Nuk ka paqe botërore pa shpërbërjen e federatës ruse si dhe pa futjen e Serbisë nën mbikqyrjen e protektoratit ndërkombëtar...

Opinione

Nuk ka paqe botërore pa shpërbërjen e federatës ruse si dhe pa futjen e Serbisë nën mbikqyrjen e protektoratit ndërkombëtar...

Nga: Sami Arifi Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:10
Sami Arifi

Serbia, e cila bëri katër luftëra kriminale në ish-Jugosllavi, ishte dhe mbeti me mentalitetin pushtues ndaj popujve jo serb, prandaj, ajo për t’u reformuar në frymën e demokracisë së vendeve perëndimore duhet të futet nën mbikqyerjen e protektoratit ndërkombëtar për një kohë të caktuar derisa të heq mentalitetin për luftënxitje pushtuese, të ndihmuar nga federata ruse, ndaj shteteve fqinje që janë krijuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.Federata ruse duhet të shpërbëhet për të krijuar mundësinë e lirisë së popujve që janë të robëruar nga kjo federat shtypse mbi popujt tjerë jo rus...

-Shpërbërja e federatës ruse do të krijonte mundësi popujve që tani gjenden  nën këtë federat të robëruar të formojnë shtetet e pavarura me një rend demokratik në frymën e demokracive perëndimore dhe njëherit do të zvoglonin fuqinë e hegjemonisë së kësaj federate për shtrirje edhe më pushtimin apo ndikimin në shtetet evropiane...

-Shpërbërja e federatës ruse do të ishte një nxitje e shpejt dhe stabile e zhvillimit ekonomik, njëherit do të ishte edhe siguri e qëndrueshme e rendit botëror me demokraci të avansuar...

-Serbia tani nuk ka si të demokratizohet meqë udhëheqja e saj e tanisme është pjellë e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, që njëherit edhe tani komplet strukturat e shtetit serb kanë njëmedësi jo komunikuese që nuk mund të dialogohet...kjo strukturë udhëheqëse e  Serbisë edhe pas njëzet e ca viteve për luftërat kriminale që bëri ndaj popujve tjerë jo serb nuk ka kërkuar falje dhe si e tillë ajo nuk njeh ende realitetet e krijuara të këtyre shteteve me rastin e shpërbërjes së federatës jugosllave.

-Serbia e tanishme njeh realitetet e krijuara vetëm përmes gjuhës së forcës, siç thotë populli. “nëse i zihet bishti me derë”, përmes fuqive botërore të cilat kanë potenciale ushtarake dhe ekonomike ta ndëshkojnë ate, siç është SHBA-ja dhe BE-ja...

-Shqiptarët o sot o kurrë duhet të jenë këmbëngulës dhe të bashkuar në të drejtën e kërkesave legjitime të tyre, si pozitë dhe opozitë për kauzën e madhe kombëtare. Shteti i RK-së të jetë funksional, pra, të lirohet nga pengesat e shtetit serb, posaçërisht udhëheqja dhe opozita e RK-së të jenë të bashkuar përbisedat dialoguese Kosovë-Serbi të tanishme që po ndodhin në Bruksel me ndërmjetësimin e nërkombëtarëve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat