A thua vallë, kush i ha (hanë) kafshët ose bishat e egra....?!

Opinione

A thua vallë, kush i ha (hanë) kafshët ose bishat e egra....?!

Nga: Agron Shabani Më: 16 janar 2022 Në ora: 22:21
Agron Shabani

Të këshillosh dhe mësosh të tjerët si njeri i ditur dhe më përvojë, të vendosësh si luftëtar dhe komandant i shquar dhe më përvojë dhe të punosh për kombin dhe atdheun si një djal ose ushtar i ri në frontin e luftes, eshte art, talent ose mjeshtri e rrallë. Fiskulturë mendore.

Kohë me parë kisha mësuar se ne nuk vdesim pse sëmurëmi, por ne sëmurëmi, sepse plakëmi dhe ne plakëmi, sepse kemi frikë nga vdekja e ligjshme dhe e natyrëshme. Do thoshte dikur mendimtari i njohur italian.

Apo, sa me largë që shohim ose shikojmë dikund largë në kohë dhe hapësirë, aq me tepër kuptojmë se sa të vonuar jemi në hap me ata që i bëjnë jetën, kohën dhe botën tonë me të dashura dhe më të bukura. Të zgjuarit dhe të diturit e kanë dritën e mendjes së bashku me shkëndijën e ndriçimit. Ndërsa, të marrët, horrat ose maskarenjet e ndryshem akoma nuk dijne se çfarë do thotë të ekzistosh'. (Jean Paul Sartre "Neveria")

Amerikanët, anglezët, gjermanët, francezët dhe të tjerët i eksplorojnë Marsin, Saturnin, Merkurin, Jupiterin ose planetët dhe galaksitë tjera....Nderkaq, shamanët, tomemistët, sofistët, hedonistët ose ezoteristët e ndryshëm institucional, funksional ose eshatologjik dikund atje...vazhdojnë të kridhën dhe c´kridhën në gjumin dhe agoninë e thellë të një "jete të pasosur përtej asaj jetës tjetër"te vdekjes! Si "Sizifi mitik" i Homerit dikur në Had!

Kjo të ngjanë në një ngarendje të mundimshme dhe tufllanitëse të një tufe të madhe mushkash ose gomarësh te uritur pas një grupi kijesh (kishkash) ose kuajsh të tredhur dhe me sy të lidhur.

Një digresion:

Në shukullin XVI(16) Anglia nën kurorën mbretërore të Elizabetes I (e bija e shquar e mbretit anglez, Henriku VIII) nga një shtet i vogël ujdhesë, gjegjësisht nga "Pax Britanicae" ishte ngritur ose shndërruar në British Empire.

Asokohe, fuqia me e madhe koloniale e globit ishte Spanja nën sundimin e Filipit II.

Ndërkohë që Pizaro, Cortesi, Alavesi, Alvaresi dhe të tjerë nga Spanja imperiale ose kolonialiste, asokohe e kishin bërë namin ose kërdinë në vende dhe rajone të Amerikës Latine, duke i vrarë, shtypur, dhunuar dhe masakruar njerëzit ose popujt e pafajshëm autokton ose indogjen, si dhe duke ua plaçkitur ose konfiskuar me mijëra tonelata arë, argjent, rubin, safir, xhevahire ose diamante të tjera, duke e bërë Spanjën e asokohëshme fuqinë me të pasur kolonialiste të globit.

Ndërkaq, Angilia atëbotë ndodhej në një krizë të madhe finansiare dhe ekonomike si pasojë e embargos ose bojkotit të Anglisë nga Vatikani dhe pjesa tjetër e Europës kontinentale ose katolike pas "martesës së kontestuar" të Henrikut VIII të Anglisë me bukuroshën ekskluzive dhe ekzotike, An Bolyen dhe "divorcit historik" të Kishës anglikane nga Papati (Pontifikati) në Vatikan.

Arka e shtetit në Angli, asokohe ishte nën xero (-O)

Elizabeta I e Anglisë, ashtu sikuse i ati i saj, Mbreti Henriku VIII, ishte zotuar për dominimin ose primatin e 'racës së bardhë' anglo-saksone në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, ku hispanikët ose iberikët asokohe e bënin ligjin dhe policin.

Edhe permes vimes se gjilperes kerkohej dalja nga kriza. Mbreteresha Elizabeta I, e njohur per temperamentin dhe shpirtin luftarak te babait te saj (Henrikut 8)-kishte hartuar planin e sulmeve te papritura te marines (flotes) detare te Anglise -kunder anijeve te panumerta te armades spanjolle ne Atllantik, Pacifik (Paqesor) dhe gjithandej, me qellim qe t'ua konfiskonin arin, argjentin, xhevahiret e ndryshme ose diamantet, kolonialisteve spanjoll qe i kishin vjedhur ose plaçkitur ne Ameriken Latine. Ne krye te atij "misioni pirat" ishte vene strategu ose komandanti detar, Francis Greig (Frensis Grejg) i cili ne disa sulme te befasishme kunder anijeve te armades spanjolle, ne dy-tre raste ua kishte konfiskuar spanjolleve me teper se 3O tone ari, argjent, xhevahire, brilante ose diamante, te cilat duhej t'ia dergonte ne Londer, permes nje rruge te gjate terthore ose sporadike, Mbreteresh Elizabet e Pare. 

Rruga detare ishte e gjate dhe teper e mundimshme. Me teper se 27 mije kilometra. 

Nderkohe qe Frensis Grejg dhe ekspedita e tij kishin frike ose dilema te ndryshme nese akoma ndodhej ne jete dhe ne krye te fronit mbreteror Elitabeta I, qe ishte protestante, apo mos ndoshta e kishte marrur fronin ose pushtetin ne dore mbreteresha tjeter (katolike)-An Stuart e Skocise, e cila Francis Greigun dhe suiten e tij, mund t'i dentonte me prerje koke ose vrasje mizore per shkak te akteve te mesiperme te vjedhjes ose plaçkitjes qe ishin te denueshme nga kisha katolike.

Por, ia qe Francis Gregu dhe bashkeluftetaret (bashkepiratet) e tij, asokohe kishin qelluar me fat, per faktin se ne Londer i kishte pritur me nderime te larta shtetrore dhe ushtarake, mbreteresha protestante, Elizabeta I. 

Keshtu qe Anglia ne saje te lufterave dhe plaçkitjeve te vazhdueshme ose sistematike te anijeve kontinentale dhe interkontinentale te Spanjes, Portugalise etj...Me arin, argjendin, xhevahiret dhe diamantet e huja, ishte ngritur ne superfuqine kryesore te goobit. Gjegjesisht, nga "Pax Britanica" ne "British Empire"...

.Ne Londer dikur me vone ishte ngritur ose themeluar edhe bursa (berza) e njojur londineze, kishin lulezuar dhe shkelqyer ekonomia, industria, finansat, kapitali, arti, kultura, letersia etj. Edhe Uilliam Shekspiri me veprat e tij etj.

Vetëm për njeriun si "kafshë e lartë politike" nuk ka kafshë më të rrezikshme se sa vet njeriu.", kishte thënë dikur mbreti Henriku VIII i Anglisë.

Atëherë vallë kush i ha kafshët lartëmadhëri?, e kishte pyetur dikush nga turma monarkun e lartëpërmendur anglez..: ' Kush tjetër, pos njeriut', ishte gjegjur mbreti Henrik i VIII i Anglisë.

Sikur të ishte gjallë Erasimo Roterdamski, sërish do thoshte: "Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit', as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm "kafshët e larta" njerëzore, nuk gjejnë paqë dhe qetësi me njëri tjetrin. ", fund i citatit.

"Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato."( George Wilhelm Friedrich Hegel)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat