosovën dhe Portin e Durrësit, pos që e shfrytëzon Kosova, i  ofrohet edhe Serbisë. Në 2016 Porti i Barit në Mal të Zi  kishte bërë ngarkimin e 20% të eksportit të Serbisë. Nga atëherë ka shkuar duke u zvogëluar në llogari të portit shqiptar duke u bërë më i madh dhe i pajisur për qarkullim.

Turqia dhe Shqipëria kishin nënshkruar deklaratën e përbashkët politike për Këshillin për bashkëpunim strategjik. Sipas disa vlerësimeve Turqia tenton të shtoj ndikimin përmes islamit. Të kujtojmë ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan – Xhamia e Madhe e Tiranës, për të cilën janë investuar  30 milion euro përmes Drejtorisë për çështje fetare të Turqisë (Diyanet). Diyanet dhe Turqia kanë bërë shumë edhe për boshnjakët në Bosnjë e Hercegovinë, në Sanxhak – por marrë nivelin e investimit shumë më pak se është investuar në Serbi.

Megjithatë, donatorët më të mëdhenj të jashtëm – ekonomik dhe më tej qëndrojnë partnerët e shteteve të BE, por që këta priten kokëftohur, përderisa emocionet zgjohen dhe trazohen shpirtrat kur diçka vije nga Lindja. Qoftë si donacion, investim apo si aranzhman mix dhe opinioni mendon se janë të pakushtëzuara. Çështja e tezës së arsyeshmërisë, se investimi i numrave është garant i qetësisë dhe paqes, jo domosdoshmërisht qëndron. Shtrohet pyetja se sa është kostoja e armatimit e cila tejkalon investimin në kohë paqeje?

Kthimi dhe angazhimi i fuqishëm i SHBA për shumë i paqartë. Ata që i gëzohen sikur druajnë nga të panjohurat, dhe njëjtë edhe për ata që nuk e duan prezencën.

E panjohura qëndron në atë se a do tu lejohet Serbëve dhe shqiptarëve të “zgjidhin” fqinjët, dhe në konfrontimin final të caktohet fituesi dhe përcaktohet kufiri? Në këso rasti rendi do të atakonte fqinjët. Në rend të parë Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria. Si një guralec i hedhur në ujë – rrathët ciklik do shpërndaheshin.

Moska njoftoi  dhe zyrtarisht të drejtën historike mbi Serbinë si zonë influence!  

Siç njoftoi agjencia TASS, më  4 janar 2022 , zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, bëri një deklaratë lidhur me të drejtën historike të Rusisë që të klasifikojë Serbinë zonë të paprekshme të influencës ruse. Tani gjërat do ndryshojnë!

Si shkruan diplomati Shaban Murati “Është hera e parë që Moska e pretendon dhe e bën fakt të kryer të drejtën e saj historike “200 vjeçare” mbi Serbinë si sferë e influencës së saj, për të cilën është gati të përdorë edhe forcën ushtarake ruse për ta siguruar si pjesë të saj”.

Duke thënë se “Është një paralajmërim diplomatiko-ushtarak, i cili duhet lexuar shumë me kujdes nga zyrat dhe qarqet politike, diplomatike dhe ushtarake të rajonit dhe të NATO-s, lidhur me situatën e re strategjike ballkanike, ku Moska shpall si element përbërës të doktrinës së saj ushtarake mbrojtjen ushtarake të Serbisë”.

Patjetër se kjo rrethanë e re strategjike do të ketë pasojat e veta direkte dhe indirekte, të cilat kërkojnë një rivlerësim të raporteve me Serbinë dhe me Rusinë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe të NATO-s, dhe në radhë të parë nga Shqipëria, përballë rrezikut të ri.

“Së dyti, e drejta historike ruse mbi Serbinë pritet të shtrihet mbi gjithë serbët, që jetojnë në rajon pavarësisht nga shtetet ku ndodhen. Doktrina famëkeqe e qeverisë së presidentit Vuçiç për “botën serbe” i jep të drejtën Moskës që të pretendojë dhe të ndërhyjë në mbështetje të realizimit të kësaj ambicie rajonale serbe nëpërmjet aneksimit nga Beogradi të territoreve të shteteve të tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina”.

Tani në këto rrethana  të ndërlikuara  diplomatike dhe strategjike del nevoja e për një reflektim urgjent të qeverisë dhe diplomacisë të Shqipërisë dhe Kosovës. Qeveria Shqiptare të bëjë  tërheqjen sa më parë të Shqipërisë nga projekti serb i “Ballkanit të hapur”, sepse kjo rrugë e rrezikshme mund të ketë pasojën që në një formë apo tjetër edhe Shqipëria të konsiderohet e nga Moska si e drejtë historike ruse. Logjika historike dhe diplomatike e bën të qartë se çdo lidhje specifike e Shqipërisë me Serbinë të çon te Rusia.

Nga ana tjetër në Kosovë opozita parlamentare (PDK,LDK dhe AAK),të shmang veprimin destruktiv në mungesë të kauzës politike. Të heqë nga mendja, të vetmen kauzë që kanë, rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Koha nuk pret, mjaft luajtën budallain.  Opozitarë ora shënon 23.55! “Enough is Enough”!

Koha dhe momenti  kërkon të  jeni përkrah kryeministrit në mbrojtje të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat