Cili është problemi më i madh sot në Shqipëri?

Opinione

Cili është problemi më i madh sot në Shqipëri?

Nga: Skënder Kapiti Më: 10 mars 2023 Në ora: 15:49
Skënder Kapiti

Mesa duket SHBA-të e kanë kot, pasi jo vetëm politika por edhe shoqëria shqiptare i kanë dukuri normale korrupsionin , padrejtësinë dhe hipokrizinë

Se cili është problem më i madh i shqiptarëve nuk mund të përcaktohet,pasi nuk rezulton se cilin problem e kanë zgjidhur shqiptarët, pasi ka gjithfarë problemesh.

Së pari: shqiptarët nuk kanë zgjidhur problemin kryesor, atë kombëtar, sepse problemi i pazgjidhur në Ballkan është ai shqiptar.

Së dyti: shqiptarët nuk e kanë zgjidhur akoma problemin e ndërtimin te shtetit ligjor dhe demokratik, pasi as demokracia dhe as ligji nuk funksionojnë normalisht,por keqfunksionojnë.

Së treti: shqiptarët nuk e kanë fituar akoma betejën kundër krimit dhe kundër korrupsionit gjë e cila ka bërë të mundur që edhe shoqëria të keqfunksionojë.Shqipëria është në udhëkryq jo vetëm prej korrupsionit por edhe prej narkotrafikut, krimit dhe prej eksodit.

Së katërti: Shqipëria akoma nuk është bërë as antare e BE-së, por vetëm sa është problem dhe shqetësim për BE-në, si vënd që gjeneron dhe eksporton krim, eksod dhe për trafikimin e drogës.

Së pesti dhe me pak fjalë jo vetëm politika por edhe shoqëria sot i kanë për dukuri normale korrupsionin, padrejtësinë dhe hipokrizinë. Dhe kush është burimi i të gjitha këtyre problematikave? Burimi vjen nga padrejtësia, sepse politika dhe korrupsioni e kanë prishur drejtësinë në Shqipëri. Tani thuhet se problem kryesor sot në Shqipëri është Edi Rama dhe keqpushteti i tij.

Dakord, ky eshte problemi, jo vetëm tani, por si problem i trashëguar në Shqipëri është e gjithnjë politika, edhe ajo paraardhëse. Dhe prandaj vazhdon të keqqeverisë e të qëndrojë në pushtet akoma Edi Rama, sepse nuk po duket mirë akoma një alternativë tjetër as politike e as shoqërore, as mediatike e as intelektuale. Këtë e kanë konstatuar edhe aleatët e shqiptarëve, SHBA dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat